Vrasje dhe vetëvrasje në Demir Kapi. Një burrë 72 vjeçar ka shtënë në drejtim të fqinjit 34 vjeçar, i cili ka jetuar në katin e sipërm të ndërtesës dhe pas kësaj ka kryer vetëvrasje.
Sipas informacioneve të para, vrasësi ka lënë edhe letër lamtumirëse. Vdekje tek të dytë ka konstatuar mjeku i shërbimit urgjent. Si arsye, supozohet të kenë qenë zënkat disavjeçare mes të dy fqinjëve.
Kryesi i vrasjes edhe me herët e ka paraqitur fqinjin e tij për shkaktim të shqetësimit, ndërsa vendasit e tronditur nuk deshën të komentojnë ngjarjen. Këtë lajm e konfirmoi edhe kryetari i komunës Petrov, i cili pret që hetimet të tregojnë se çka në të vërtetë ka ndodhur.
“Të gjithë ne jemi të shokuar në Komunën e Demir Kapisë dhe sinqerisht më vjen keq për këtë tragjedi, sepse tragjedi më të madhe nuk kemi pasur në Demir Kapi. Presim që MPB-ja të zbardhë rastin sa më parë.”, – deklaroi kryetari i komunës së Demir Kapisë, Llazar Petrov.
Nga MPB-ja thonë se paraqitja e fundit për shqetësim nga ana e 72-vjeçarit ka qenë më 19 janar të këtij viti. Është biseduar me fqinjin e ri duke e paralajmëruar atë që të ndërpriten konfliktet mes tyre. Sipas MPB-së, në vendngjarje janë gjetur dy trupa të pajetë.
“Nga hetimet dhe bisedat me më shumë njerëz është konstatuar se M.K. fillimisht ka shtënë me pistoletë ndaj fqinjit të tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.”, – theksoi Suzana Parniq nga MPB-ja.
Nga Prokuroria thonë se po ndërmerren veprime për hetimin e këtij rasti tragjik.