Një autobus i kompanisë “Galeb” nga Ohri është djegur tërësisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Kërçovës. Sipas policisë, në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë në të, sepse ka qenë duke u parkuar. Në momentin kur shoferi ka vënë re flakët, ka braktisur menjëherë autobusin dhe ka lajmëruar zjarrfikësit që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajo që ka mbetur nga atobusi.
“Autobusi i cili morri flakë është i linjës “Galeb” ka qenë duke shkuar për tu parkuar, nuk ka pasur pasagjer në autobus, gjatë lëvizjes në rrugë shoferi ka vërejt zjarr në autobus dhe ka ndaluar menjëherë autobusin, ka dal nga autobusi ka thirrur policinë dhe zjarrfikësit e Kërçovës te cilët kanë intervenuar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin. Persona të lënduar nuk ka, organet e rendit po hetojnë rastin se si u përfshi nga flakët autobusi” tha Stefan Dimovski zëdhënësi i SPB Ohër për TV21