VMRO-DPMNE-ja këmbëngul që lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski të vendos mes dy opsioneve: Qeveri pa BDI-në apo zgjedhje të parakohshme. Sipas opozitës, Kovaçevski po manipulon opinionin kur thotë se VMRO-DPMNE-ja ka pranuar ndryshimet kushtetuese. “Kovaçevski menjëherë të prononcohet dhe të tregojë cili nga propozimet e VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm. Propozimi i parë është që hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese të shtyhet deri në momentin kur Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së dhe Qeveri kalimtare pa BDI-në brenda saj, apo propozimi i dytë, zgjedhje në shtator”, deklaroi Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. BDI në mbledhjen e fundit të kryesisë…
Author: Jeta almakos
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, policia ka privuar nga liria 24 vjeçarin H.M. nga fshati Bojanë i komunës së Sarajit. Gjatë kontrolleve ët kryera nga ana e zyrtarëve policorë është konstatuar se makina “Daçia Sandero” me targa të Shkupit të cilën e drejtonte personi në fjalë, ka qenë e konfiskuar nga një kompani për huazim të makinave, gjithashtu tek personi në fjalë është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. “24 vjeçari H.M. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët…
LD: Ideja për koalicion të zgjeruar drejt kolapsit VMRO-DPMNE-ja përmes komunikatës së të dielës ka risqaruar kushtet e saj për të mbështetur ndryshimet kushtetuese për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë, njofton KlanM. Nëse LSDM-ja nuk pranon një nga këto kushte, VMRO-DPMNE-ja nuk do të negociojë. “1. Ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe Qeveri kalimtare pa BDI-në. 2.Zgjedhje në vjeshtë, garanca nga BE-ja për identitetin maqedonas, pako me ndihma nga KE-ja për ekonominë maqedonase dhe qytetarët dhe kërkesë Bullgarisë që të implementojë të paktën 3 aktvendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e…
Mickoski publikisht, në një konferencë për media, para gjithë opinionit maqedonas pranoi amendamentet kushtetuese, thonë nga LSDM. Sipas tyre pranimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimi i qëndrimit të OBRM-së janë një bazë e mirë. Nga LSDM, thonë se të gjitha kërkesat e partisë më të madhe opozitare janë pranuar. “Tani dialogu duhet të vazhdojë, tani mund të diskutojmë se si të bëjmë bashkërisht ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për të vazhduar rrugën evropiane. Duhet një bashkim i gjerë për integrimin e shtetit. Anëtarësimi në BE është synim strategjik i shtetit, prioritet kryesor i gjeneratave të qytetarëve të Maqedonisë dhe prej andej…
Kim Mehmeti Shpeshherë në të shkuarën, si edhe sot, fatkeqësia e Kosovës si edhe ajo e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë, për disa burrështetas të Tiranës ka qenë ‘fitimprurëse’. Ka qenë e tillë sepse atyre u ka shërbyer për t’i mbuluar dështimet e veta të brendshme ose për t’u treguar të atillë siç nuk janë – atdhetarë të epur dhe strategë mbarë ballkanik. Shkurt, dikur, njësoj si edhe sot Kryeministri i Shqipërisë, disa drejtues të mëmëdheut, kanë qenë mirë atëherë kur ka qenë keq Kosova dhe shqiptarët jashtë kufijve të mëmëdheut. Sepse kjo e keqe atyre ua ka mbuluar veprimin…
Plani i ri i BE-së për përafrimin dhe përkrahjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor nënkupton fonde shtesë të BE-së për projekte zhvillimore dhe infrastrukturë, ndërsa për kompanitë tona do të thotë qasje e lirë në një treg prej gjysmë miliardi konsumatorësh. Kjo nismë, së bashku me Planin nacional për përshpejtimin e rritjes ekonomike, do të ndikojnë në rritjen e aktivitetit investues dhe konkurrencës dhe si rrjedhojë edhe në përshpejtimin e rritjes ekonomike, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në kolumnën e tij të fundit. Sipas njoftimit të kryetarës së Komisionit Evropian, nisma e re për përkrahjen e vendeve të…
Pas një sëmundjeje të pashërueshme që vuante nga një kohë e shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Kolegët, bashkëpunëtorët dhe punëtorët do ta kujtojnë si një luftëtar të madh për të drejtat e punës që la gjurmë të thella në lëvizjen sindikale dhe punëtore të Maqedonisë. Në emër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij, shprehen nga LSM. Varrimi i të ndjerit Dimovski do të bëhet nesër në orën 13:00. Miq, kolegë, punëtorë dhe qytetarë do të mund të përshëndesin për…
RMV-ja, partitë politike, s`kanë kapacitet të ndryshojnë një vendim politik të BE-së Në kushte të sfidave serioze politike, sikurse ngecja eventuale drejt integrimeve evropiane, më së paku që i duhet vendit është përjashtimi i BDI-së nga pjesëmarrja në Qeveri – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, profesori i së drejtës kushtetutese dhe sistemit politik, Aleksandar Spasenovski, përcjell KlanM. “Vendit më së paku i duhet komplikimi i mëtejshëm I shanseve, si rezultat i çkyçes së një partie të rëndësishme politike nga Qeveria. Në aspekt të kërkesave të VMRO-DPMNE-së për përjashtimin e BDI-së, mund të gjejnë shumë arsye, por në…
Ish drejtori i Policisë Financiare Arafat Muareami ka ngritur padi ndaj ish shefes së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, për siç thekson se në disa raste me paraqitjet e saj publike, edhe pse ka qenë e vetëdijshme ka vazhduar të paraqesë të dhëna të gabuara dhe të rreme, të gënjejë dhe të shpif. Në një reagim pas vendimit të Prokurorisë për hedhjen poshtë të kallëzimit ndaj Muaremit për shkak të mospasjes së bazës për vepër Penale, ish kreu i Policisë Financiare thotë se është i kënaqur që u dëshmua se nuk ka bërë kurrfarë pune joligjore,…
Muaji maj ishte goxha i kushtueshëm për qytetarët tanë. Më së shumti para në muajin e kaluar përkatësisht 19.532 denarë, nevojiteshin për ushqim dhe pije. Ndërsa 13.392 denarë për mbulimin e shpenzimeve për banim. Një familjeje prej katër anëtarësh në maj i nevojiteshin 49.025 denarë për të mbuluar shpenzimet minimale. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e cila përgatit shportën e konsumit sindikal, thotë se më së shumti para nga buxheti familjar, apo 44,3% janë shpenzuar për ushqim e pije. “Shporta e përgjithshme e konsumit sindikal arrin në 44.047 denarë, dhe kur i shtohen 4.977 denarë ose 11,3% për koston e…
Këtë vit në Haxh dhe vizitë në vendet e shenjta myslimane nga vendi do të nisen mbi 2.000 besimtarë, që paraqet një numër rekord dhe përgatitjet kanë shkuar mirë, deklaroi kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, reis hafiz Shaqir efendi Fetai në takimin informativ me besimtarët në Gostivar. “Nga vendi ynë këtë vit në haxh do të shkojnë 2030 besimtarë, të cilët do t’u bashkohen rreth katër milionë besimtarëve nga e gjithë bota. Sivjet, numri i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut është më i madh se çdo vend tjetër në Ballkan”, tha Fetai. Ai besimtarëve të mbledhur në tubimin tradicional informativ…
Pas kritikave të ambasadorit holandez në vend, Dirk Jan Kol në lidhje me korrupsionin dhe gjyqësor, sidomos në ngjarjet e fundit në Këshillin gjyqësor, Holanda do të dërgojë ekspert të saj në grupin e punës që e krijon udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës, tha zv/kryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq në intervistë për MIA, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Holanda gjatë negociatave do të vendoste bllokadë nëse nuk ka rezultate në luftën kundër korrupsionit. “Atë që mund ta them është se ne e ftuam Holandën që të dërgojë, të emërojë ekspert të saj në grupin e punës që do…

