Author: Jeta almakos

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi para votuesve të tij ka folur për Ligjin për shtetësi. Tha se me këtë ligj, u dëshmua se mund të bllokojnë edhe shtetin, duke përmendur bllokadën në Kuvend që bëri atëherë opozita shqiptare, me qëllim të miratimit të ndryshimeve ligjore për Ligjin për shtetësi, transmeton TV21. “Ne kemi ndryshuar Nenin, që shqiptarëve që u shpërngulën në Turqi, t’u kthehen të drejtat që u mohuan për 35 vjet”, tha Rexhepi mes tjerash. Por ai pranoi se ky Ligj nuk po gjen zbatim, pasi siç tha, shkak i administratës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Premtoi që…

Lexo më Shumë

Zjarri që ka rënë në kulmin e ndërtesës së Radio Kosovës, që ndodhet në qendër të Prishtinës, ka bërë që i tërë objekti të mbetet pa energji elektrike. Zjarrëfikësit kanë intervenuar pasi kanë marrë një thirrje për rënie të zjarrit në këtë ndërtesë. Në vend të ngjarjes janë edhe njësitet policore. Në orët e vona, numri i punëtorëve në ndërtesë është i vogël, por në këtë objekt ndodhën shumë njësi të rëndësishme të RTK-së. Mes tyre, janë edhe Radio Kosova 1, Radio Kosova 2 si dhe redaksia e faqes së internetit, rtklive.com. Të gjitha këto media që janë në kuadër…

Lexo më Shumë

Një stuhi dëbore me emrin “Barbara”, pagëzuar kështu nga meteorologët pritet të godasë Greqinë gjatë orëve të ardhshme, dhe sipas parashikimeve pritet të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe sasi të mëdha reshje dëbore, që mund të shkaktojnë problematika për banorët. “Barbara” do të godasë kryesisht Greqinë lindore, por ajo pritet të shtrihet dhe në Atikën veriore, verilindore dhe veriperëndimore. Për këtë arsye, Ministria për Mbrojtjen e Qytetarëve u ka dërguar një mesazh banorëve të zonave të rrezikuara që të tregojnë kujdes në orët në vijim pasi mund të përballen me rreziqe nga bora. “Mesazh paralajmërues për reshje të…

Lexo më Shumë

Amina Omid, 27 vjeçe, lindi në provincën Ghor në Afganistan. Ka gjashtë vjet që ajo ushtron profesionin e gazetares, të cilin e kishte zgjedhur me shpresën për të ndihmuar për çështjet që ndërlidhen me gratë dhe përfshirjen e tyre në jetën publike, në arsim e punësim. “Kam realizuar më shumë se 40 intervista me gra nga parlamenti, aktiviste dhe të tjera gra që po mundoheshin të ndërtonin diçka për veten e tyre. Kam publikuar shumë artikuj mbi këndvështrimet e grave qoftë në nivel të lartë të qeverisë apo në parlament”, thotë ajo. Përgjatë punës, Amina thotë se themeloi një platformë…

Lexo më Shumë

Era e fortë të shtunën la pasoja në shumë qarqe të Zagrebit në Kroaci, nga Osijek-Baranja në Krapinsko Zagorska dhe, ku edhe një person mbeti i lënduar, njoftoi Drejtoria e Mbrojtjes Civile Kroate, raportoi Slobodna Dalmacija, përcjell Insajderi. Në Zagreb, një person ka mbetur i plagosur dhe Qendra e Qarkut 112 ka dërguar menjëherë ndihmën mjekësore në vendngjarje. Qëndra në mëngjes ka marrë disa denoncime nga qytetarët për rënie të pemëve dhe degëve në rrugë dhe automjete të parkuara, pjesë të fasadave që kanë rënë nga ndërtesa, dëmtime të llamarinës në çati, semaforë dhe shtylla telefonike./Insajderi/

Lexo më Shumë

Në redaksinë e TV21 kanë arritur pamje nga burgu i Idrizovës ku shihen se të burgosurit qëndrojnë në dysheme, në vend se në qeli. Ata janë akomoduar aty me gjërat personale të tyre. Në pamje shihet se i gjithë korridori i burgut është mbuluar me dyshekë. Të burgosurit ankohen se janë të detyruar të flenë në dysheme, ndërsa thonë se burgu nuk i plotëson as kushtet elementare dhe se kanë frikë se do të marrin ndonjë sëmundje. “…kështu po mundohemi me ndryshu ndonjë gjë…se këtu mundesh me marr ndonjë sëmundje duke fjet nëpër mbeturina, nëpër korridore si këta (që shihen…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dënon gjuhën e urrejtjes dhe incidentet e provokuara në qendër të Shkupit nga “Komitët”, ashtu si edhe ofendimet nga disa qytetarë bullgarë drejtuar pjesëtarëve të policisë së RMV-së në pikën kufitare Deve Bair. Përshkallëzimi i tillë nuk i kontribuon relaksimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Skena të tilla antievropiane janë të turpshme dhe nga ato duhet të distancohet politikëbërja në Shkup dhe në Sofje. Aleanca për Shqiptarët bën thirrje që urgjentisht të qetësohen gjakrat dhe të veprohet me maturi. Palët duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet ministrive të punëve të jashtme,…

Lexo më Shumë

Prokuroria kërkon nga gjykata paraburgim për një 32-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet për prodhim dhe shitje të substancave narkotike. “Më 3 shkurt, i dyshuari i shiti në mënyrë të paligjshme një dëshmitari 0,53 gram 3,4-metilen-dioksimetamfetamine (MDMA). Menjëherë pas kësaj, zyrtarët policorë kanë kontrolluar hapësirat në një dyqani për produkte për kafshë shtëpiake në Shkup, të cilat i përdorte i dyshuari dhe aty kanë gjetur gjithsej 85 tableta të asaj lënde psikotrope të destinuara për shitje të paautorizuar. Përveç kësaj, janë zbuluar edhe 24,09 gramë MDMA në formë pluhuri, 11,4 gramë amfetaminë, si dhe 90,68 gramë marijuanë. Gjatë kontrollit…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Martin Kostovski, është bërë i ditur në rrjetet sociale pas incidentit që ndodhi në pikën kufitare Deve Bair, ku u arrestuan tre shtetas bullgarë, pasi me orë të tëra sulmuan policët maqedonas. “Shteti funksionon në mënyrë të vazhdueshme dhe profesionale, sulmi ndaj një punonjësi policie është sulm ndaj shtetit”. Janë ndaluar tre shtetas bullgarë të Deve Bairit, të cilët provokuan për orë të tëra. Dinjiteti maqedonas mbrohet me nder, respekt dhe profesionalizëm. Dhe përsëri do të them, Goce Dellçev nuk e meriton këtë cirk nga provokatorët, lavdi e përjetshme ty daskal”, ka shkruar Kostovski në…

Lexo më Shumë

Prokuroria kërkon nga gjykata paraburgim për një 32-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet për prodhim dhe shitje të substancave narkotike, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, shkupjani drogat i mbante në dyqanin e tij për shitje të produkteve pët kafshë shtëpiake. “Më 3 shkurt, i dyshuari i shiti në mënyrë të paligjshme një dëshmitari 0,53 gram 3,4-metilen-dioksimetamfetamine (MDMA). Menjëherë pas kësaj, zyrtarët policorë kanë kontrolluar hapësirat në një dyqani për produkte për kafshë shtëpiake në Shkup, të cilat i përdorte i dyshuari dhe aty kanë gjetur gjithsej 85 tableta të asaj lënde psikotrope të destinuara për shitje të paautorizuar. Përveç kësaj,…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme ka pasur tensione në Maqedoninë e Veriut, pasi është kremtuar ditëlindja e Goce Delçev, i cili është një ikonë për maqedonasit dhe për bullgarët. Përplasja ka ndodhur pikërisht mes këtyre shtetasve dhe sipas analistit Xhelal Neziri, i cili ka qenë i ftuar në emisionin “Ballkan Update” të gazetares Linda Karadaku në ABC News, këto tensione priteshin. Sipas tij, në Bullgari po tentohet të rivendoset vetojë kundër integrimit të Maqedonisë në BE edhe pse pak vite më parë u hoq si pjesë e planit francez. Neziri shton se pas këtyre tensioneve qëndrojnë edhe politikanë pro-rus bullgarë. “Ishte një…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi sot se partia e tyre në zgjedhjet e radhës do të fitoj shumicën, duke synuar deri 62 deputetë. “Zgjedhjet do të vijnë, të jeni të sigurt se VMRO-DPMNE do të fitojë. Askush nuk ka më dilemë, edhe sikur të pyesni Kovaçevskin dhe Ali Ahmetin, do t’ju përgjigjen. Të paktën një gjë është konstante, kurdo që të mbahen zgjedhjet, VMRO-DPMNE do të fitojë. Pyetja është nëse do të jenë 55, 58, 60, 62 deputetë. Kjo është e vetmja dilemë, përndryshe besoni se nuk do të ketë dilema. Populli është i motivuar dhe populli dëshiron ta…

Lexo më Shumë