Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën. Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit. “Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, tha Vuçiq në Radio televizionin e Serbisë (RTS). Siç transmeton REL, Vuçiq tha se Ushtria e Serbisë ishte 20 kilometra larg vendit të arrestimit. Policia e Kosovës tha se në mesditën e 14 qershorit tre zyrtarët policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë…
Author: Jeta almakos
Qeveria e Kosovës tha se “pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe”, ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen në territorin e shtetit të automjeteve me targa të Serbisë. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se pas ngjarjes që ndodhi të mërkurën në vijën kufitare me Serbinë, institucionet e Kosovës kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare. “Për arsye të sigurisë, institucionet kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare. Andaj, si hap i menjëhershëm është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve me…
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ende nuk e ka menduar nëse do të mbetet ose jo ministër në një Qeveri në të cilën do të ishte edhe VMRO-DPMNE-ja. Shtoi se për të më me rëndësi është që vendi të bëj hapa drejt BE-së, sesa ndonjë post. “Së pari të shohim se si do të përfundojë i gjithë ky proces i ndryshimeve kushtetuese. Për mua është shumë me rëndësi që shteti të shkojë përpara, të hapim perspektivat për qytetarët para se gjithash për të rinjtë. Të tregojmë se përgjegjësia si politikan para qytetarëve është e madhe, ashtu që aspak nuk mendoj…
“Nuk pres mëshirë, por drejtësi”, tha i dënuari me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”, Agim Ismailoviq në seancën e fundit në Gjykatën Supreme para marrjes së vendimit përfundimtar nëse kjo lëndë do të kthehet në ri-gjykim ose jo. Avokati Naser Raufi tha se përkundër faktit që Prokuroria nuk duket bashkëpunuese dhe kërkon të refuzohen ankesat, ka një sërë dëshmish që ky rast është tërësisht i montuar. “Presim që edhe këtë radhë gjykata Supreme ta rikthejë këtë rast, pasi në këto gjykime që ishin deri tani, kishim edhe një poentë plus ne si mbrojtje por edhe të dënuarit, që ishte…
Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut, Marko Bislimoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike në tarifën e lirë ditore do të jetë i njejtë me tarifën e natës. Tarifa ditore do të jetë dy orë në intervalin nga ora 12 deri në 16-17, për çka janë duke u bërë analizat përfundimtare. Bislimoski në një intervistë në “TOP TEMA” tha se tani është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ai tha se nuk mund të tregojë se sa do të jetë çmimi në euro, sepse, siç theksoi, është vendim i menaxhmentit të Elektranave të RMV-së dhe…
Mbrëmë në rrugën 172 në Shkup një polic me veturën e tij zyrtare ka dalë nga rruga. Nga MPB-ja njoftojnë se polici ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe më pas ka ndodhur aksidenti. Polici ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin klinika “Nënë Tereza”, Shkup.
Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër rrëmbimin brenda territorit të Republikës së Kosovës të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e forcave speciale serbe, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Ky akt luftënxitës është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të efektivëve policorë dhe i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar t’i bëjë presion Qeverisë se Serbisë në këtë drejtim”, thuhet në njoftimi e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari. Taravari thotë se palët duhet të rikthehen në tavolinën e bisedimeve, duke kontribuar në normalizimin e plotë të situatës në Veriun e Kosovës dhe zbatimin…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 136 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre 20 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas raportit të MPB-së 20 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve. “Janë shqiptuar dhe 3 gjoba të tjera për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe katër të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara”, thonë nga MPB. MPB i fton të gjithë…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e pasdites me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 28 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e pasdites me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimalë do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25 gradë Celsiusë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, deklaroi se Millun Millenkoviq- Llune nuk është kriminel dhe se Policia e Kosovës nuk ka prova për akuzat ndaj tij. “Ai është një luftëtar i shquar për interesat kombëtare serbe dhe për të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”, tha ai gjatë një konference për media në Beograd. Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka arrestuar Millun Millenkoviq- Llune, që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë”. Sipas…
Rrjetet sociale janë bërë mollë sherri dhe mjetë kërcënimi për një 16 vjeçare nga një fshat i Tetovës. Sipas nënës së vajzës së mitur, një djalë 17 vjeçarë nga një fshat i komunës së Zhelinës dikur ish i dashur i vajzës, shpërndanë foto dhe video të vajzës në TikTok, fjalë fyese dhe fotografi denigruse vetëm për të kërcënuar vajzën. Nëna e vajzës së mitur, rastin e ka lajmëruar në polici, por sipas saj policia nuk ka marrë masa, ku më pas ajo shprehet për portalin TetovaSot të gjithë ngjarjen trishteuse të familjes së saj. TS ka kontaktuar policinë e Tetovës…
Ish-deputeti dhe kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev në seancën e sotme qeveritare është emëruar ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë Doganore, pasi drejtoresha e deritanishme Sllavica Kutirov, e cila ishte në krye të institucionit për dy vite, dha dorëheqje. Kutirov paraprakisht me një kumtesë për mediat informoi se Qeveria e ka pranuar dorëheqjen e saj nga funksioni drejtoreshë e Drejtorisë Doganore, të parashtruar për arsye personale, ndërsa me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të karrierës profesionale në planin ndërkombëtar. “Dëshiroj të falënderoj Qeverinë dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen e parezervë në dy vitet e fundit, e cila kontribuoi…

