Takimi Kovaçevski-Mickoski ishte një hap i shkëlqyer në drejtimin e duhur dhe në atë takim u panë kushtet e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për amendamentet kushtetuese, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. “Në atë mbledhje është kaluar një pengesë, ajo është se OBRM-PDUKM ka thënë se nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese, ndërsa këtë e kanë thënë gjatë tërë vitit, por tani po flasim për kushtet. Ky është një ndryshim i madh”, tha Mariçiq. Sipas tij, tani duhet të diskutojmë për kushtet, pra hapjen e kapitujve, periudhën e ndryshimeve kushtetuese, përbërjen e Qeverisë. “Kanë ofruar diçka në një drejtim tjetër,…
Author: Jeta almakos
Bundestagu gjerman të enjten do të debatojë dhe votojë për rezolutën për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, të gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas. Rezoluta e titulluar “Mbështetni në mënyrë aktive Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, është propozuar nga grupi parlamentar në pushtet i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së. Në Parlamentin gjerman do të debatohet edhe për dokumente të tjera, fokusi i të cilave është integrimi evropian dhe situata në Ballkanin Perëndimor. Deputetët gjermanë do të kërkojnë nga Qeveria federale të arrijë në nivel të BE-së pëlqim se pikëpamjet për anëtarësim në…
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, tha se BDI-ja është e gatshme të shkoj në opozitë, nëse opozita e vendos si kusht kryesor për ndryshimet kushtetuese dhe rrjedhimisht integrimin e vendit në BE. Por, nga ana tjetër ai tha se në zgjedhjet e ardhshme nuk diskutohet se BDI-ja do vijë në pushtet dhe do të jetë pjesë e qeverisë. “Në kontekstin e integrimit në BE mund të shkojmë në opozitë, këtë e kemi vendosur edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë. Por, qeveria e ardhshme nuk do të jetë pa BDI-në. Flasim…
Gazetarja Rudina Xhunga kohë më parë e pyetur nga moderatori Mustafa Mano për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ajo ishte shprehet se: “Albinin e kam intervistuar që në fillim, që kur e nisi këtë rrugë. Kanë qenë fillimet e mia në Kosovë, në përplasjet e 2004-ës. Asokohe, pyeta Arbër Xhaferrin, “A është Albini një person i rrezikshëm?” “Jo”,- më tha, “ai është personi i duhur. Sepse ai është ajo çfarë duhet tani.” Atë që nuk mund t’ua bëjë të qartë shteti, është Kurti që po ua bën”, më tha Xhaferi. Deri tani Albini bëri la contraparte, tani është koha që…
“Ballkani i Hapur”, sipas qytetarëve nuk do të japë efektet e dëshiruara sidomos në afat të shkurtër. Të anketuar nga Alsat ata thonë çdo punë pozitive që do të afronte popujt duhet të mbështet, por kjo duhet të ndodhë në praktikë e jo vetëm daklarativisht. Qytetarët thonë se derisa lëvizja është e kufizuar dhe ka pengesa nëpër kufi, vështirë se do të ketë zhvillim dhe bashkëpunim mes rajonit. “Gjithsesi se është pozitive, në aspekt ekonomik, njerëzor, në aspektin kulturor. Kufijtë nuk duhet të ekzistojnë…. përpjekjet që bëhen janë hap pozitiv sepse deri më tani nuk kishte hap. Vuçiqi këtë e…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duket se po udhëhiqet nga formula “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Kërkesën sipas tij të VMRO-DPMNE-së për Qeveri pa shqiptarë e vlerëson si pak të rëndësishme. Thotë se për të është i rëndësishëm procesi integrues, por në të njëjtën kohë thotë se partia e tij do të adaptohet varësisht rrethanave. “Sa i përket kushtit të VMRO-DPMNE-së për daljen e partive shqiptare nga Qeveria, dua të theksoj se neve na intereson përmbyllja e procesit evropian dhe perspektiva e qytetarëve, e jo llogaritë elektorale. Aleanca për Shqiptarët vendosi të hyjë në Qeveri…
Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë edhe një javë afat të paraqiten në tenderin e EVN Home, por kompania shtetërore ende nuk i ka dorëzuar llogaritë në Qeveri, përcjell KlanM. Ekzekutivi duhet të vendos për çmimin që EMV-ja duhet t`ia shesë rrymën e prodhuar EVN-së për gjashtë muajt e ardhshëm, e cila për momentin është 56 euro për megavat-orë. Nga ky çmim, siç përcjell KlanM, do të varet se sa do të jenë llogaritë e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël duke filluar nga 1 Korriku. Kryeministri Kovaçevski nuk ka zbuluar se cfarë cmimi do të përcaktojë qeveria, por siguron se…
Pas Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), edhe Aleanca për Shqiptarët do të vendosë për dalje nga Qeveria, për të realizuar, siç thanë nga kjo parti, kushtin e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, që të mbështesë miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe formimin e një Qeverie të zgjeruar pa BDI-në. Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të mërkurën, më 7 qershor, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, tha se partia e tij do ta mbështesë ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, nëse këto ndryshime hyjnë në fuqi pasi të ketë përfunduar procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së…
Tre fëmijë kanë përfunduar në Klinikën për Fëmijë pasi në një festë në Aerodrom të Shkupit dyshohet se kanë konsumuar “Dizental”, preparat për dezinfektim, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Më datë 11.06.2023 në orën 20:40 në Stacionin e Policisë në Aerodrom, nga ISHP – Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve është raportuar se në orën 18:00 në Klinikë janë sjellë tre të mitur me skuqje të mukozës në gojë. Sipas njoftimit, fëmijët kanë qenë në një festë ditëlindjeje në një sallë lojërash në zonën e Aerodromit dhe pas masave të marra dhe bisedave…
Natyrisht që pas liderit ka një kakofoni dhe dikush po e bën me qëllim. Edhe unë kam qenë pjesë e konferencave për shtyp të dy liderëve dhe të dy kanë konstatuar se nuk ka marrëveshje dhe që më pas LSDM dhe BDI të dalin me deklarata jokorrekte dhe selektive lidhur me gjithë këtë çështje, thotë Nikolla Micevski, koordinator i Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së në një deklaratë për “Kanal5″. Ai tha se “LSDM dhe BDI po e raportojnë rrejshëm deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke pyetur nëse Mickoski i ka pranuar amendamentet kushtetuese, atëherë pse nuk e vendosin pikën…
Mali i Zi ka zhvilluar këtë të dielë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, një votim tepër i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të anëtarit të vogël të NATO-s në Ballkan, që prej kohësh vuan paqëndrueshmërinë politike. Si asnjëherë më parë, 6 nga 81 deputetë në total në parlamentin e ri të Malit të Zi, do të jenë shqiptarë. Tre prej të cilëve për të përfaqësuar direkt interesat e shqiptarëve përmes partive nacionale, dhe tre të tjerë: Mehmet Zenka dhe Drita Llolla si përfaqësues të PSD-së së ish-presidentit Gjukanoviç, dhe shqiptari tjetër Dritan Abazovic, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë. Përmes…
Brenda hapësirave të Gjykatës Speciale në Hagë, edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Çështja përfshin katër ish-zyrtarë të lartë të pretenduar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në…

