Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi para votuesve të tij ka folur për Ligjin për shtetësi.
Tha se me këtë ligj, u dëshmua se mund të bllokojnë edhe shtetin, duke përmendur bllokadën në Kuvend që bëri atëherë opozita shqiptare, me qëllim të miratimit të ndryshimeve ligjore për Ligjin për shtetësi, transmeton TV21.
“Ne kemi ndryshuar Nenin, që shqiptarëve që u shpërngulën në Turqi, t’u kthehen të drejtat që u mohuan për 35 vjet”, tha Rexhepi mes tjerash.
Por ai pranoi se ky Ligj nuk po gjen zbatim, pasi siç tha, shkak i administratës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Premtoi që të tejkalohen këto pengesa, do të ketë punësime të shqiptarëve në këtë dikaster.