Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) dënojnë ashpër qëndrimin e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili sot, gjatë një konference për media në mënyrë të pahijshme, të ashpër dhe të papranueshme…
“Ministri Bekteshi komenton që gazetarja e Televizionit Kanal5 Katerina Kapkoska po parashtronte pyetje në emër të kolegëve të tjerë gazetarë në vend që të përgjigjet në pyetjen konkrete me interes publik. Gjegjësisht, bëhet fjalë për pyetje në lidhje me rritjen e çmimit të gazit natyror, të cilën e ka parashtruar kolegia jonë gjatë konferencës për media në Qeverinë e RMV-së, ftesë të cilës iu përgjigjën mediat me prezencën e tyre, dhe në vend të përgjigjes adekuate për pyetjen e parashtruar, ministri Bekteshi i është përgjigjur në këtë mënyrë gazetares në fjalë: “KENI BASHKËPUNIM JASHTËZAKONISHT TË MIRË ME KOLEGËT, NDAJ JU JAPIN PYETJET E TYRE TË CILAT DUAN TI PARASHTROJNË… POR S’KA PROBLEM…”, thuhet mes tjerash në reagimin e SHGM-së.
Në të njëjtën ngjarje, gazetari Ognen Çançareviq dënon drejtpërdrejt sjelljen e ministrit Bekteshi, për të cilën mori përgjigje nga ai se gazetarët janë këtu për të parashtruar pyetje dhe jo për të dhënë komente.