Kreu i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, së bashku me ministrin Muhamet Hoxha, kanë inspektuar nga afër progresin e projektit në lagjet e Dizhonit. Mexhiti thekson se projekti përfshin 18 rrugë dhe ndodhet në fazën përfundimtare të realizimit, një ndërhyrje e plotë infrastrukturore që po i jep Dizhonit standard të ri jetese. “Rrjeti i kanalizimit fekal është përfunduar plotësisht në të gjitha rrugët dhe degëzimet anësore. Rrjeti i ujësjellësit është drejt përfundimit, me mbi 70% të punimeve të realizuara. Po punojmë që çdo shtëpi të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt”, ka shkruar Mexhiti në Facebook. Pas përfundimit të…
Author: Jeta almakos
Azir Aliu Padrejtësia më e rëndë në shëndetësi nuk shprehetgjithmonë përmes mungesës së diçkaje. Ndonjëherëajo qëndron në faktin që diçka është e paparashikueshme. I njëjti pacient, e njëjta diagnozë, por një rrugëtim i ndryshëm brenda spitalit, hapa tëndryshëm, vendime të ndryshme, rreziqe tëndryshme. Kjo mund të ndodhë dhe ndodh jo sepsemjekësia është e pasigurt apo arbitrare, por sepsesistemi, ndër vite, nuk ka ndërtuar rend. Dhe kurrendi nuk është i dakorduar dhe funksional, ai zëvendësohet nga zakoni. Kur zakoni ndryshon nganjë repart në tjetrin, variacioni në proceset dheprocedurat shëndetësore shndërrohet në rrezik. Prandaj hap temën e diçkaje që nuk ështëspektakolare, por…
Sulmi i parë kundër një anijeje në Ngushticën e Hormuzit ndodhi sot. Qendra e Sigurisë Detare e Omanit njoftoi se një cisternë nafte e quajtur Skylight, që mbante flamurin e Republikës së Palaut, ishte shënjestër 9.26 km në veri të Portit të Khasabit. Në një deklaratë të ndarë në X, autoritetet e Omanit konfirmuan se në bord kishte 20 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë 15 me kombësi indiane dhe 5 me kombësi iraniane, dhe të gjithë u evakuuan. Informacionet paraprake tregojnë gjithashtu se të paktën katër persona janë plagosur dhe janë transferuar për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk është konfirmuar se…
Me ardhjen e Ramazanit, qytetarët vërejnë rritje të çmimeve, gjë që thonë se i ka ngarkuar ekonomikisht. Për përgatitjen e një iftari në shtëpi, thonë se shpenzojnë minimumi 20 euro. Kostoja rritet dukshëm, nëse për iftar kanë mysafirë. “Edhe pse qe një javë që startoj ramazani, besoni se e pash se shumë më shumë shtrenjtime ka krahasuar me vitin e kaluar. Nuk besoj se me një rrogë mesatare mund t’i dalim deri në fund ramazanin, e sidomos se i kemi traditat për të ftuar të afërmit, familjarët në iftar, pastaj tavolinat e iftarit me qenë më plot,” u shpreh një…
Vizita e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në RMV, u shoqërua me plot takime institucionale, protokollare e simbolike. Por ndër to, një takim ishte më me domethënie. Ishte takimi me studentët shqiptarë, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori Denion Meidani, të cilët po zhvillojnë betejën e tyre për provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe, i cili pa dyshim ishte më i rëndësishmi, si për nga simbolika ashtu edhe për nga përmbajtja. Në fakt, ai nuk ishte thjesht një bashkëbisedim formal me Bajram Begaj, ishte moment dëgjimi institucional presidencial ndaj një padrejtësie që po zgjat. Megjithatë, ajo që habit është se…
Partia opozitare ka kritikuar sërish dorëzimin e ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubi tek autoritetet e drejtësisë. LSDM insiston në një skenar, duke e quajtur këtë dorëzim si marrëveshje paraprake. “Gjithçka është dakord. Gjithçka është pjesë e një skenari të parapërgatitur që po zhvillohet para syve të qytetarëve. Të gjithë e dinë dhe e shohin këtë tashmë. Teatër në kufi – syze, buzëqeshje, kamera… mungonte vetëm një qilim i kuq. Pati një vlerësim sigurie, por nuk pati. Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e dhanë, por nuk e dhanë. Pati shërbime të huaja, por nuk pati asnjë. Cirku. A është OBRM-PDUKM…
Krerët e VLEN, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Bekim Sali, Arben Fetai dhe koordinatori i grupit parlamentar Bekim Qoku, zhvilluan një takim të frytshëm me kryetarin e Lidhjes së Diasporës së Bashkuar Kërçovare, Milaim Ziberi, ku u diskutua roli i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në forcimin e lidhjeve me vendlindjen dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit institucional. Takimi u fokusua në krijimin e mekanizmave më efikas për përfshirjen e diasporës në proceset zhvillimore, në investime strategjike dhe në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Si VLEN, vlerësojmë lart angazhimin dhe organizimin e diasporës sonë, e cila ndër…
Një deklaratë që bëri jehonë të madhe në opinionin publik erdhi vite më parë nga Branko Manoillovski, si deputet i BDI-së, Branko Manoillovski, i cili në një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut foli hapur për identitetin dhe prejardhjen e tij. Atëkohë, në një moment që u konsiderua i fortë dhe simbolik, ish-deputeti që sot jeton me vendlindjes së tij Kiçinicë e Mavrovës dhe Çikagos, deklaroi me krenari se është shqiptar, duke sqaruar konfuzionin që sipas tij ekzistonte rreth emrit dhe origjinës së tij. “Lexova në internet komente: kush është ky Branko Manoillovski? Edhe unë jam pakëz i hutuar…
Irani nisi një valë të tretë sulmesh hakmarrëse sonte. Përveç aeroportit, u godit edhe ndërtesa më e famshme në Dubai, Burj Al Arab. Hoteli, i cili qëndron 321 metra i lartë dhe ka 60 kate, ndodhet në një ishull artificial në Emiratet e Bashkuara Arabe. Burj Al Arab është një nga hotelet më të njohura në botë dhe një simbol i luksit të Dubait. E hapur në vitin 1999, ajo është ndërtuar në një ishull artificial rreth 280 metra larg bregut dhe e lidhur me kontinentin me një urë private. Është 321 metra i lartë dhe ka 60 kate, dhe…
Qarkullimi përmes Ngushticës së Hormuzit u mbyll në mënyrë efektive më 28 shkurt, pasi anijet morën transmetime përmes radios VHF nga Garda Revolucionare e Iranit, ku thuhej se asnjë anije nuk lejohet të kalojë, sipas një zyrtari të misionit detar të Bashkimit Evropian Aspides. Të gjitha anijet e dukshme në hartë janë cisterna karburanti që transportojnë LNG dhe naftë bruto. Ngushtica, e cila lidh prodhuesit kryesorë të naftës në Gjirin Persik, përfshirë Arabinë Saudite, Iranin, Irakun dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik, është rruga më jetike në botë për eksportin e naftës. Pas paralajmërimeve…
Ish-vila e Enver Hoxhës është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje, pasi protestuesit e PD kanë hedhur në drejtim të godinës së ish-diktatorit dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë. Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe ka reaguar pas zjarrit te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila shërben si qendër artistike, duke deklaruar se në momentin e zjarrit 12 artistë kanë qenë në këtë godinë. Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit njoftoi se nuk merr përsipër protestën, ndërsa janë marrë masa për sigurimin e rendit. 1,300 forca janë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë. Në fokus të policisë…
Irani nisi një valë të tretë sulmesh hakmarrëse sonte.Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait u godit nga një dron. Pas incidentit, filloi evakuimi i popullsisë në qytet.Banorët u drejtuan në parkingje nëntokësore. Raportohet se ka persona të lënduar.

