Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani hodhi poshtë mundësinë që formulim e “maqedonasit bullgarë” të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, bullgarët mund të vendosen vetëm si pjesë e popullit bullgar. “Ndryshimet kushtetuese janë saktë të përmendura te Protokolli i nënshkruar me Bullgarinë, se si do të duket dhe si do të jetë pozita e bullgarëve në Kushteutë”, u shpreh Osmani. Formulimin “maqedonas bullgarë” e dha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i cili para disa ditëve deklaroi se ai personalisht është angazhuar për këtë term.
Author: Jeta almakos
Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese do të mblidhet pas festave, ndërsa në të nuk ka asnjë përfaqësues të opozitës as nga blloku maqedonas dhe as nga ai shqiptar. Emrat e ekspertëve që do të jenë pjesë e grupit të punës do të publikohen në fillim të javës së ardhshme. Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht për vazhdimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, por qeveria nuk e ka shumicën e nevojshme prej dy të tretave për amendamentet kushtetuese. Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq informoi se pas festave grupi I punës do t’i formulojë propozimet për amendamentet kushtetuese. Pas atij…
Në Universitetin e Tetovës u shënua sot përvjetori i rënies për liri të studentit të këtij universiteti, Alban Ajeti, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Albani kishte lënë studimet për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së për çlirimin e Kosovës, luftë në të cilën flijoi edhe jetën e tij. Në ceremoninë e organizuar nga UT-ja i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, informon Klan Macedonia. Në fjalën e tij, Kurti e cilësoi Alban Ajetin si “pëllumb dëshmor i UÇK-së”. “Përnjëmend Albani nuk arriti t’i përmbyllë studimet për farmaci dhe nuk arriti të marrë diplomë nga Universiteti i Tetovës…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka konfiskuar drogë në vlerë rreth 6 milionë eurosh, transmeton TV21. Droga është konfiskuar në rajonin e Kavadarit, Negotinës dhe Manastirit. Lloji i drogës së konfiskuar është marihuanë, nga dy fabrika të kanabisit për qëllime mjekësore. “Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra për të siguruar dëshmi, është parë se kompanitë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, gjegjësisht në kompanitë përkatëse është mbjellë kanabis në kundërshtim me ligjin, me qëllim që të shitet më pas si drogë, pas çfarë janë siguruar urdhëresat për bastisje nga Gjykata Themelore e Kavadarit dhe Manastirit… Në të…
Në nderim të ish-studentit, dëshmorit Alban Ajeti, në Universitetin e Tetovës u mbajt akademi përkujtimore. Alban Ajeti student i farmacisë në UT ishte Gjilani i Kosovës, ndërsa ra dëshmor në luftën e Kosovës. Kjo akademi bëri bashkë në një vend figura të shumta, mes të cilëve edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Pas kësaj, Kurti realizoi vizitë në Komunë e Tetovës ku takoi kryetarin e Komunës Bilall Kasamin. Deklaratë Kurti nuk dha, por foli vetëm kreu i Komunës. “Kryeministri na nderoi edhe në akademinë përkujtimore por edhe në komunën e Tetovës, në shfrytëzuam rastin…
Shqipëria renditet në vendin e 82-të, me 30.00% të të anketuarve që u drejtohen familjes dhe miqve për të marrë hua, mbi 20 vende pas Maqedonisë së Veriut (25.14%) dhe Kosovës (25.86%) e cila renditet në vendin e 66-të. Në Europë, Shqipërisë ia kalojnë vetëm Turqia, Moldavia dhe Ukraina. Kujt i marrin më shumë borxh shqiptarët në çaste vështirësie apo kur duan të bëjnë një investim? Bankës, familjes, miqve apo institucioneve të tjera financiare? Sipas raportit të portalit shqiptar Monitor kjo zgjedhje shpesh varet nga një përzierje faktorësh të ndryshëm, duke përfshirë disponueshmërinë e shërbimeve financiare, edukimin financiar dhe qasjen…
Për më pak se dy vite mandat, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska ka ndërruar më shumë se 20 drejtorë të ndërmarrjeve dhe drejtorive në kompetencë të kryeqytetit. Ca prej tyre ia prishën qejfin kryetares për shkak se ajo dyshonte se ishin të përfshinë në korrupsion, një pjesë ishin „viktima” të përplasjeve politike ndërsa tjerët dhanë vetë dorëheqje, pasi konsideruan që nuk iu ecë komunikimi me të parën e qytetit. Parkingu i Qytetit aktualisht është në pritje të drejtorit të 4 pasi drejtori aktual, Kërste Petrevski nga sot do të udhëheqë me një drejtori tjetër. Më herët, në krye…
Sëmundja infektive akute më e shpeshtë e regjistruar është lija e dhenve, me gjithsej 700 raste të regjistruara që përbëjnë 78.7% të numrit të përgjithshëm të sëmurëve në muaj, dhe futet në grupin e dhjetë sëmundjeve infektive më të shpeshta për këtë muaj duke zënë 79.2% Derisa në nëntor kishte vetëm 202 raste të raportuara të gripit, gjatë muajit shkurt në Maqedoninë e Veriut ky numër arriti në 3.087 raste të raportuara. Këtë e ka bërë të ditur raporti i Departamentit për Sëmundje Infektive në Institutin e Shëndetit Publik i cili iu referohet sëmundjeve akute infektive, dhe që sipas të…
Me 1200 diagnostifikime brenda një viti, Maqedonia shënon shifra dyfish më të larta me gra të prekura nga kanceri i gjirit në rajon. Pothuajse një e treta e pacientëve kanë përfundim fatal. Në mungesë të mamografive dhe të kontrolleve të rregullta, shifrat janë rritur frikshëm vitin e kaluar. Bashkë me to edhe spostimi i kufirit të moshës, që çdo vit e më shumë prek edhe 20 vjeçaret. Ndërsa statistikat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) treguan se vitin e kaluar ka pasur një numër më të madh të të sëmurëve të rinj, 168 pacientë të moshës 20 deri në…
Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev në intervistën për TV24 sqaroi vizitën te vari i Enver Hoxhës duke theksuar se qëllimi i partisë është tërheqja e shqiptarëve që kanë vetëm onfertë të djathtë. Duke sqaruar vizitën e tij, Apasiev mes tjerash tha se diktatori Enver Hoxha është shqiptari më i njohur dhe ka modernizuar Shqipërinë në kohën e tij, dhe për këtë, Apasiev thotë se meriton mirënjohje. “Vizita ishte ideologjike. Të gjita partitë politike në Maqedoni, duke nisur nga BDI, shkojnë drejt të së djathtës, të gjithë u ofrojnë shqiptarëve politikë djathtiste. Ne shtrijmë droën ndaj të rinjve shqiptarë…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me ndryshimet ligjore për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D në Ligjin për Marrëdhënie Pune mundësohet që paratë të mbesin në shtetin tonë dhe autostradat të ndërtohen më shpejtë. Kovaçevski tha se u mbetet deputetëve të vendosin për çështjen në fjalë, respektivisht për zgjatjen e orarit të punës për punëtorët e këtij projekti. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Këtu bëhet fjalë për ndryshim ligjor që ka të bëjë vetëm me projekte të tilla me interes kombëtarë. Qëllimi është që në bazë vullnetare, punëtorë që do të dojë të punojë më tepër se sa është e shkruar me…
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka paralajmëruar që përkatësia etnike do të jetë edhe në certifikatat e lindjme si dhe ndryshime në ligjin për personat e paevidentuar në librat amë. Kjo zgjidhje sipas tij, vjen pas takimit që pati në ditët e para të detyrës me Qenan Aliun, ish kryetar i Zhelinës dhe analist i njohur politik, i cili e ka iniciuar këtë çeshtje. “Së shpejti do të vendosim udhëzim që përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes dhe kjo të shërbejë edhe si dokument shtesë për mos keqpërdorim gjatë punësimeve. Kemi patur takime edhe me drejtorin e librave…

