Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit ushtarake në rajon. Ministri dënoi lëshimin e raketave iraniane drejt Turqisë. Ai e përshkroi këtë veprim si të papranueshëm dhe destabilizues për të gjithë rajonin. Mucunski theksoi se veprime të tilla: • Shkelin drejtpërdrejt hapësirën ajrore ndërkombëtare. • Përshkallëzojnë tensionet ekzistuese. • Dëmtojnë rëndë stabilitetin rajonal.
Author: Jeta almakos
Fatmir Limani, ministër nga radhët e Lëvizja BESA, ka paralajmëruar në mënyrë të tërthortë largimin e VLEN-it nga qeveria. Në një status të tij, ai ka përdorur në formë metaforike disa thënie të atribuara kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti: “Rrini urtë, bre…” “Jo, s’rrijmë!” “Rrini urtë…” “Jo, se jemi të fortë!” “Ani… rrini, pra, pas dere ;)” Me këtë mesazh, Limani lë të kuptohet se VLEN-i mund të përfundojë “pas dyerve të Qeverisë”, duke sinjalizuar një përplasje të afërt politike. Kujtojmë se Bilall Kasami dhe Adnan Azizi e shkarkuan Limanin nga kryesia, së bashku me anëtarë të tjerë, me arsyetimin…
Me rastin e Ditës Botërore të Mbipeshës, sot u mbajt një aktivitet sensibilizues me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet që sjell mbipesha dhe obeziteti në shëndetin e qytetarëve. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve shëndetësore, profesionistë të fushës së mjekësisë si dhe përfaqësuesi aktual i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) për Maqedoninë e Veriut dr. Akeem Ali. Ndërkaq mes folësve ishte edhe drejtori i Klinikës Universitare të Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çrregullimeve Metabolike Dr. Irfan Ahmeti, i cili theksoi rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe ndryshimit të stilit të jetesës si hapa kyç në luftën kundër mbipeshës.…
Pas reagimit publik dhe kërkesës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Universitetin “Nënë Tereza”, iniciativa ka marrë mbështetje të fuqishme edhe nga Universiteti i Evropës Juglindore. Në një takim të zhvilluar mes kryesive të dy parlamenteve studentore, Parlamenti Studentor i UEJL-së ka konfirmuar bashkangjitjen e plotë në mobilizimin për protestën e paralajmëruar, duke e cilësuar kërkesën si legjitime dhe në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kryetari i Parlamentit Studentor në UEJL, Besjan Rexhepi, ka shprehur përkrahje të parezervë për iniciativën, duke theksuar rëndësinë e unifikimit të zërit studentor në mbrojtje të të drejtave të…
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ka pritur në takim zyrtar në Shkup, kreun e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaush. Në fjalimin e tij pas takimit kreu i Bashkësisë Fetare Islame falënderoi Dijanetin po edhe shtetin turk që në vazhdimësi kujdesen për besimtarët po edhe për xhamitë e Shkupit. Sipas Fetait, tregues i marëdhënieve të mira mes dy vendeve është edhe ndërtimi i Xhamisë së madhe në Shkup, të cilën kreu i BFI-së e cilësoi si “bukuroshe e shtetit”. Fetai tha se ndërtimi i kësaj xhamie ka rëndësi të veçantë për besimtarët, po edhe për Turqinë sepse…
Me krenari mund të konfirmoj se i kemi përfunduar të gjitha procedurat administrative dhe se është fituar leja e ndërtimit për kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, bëri të ditur kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Mexhiti thotë se me një investim prej 42 milionë eurosh, kampusi do të ofrojë objekte mësimore moderne, amfiteatro bashkëkohore, salla sportive dhe pishinë për studentët. “Ka momente historike që nuk maten me fjalë, por me themele. Momente kur një gur i vendosur sot, bëhet simbol i një epoke të re nesër. Vendosja e gurthemelit për kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”…
Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e kemi përcaktuar që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku ai do të vijë në Shkup, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Sali Murati, në lidhje me marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Me nënshkrimin e marrëveshjes për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral gjatë kësaj periudhe janë intensifikuar partneritetet në fusha të ndryshme – vuri në dukje kryeministri Micskoski. “Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, ku…
Forcat ruse sulmuan zonën banimi të Kostyantynivka në rajonin e Donteskut duke përdorur municion fosforik, pas së cilës ndodhi edhe një sulm me bombën ajrore FAB-1500, me peshë 1500 kilogramë. Rreth sulmit raportoi Brigada e 28-të e Mekanizuar e Forcave të Armatosura të Ukrainës, e cila publikoi edhe një video të ngjarjes, shkruan Euromaidan Press. Video u regjistrua nga operatorët e dronëve të njësisë R.V. të Batalionit të 3-të Mekanizuar. Në të shihet se si forcat ruse bombardojnë pjesën banimi të qytetit me municion fosforik, armë e cila është reptësisht e ndaluar kundër civilëve sipas së drejtës ndërkombëtare. Menjëherë pas…
Bekim Rexhepi Një figurë e fuqishme si Ali Ahmeti dhe një strukturë e organizuar si Bashkimi Demokratik për Integrim mund t’i bëjnë ballë një VMRO-DPMNE-je të gjithpushtetëshme Në çdo demokraci funksionale, balanca politike është thelbësore për stabilitetin e shtetit dhe përfaqësimin e drejtë të qytetarëve. Kur një forcë politike synon dominim të plotë institucional, nevoja për një kundërpeshë serioze bëhet edhe më e domosdoshme. Në këtë kontekst, një figurë e fuqishme si Ali Ahmeti dhe një strukturë e organizuar si Bashkimi Demokratik për Integrim mund t’i bëjnë ballë një VMRO-DPMNE-je gjithpushtetëshme. Kjo është dëshmuar ndër vite apo në këtë 20…
Sonte, me propozim të Kryetarit Izet Mexhiti, Lëvizja Demokratike mbajti takim me strukturat partiake, me një pikë të vetme të rendit të ditës – zyrtarizimin e VLEN-it si forcë e bashkuar politike. Duke manifestuar pjekuri të lartë politike dhe duke pranuar plotësisht mesazhin e shumicës së shqiptarëve, njëzëri e autorizuam z. Mexhiti që të vazhdojë të udhëheqë procesin e transformimit të partisë sonë dhe shkrirjen e saj në VLEN si një strukturë e bashkuar, e fuqishme dhe moderne politike. Jemi fuqishëm të bindur se po vazhdojmë të krijojmë një mundësi historike që VLEN të vazhdojë të konsolidohet dhe ta forcojë…
Një sulm me dron ka goditur zonën pranë konsullatës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Dubai, duke shkaktuar një zjarr të kufizuar. Sipas zyrës së medias së Dubait, flakët janë vënë shpejt nën kontroll nga autoritetet lokale dhe situata është stabilizuar. Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e sulmit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se një 10-vjeçar ka ndërruar jetë pasi i njëjti kishte rënë nga tarraca e banesës ku jetonte. Sipas Policisë, 10-vjeçari kishte probleme shëndetësore. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHE “Më 03.03.2026, në ora 09:25, në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë pa shenja jete një djalë 10-vjeçar nga Tetova. Sipas raportimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga tarraca e banesës ku…

