Author: Jeta almakos

Në emisionin e fundit “Kojshia Show”, mysafir ishte drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli. Derisa ishte duke folur për zhvillimet në veri të vendit, Sheholli zhvilloi një telefonatë me Milan Radoiçiqin live në emision. Sheholli flet në telefon Radoiçiqin pa interfon, por i transmeton tek moderatori fjalën që ai i thotë në telefon. “Mua Amerika më ka shti në listë të zezë por tash fillon lista e zezë e vërtetë. Shumë shpejt ja dëgjoni krismën. Kam ‘dosta’ në të gjitha subjektet politike shqiptare”, citon Sheholli fjalët e Radojçiqit. Sheholli përcjellë fjalët e Radoiçiqit, për të cilin…

Lexo më Shumë

Genc Nimandbegu, një nga deputetët shqiptarë të sapozgjedhur për të përfaqësuar shqiptarët në parlamentin e Malit të Zi. Si deputet i sapozgjedhur ai dha një intervistë për “Review” në Euronews Albania ku tha se tashmë shqiptarët do të kenë një përfaqsim më të madh në parlamentin e Malit të Zi për shkak se me garimin në dy lista arritën të fitonin më shumë deputetë. Gjithashtu Nimanegu tha se ai dhe deputetët e tjerë shqiptarë presin dhe kërkojnë mbështetje, për sa u takon çështjeve që prekin shqiptarët, nga Kosova dhe nga Shqipëria, pasi siç u shpreh ai kjo ka munguar më…

Lexo më Shumë

Plani i ri i BE-së për përafrimin dhe përkrahjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor nënkupton fonde shtesë të BE-së për projekte zhvillimore dhe infrastrukturë. Këtë e shpjegon ministri i Financave, Fatmir Besimi, në kolumnën e tij të fundit, ku ndër të tjera thekson se  kompanitë nga Maqedonia e Veriut do të kenë qasje e lirë në një treg prej gjysmë miliardi konsumatorësh. Besimi ka cituar njoftimin e kryetarës së Komisionit Evropian, ku theksohet se nisma e re për përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla, përafrimin drejt tregut të vetëm të BE-së, integrimin ekonomik rajonal, përshpejtimin…

Lexo më Shumë

Kryeminsitri I Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministren e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, do të vizitojnë Komunën e Bogdancit. Gjatë qëndrimit në Bogdanci është paraparë inspektimi i fillimit të projektit për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në Bogdanci. Gjithashtu Kovaçevski së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski, drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë”, Kostadin Acevski, do të kryejnë inspektimin e rehabilitimit të rrugës në rajonin e Demir Kapisë.

Lexo më Shumë

Kroacia kryeson listën e vendeve më të sigurta në botë për faktin se sa të sigurt ndihen njerëzit kur ecin vetëm gjatë rrugës natën. Një studim i kryer së fundmi (nga përpunimi i të dhënave të Numbeo për 41 shtete) bazohet në perceptimin subjektiv të sigurisë së individëve, kur ecin vetëm në rrugë gjatë natës, në vende të ndryshme. Ai synon të kuptojë se sa të sigurt ndihen njerëzit në vendet e tyre përkatëse, duke pranuar se ky perceptim mund të mos përputhet gjithmonë me shkallën aktuale të krimit. Faktorët përtej krimit, si prania e kafshëve të rrezikshme ose planifikimi…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 199 gjoba, nga të cilat 67 për tejkalim të shpejtësisë, 22 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, 33 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe gjashtë gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 14 për vozitje nën ndikim të alkoolit, pesë për kalim në semafor të kuq dhe gjashtë të tjera për automjete të paregjistruara. Nga MPB njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojnë tek qytetarët që…

Lexo më Shumë

Emrat Ivani, Jovani, Luka dhe Jovanka do të vazhdojnë të shërbejnë si shembuj në librat shkollor për vitin e ardhshëm shkollor. Ministri i arsimit Jeton Shaqiri thotë se edhe në librat në gjuhën maqedonase ka shembuj me emra shqip, por edhe të nacionaliteteve të tjera. Sips Shaqirit ky është koncepti i arsimit në Maqedoninë e Veriut. “Njësoj siç është Ivani dhe Igori në tekstet e gjuhës shqipe është Arbeni, Yllëza, Shkronjëza në tekstet e gjuhës maqedonase. Edhe vetë mund t’i verifikoni në matematikë, unë vetë i kam verifikuar kur u ngrit shqetësimi. Te të gjithë librat elektronik unë vetë i…

Lexo më Shumë

LSDM duhet të tregojë se cilin nga dy propozimet e kryetarit Mickoski që mbrojnë identitetin dhe mundësojnë integrimin në BE e pranon, përndryshe nuk ka nevojë për negociata. Ky është qëndrimi nga partia opozitare VMRO-DPMNE drejtuar LSDM-së. Nga VMRO theksojnë se Kovaçevski nuk duhet të manipulojë me anëtarësinë e tij, por edhe me qytetarët,  pasi sipas tyre,  të inkurajohet dhe të thotë se cilin propozim e pranon. VMRO-DPMNE “Vlefshmëria e shtyrë e ndryshimeve kushtetuese kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe qeveri kalimtare pa BDI. Zgjedhjet në vjeshtë, garanci nga institucionet e BE-së për identitetin shekullor maqedonas, një paketë…

Lexo më Shumë

Qytetarët paguajnë taksat rrugore, por aspak nuk janë të kënaqur me gjendjen e autostradave në vend. Gropat nëpër rrugë dhe mungesa e sinjalistikës në disa pjesë të autostradës, e bën të pasigurtë udhëtimin e tyre… Qytetarët thonë se ekspozohen direkt ndaj rrezikut kur ka reshje të shiut, pasi gropat mbushen me ujë. Sipas të dhënave të policisë në nivel vjetor ndodhin qindra aksidete nëpër autostradat e vendit. Vitin e kaluar, janë regjistruar 616 aksidente. “Si të paguhet, katastrof rrugët…. Më keq nuk ka ku të shkojë më, paguajmë kot e kot, askund nuk gjendet kjo… ” – tha një qytetar.…

Lexo më Shumë

Drejtorë të dy shkollave fillore në Kavadar janë rrahur në një diskotekë në qendër të këtij qyteti, përcjell KlanM. Lajmi që transmetohet nga shumë media, fillimisht ishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale I shoqëruar edhe me video-xhirim të ngjarjes. Nëpër rrjete sociale prindër të nxënësve kanë kërkuar përgjegjësi nga drejtorët. Rahja në lokalin e natës në Kavadar, sic njofton KlanM, është regjistruar edhe në polici, ku njoftohet se dy persona janë ndaluar për shkak se kanë cënuar rendin dhe qetësinë publike. “Më 10.06.2023 në ora 01.15, zyrtarë policor të Stacionit Policor – Kavadar kanë ndaluar S.P (54) dhe GJ.GJ (39), të…

Lexo më Shumë

DPHM-ja bën thirrje për kujdes Sot në orët e pasditës, në shumë vende, lokalisht priten rreshje të shkurtëra por të rrëmbyeshme të shiut që mund të shkaktojnë rritje të shpejtë të ujrave në lumejtë e vegjël – kanë njoftuar nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, njofton KlanM. Në paralajmërimin e kësaj drejtorie thuhet se ekziston mundësia që shirat të shkaktojnë edhe probleme lokale, siç percjell KlanM, në pjesë të vendbanimeve, veçanërisht në pjesën veri-perëndimore të vendin respektivisht në Rajonin e Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës e Gostivarit. Vende-vende proceset pritet të jenë më intensive në formë të motit të lig me shi,…

Lexo më Shumë

RMV-ja raporte më të mira ka me Serbinë, kurse më të këqija me Bullgarinë, përcjell KlanM anketën e fundit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup. Sipas anketës, 56.5% e qytetarëve vlerësojnë se marrëdhënie më të mira ka me Serbinë. Në vend të dytë është Shqipëria me 11.3%, kurse në të tretin Turqia dhe Kosova. Shumica dërmuese e Maqedonasve apo 72% vlerësojnë se raporte më të mira vendi ka me Serbinë. Shqiptarët 39.8%, siç njofton KlanM, vlerësojnë se marrëdhënie më të mira kemi me Shqipërinë. 64.6% e qytetarëve vlerësojnë se raporte më të këqija vendi…

Lexo më Shumë