Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur sot mbledhjen e 122-të të saj. Një nga vendimet e rëndësishme në mbledhjen e sotme është sigurimi i burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike, temë që është përfolur shumë ditëve të fundit për mungesën e kësaj terapie. Vendimet e tjera të rëndësishme janë edhe në fushën mjekësisë dhe projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës monument natyre.
Disa nga vendimet e Qeverisë gjatë ditës mbledhjes së sotme:
✅ Është marrë parasysh informacioni për sigurimin e burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike;
✅ Vendim për shërbimet shëndetësore në fushën e onkologjisë dhe radioterapisë në Spitalin e Qytetit 8 Shtator;
✅ Është miratuar projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës monument natyre;
✅ Është miratuar projektligji për taksën e solidaritetit;
✅ Është përcaktuar propozimi për ndryshime ligjore për përfshirjen e orizit në rezervat e mallrave;
✅ Janë vendosur ndryshime ligjore për fshirjen e dispozitës për rritjen e pagave 30 për qind në Ministrinë e Financave;
✅ Është pranuar teksti i Programit të Reformave Ekonomike 2023-2025.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët! Nuk ka arsye për të eksperimentuar
- Janevska: Tekstet shkollore janë shpërndarë, nxënësit do t’i kenë në fillim të vitit të ri shkollor
- Nis certifikimi nacional i revizorëve
- Janevska: Nxënësit do të kenë tekstet shkollore, tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla
- Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
- Kina i bën thirrje SHBA-së të mos ndërpresë bashkëpunimin me Iranin në mes të sanksioneve të reja
- Mickoski – Filipçes: Jam dakord se nuk jemi të njejtë dhe për këtë jam i lumtur
- Kurorëzohet motra e Gjestit, zbulohen pamjet nga ceremonia



