Shprehim shqetësim për shkeljen e hapur të Kushtetutës dhe të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Institucionet që kanë detyrim ta garantojnë zbatimin e tyre – Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit dhe Gjykata Kushtetuese – duhet të veprojnë në përputhje me ligjin. Moszbatimi i një të drejte të qartë krijon pasiguri juridike dhe tension të panevojshëm në marrëdhëniet ndëretnike. Mbështesim iniciativën e studentëve të juridikut për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Mbështesim çdo formë demokratike të veprimit të tyre, përfshirë protesta dhe aktivitete publike. Kjo është nismë jopartiake. Duhet të na bashkojë të gjithëve, pavarësisht përkatësisë partiake,…
Author: Jeta almakos
Drejtori gjeneral i ShA MEPSO, Burim Latifi, njoftoi opinionin përmes një shkrimi në profilin e tij social, që SHA MEPSO ka dorëzuar aplikimin për të fituar statusin PECI (Projekt me interes për komunitetin energjetik) për projektin strategjik “Korridori interkonektues Lindje–Perëndim 400 kV, Seksioni perëndimor”. Ky projekt parashikon ndërtimin e një linje largpërçuesi 400 kV nga Tetova deri në Prizren, duke krijuar një lidhje të re direkte elektroenergjetike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Korridori Shkup–Tetovë–Ohër, me dalje ndërkufitare drejt Prizrenit, do të forcojë ndjeshëm rrjetin e transmetimit në pjesën perëndimore të vendit, me një gjatësi totale prej rreth 255 km.…
Lideri i Ali Ahmeti ka pritur sot në selinë e Bashkimi Demokratik për Integrim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një takim të cilësuar si vëllazëror dhe me theks të fortë në bashkëpunimin kombëtar dhe perspektivën evropiane. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me fokus në stabilitetin politik, zhvillimin ekonomik dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Ahmeti theksoi rëndësinë jetike të Marrëveshja e Ohrit si gurthemeli i shtetit multietnik dhe arkitekturës së paqes në Maqedoninë e Veriut, duke paralajmëruar se çdo cenim i këtij kompromisi historik përbën sfidë ndaj frymës së bashkëjetesës dhe barazisë.…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, konfirmoi VLEN do të zgjerohet dhe se pjesë e saj tashmë është edhe deputeti Ilir Demiri, i cili ishte pjesë e krahut të Aleancës dhe hyri në Kuvend si pjesë e koalicionit “Fronti Evropian” të udhëhequr nga BDI. Demiri vendosi të veprojë si deputet i pavarur pasi lideri Sela vendosi të largohet nga blloku politik me integristë. Sipas ministrit Aliu, shumica po i hap dyert gjerësisht për deputetë të tjerë “Po, Ilir Demiri, ju tashmë e dini se një pjesë e kësaj iniciative është të bashkojmë të gjitha forcat tona në mënyrë që të jemi…
Një moment thellësisht emocional ka shoqëruar vizitën e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Jabollçishtë të Epërme. Politikologu Xhenis Sulimani ka ndarë një reflektim prekës. “Nuk më hiqet nga mendja një plak nga Jabollçishta e Epërme, që me lot në sy priste t’i shtrëngonte dorën Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. Lot gëzimi, që simbolizonin vite pritjeje, mall e ndjenjë se nuk je i harruar”, shkruan Sulimani. Sipas tij, ai shtrëngim duarsh nuk ishte thjesht një përshëndetje protokollare, por një simbolikë e thellë e lidhjes shpirtërore dhe kombëtare. “Ishte edhe një thirrje e heshtur që dora e Tiranës të mos mungojë…
Mbrojtësi i ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, zyrtarit Zoran Nikollovski dhe ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, ka dorëzuar iniciativë për rishikimin e aktakuzës për rastin “Puls”, me kërkesën që ata të lirohen nga akuza për shkak të, siç deklarojnë, mungesës së fajësisë. Avokati Elenko Millanov i ka kërkuar ushtrueses së detyrës prokurore, Anita Topallova-Isajllovska, që të thërrasë kolegjium në kuadër të Prokurorisë dhe të shqyrtojë aktakuzën e dorëzuar, pas së cilës do të merret vendim që këta të akuzuar të lirohen së bashku me të gjithë ata që nuk kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë ose…
Kryeministri Hristijan Mickoski në një paraqitje televizive në „Sitel“ deklaroi se ka kërkuar shpjegime të detajuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për Siguri Kombëtare lidhur me vlerësimet e sigurisë, mbi bazën e të cilave u konstatua se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi nuk do të ishte i sigurt nëse do të dërgohej në burgun hetues të Shkupit, i njohur si „Shutka“. Mickoski konfirmoi se i ka pranuar këto shpjegime, por theksoi se nuk mund t’i ndajë ato me publikun pasi bëhet fjalë për informacione të klasifikuara dhe rreptësisht sekrete që gjenden në dokumente zyrtare. Gjatë intervistës, ai hodhi poshtë…
Ndonëse mbrëmë mungoi në mbledhjen e Kuvendit të partisë të thirrur nga Arben Fetai në të cilën u diskutua dhe u miratua vendimi për shkrirje të organeve të ASH-së për t’i hapur rrugë bashkimit të VLEN-it në një parti, Azir Aliu sot deklaroi se është për bashkim dhe krijim të VLEN-it në periudhë sa më të shpejtë kohore. I pytur nga TV Shenja, Aliu, nuk precizoi nëse i ka ndarë rrugët me Arben Fetain, por e rikonfirmoi edhe njëherë se Ilir Demiri do ti bashkëngjitet grupit parlamentar të deputetëve të VLEN. Ai theksoi se bashkimin e VLEN e kërkojnë qytetarët.…
Me nderimet më të larta shtetërore dhe solemne, presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, priti në takim zyrtar presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. “Shqiptarët janë shtetformues dhe kontribues, konstruktiv dhe demokratik”, kështu u shpreh presidenti shqiptarë në konferencën pas takimit me Siljanovskën. Begaj duke përmendur disa herë rëndësinë e e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, deklaroi se faktori shqiptarë ka qenë dhe mbetet kyç për stabilitetin politik në qeverisje dhe në avancimin euroatlantik të RMV-së. Bajram Begaj, president i Republikës së Shqipërisë “Shqipëria e vlerëson arritje historike Marrëveshjen Korrnzië të Ohrit dhe ne vlerësojmë jashtëzakonisht shumë përpjekjet për ndërtimin e…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku vuri në pah rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, stabilitetin rajonal dhe bashkëjetesën ndëretnike si elemente thelbësore për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Në adresimin e tij, Begaj i cilësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si një shtyllë të rëndësishme të stabilitetit në rajon, duke theksuar se ato janë ndërtuar mbi respekt të ndërsjellë, partneritet dhe bindjen se stabiliteti i dy vendeve është i përbashkët. “Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj i afërt, partner i besuar dhe…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, mbajti sot një press-konferencë së bashku me drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, dr. Marija Andonovska, si dhe dr. Akim Ali, përfaqësues i World Health Organization dhe shef i zyrës së OBSH-së në vend, me rastin e prezantimit të rezultateve të hulumtimit global mbi përdorimin e duhanit tek të rinjtë. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se 13,6% e nxënësve të moshës 13–15 vjeç aktualisht përdorin ndonjë produkt të duhanit, që është prevalenca më e lartë e regjistruar deri më tani. Veçanërisht shqetësuese janë edhe të dhënat se 57% e të rinjve kanë qenë të ekspozuar…
Tri shënime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), të dërguara sipas detyrës zyrtare në Prokurorinë Publike, janë bërë baza kryesore mbi të cilën prokurori Daniel Kocev ka argumentuar kërkesën për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi. Vendimi për të shmangur paraburgimin efektiv në burgun e Shutkës është mbështetur në vlerësimet për rrezikimin e sigurisë së tij jetësore. Sipas informacioneve që transmeton TV 24nga burime brenda hetimit, alarmi kyç është ndezur më shumë se një vit më parë. Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) ishte njoftuar nga një shërbim inteligjent i një vendi fqinj se Grubi…

