Author: Jeta almakos

Ish-zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tha se për të dytin vit radhazi Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, si organizatorë të Forumit të Prespës për Dialog, i cili po vazhdon këtë vit në Strugë, nuk dëshirojnë ta ftojnë të marrë pjesë. “Për dy vite me radhë nuk jam ftuar në Forumin e Prespës. Do të shihemi në forumin e Prespës, do më thonë të huajt, dhe unë u them në thonjëza që nuk do të vij. Kjo thirrje për unitet është fjalë boshe dhe një situatë gjysmë e trishtë”, tha nënshkruesi i…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog. Informacionin për Alsat e konfirmuan nga Ministria e Punëve të jashtme të cilët thonë se “Kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar pjesëmarrjen”. Para pak çastesh, edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi se nesër me kryeministrin Kurti do të bisedojnë për situatën në Kosovë dhe për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes, me qëllim qetësimin e situatës dhe garantimin e paqes në rajon.

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova nga Varna tha se është koha për një takim mes qeverive të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi që të merren masa më serioze pas incidentit të fundit me një shtetas me identitet bullgar. Ajo e cilësoi si veprim të pamjaftueshëm dërgimin e një note ambasadores të RMV-së, sepse ka informacione se po përgatitet tekst për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, por në praktikë nuk ka zhvillim. Nënkryetarja Jotova kërkoi që të mos harrojmë se përveç kushtetutës së RMV-së, duhet të ketë ndryshime edhe sipas protokolleve të përbashkëta të nënshkruara,…

Lexo më Shumë

Erkan Arifi, kryetar i Kumanovës, përkatësishtë i komunë së Likovës. “E përgëzoj kompaninë Liko Project për realizimin e qendrës së re tregtare La Plaza në Kumanovë. Kjo qendër tregtare do të thotë shumë për qytetarët, këtu do të mund të gjejnë të gjitha markat me të njëjtat çmime, me aksione, por edhe me çmime shumë më të ulëta. Vetë projekti, siç është implementuar, prezanton standarde të reja në ndërtim për qytetin e Kumanovës. Do të dëshiroja që investitorët e ardhshëm në qytet të ndjekin këtë shembull në fushën e investimeve dhe të investojnë në projekte të tilla. Është një njësi…

Lexo më Shumë

Në rrugën drejt Bashkimit Europian nuk e humbisni identitetin, por e përforconi atë. Kështu u përgjigj euroambasadori në vend Dejvid Gir në kërkesën e VMRO-DPMNR-së që Këshilli i BE-së të miratojë dokument të ri me të cilin do të garantohet identiteti dhe gjuha maqedonase. Gir tha se pritshmëritë që të keni marrëveshje më të mirë me Bullgarinë janë joreale. “Në rrugën drejt BE-së nuk e humbni identitetin, historinë, kulturën e as gjuhën tuaj. Në fakt gjuha maqedonase tashmë është në kornizën negociuese për negociata pa asnjë kualifikim. Sa i përket pritshmërive, mendoj se nuk është realiste pritja që të keni…

Lexo më Shumë

Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup – Tetovë, informon KlanM. Sipas pamjeve të siguruara nga Klan Maqedoni, një automjet i tipit Mercedes, siç duket ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës. Përvec anësoreve, automjeti duket se ka goditur edhe disa nga pemët në vijën ndarëse mes korsive, që e bën edhe më të rrezikshëm aksidentin. Nuk ka ende informata rreth fatit të drejtuesit të automjetit apo edhe nëse ka pasur udhëtarë të tjerë. Policia është në vendngjarje dhe po rregullon trafikun, ndërsa detaje, pritet të jepen gjatë ditës së nesërme./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, foli për çështjet e pazgjidhura mes vendeve të Ballkanit, që sipas tij, mbeten plagë që nuk shërohen, përcjell KlanM. Sipas Grubit, shpikja e armiqve dhe vendosja e frikës është dëshmuar të jetë një mënyrë produktive për të fituar pushtetin dhe për të ruajtur pushtetin pa asnjë progres. “Asnjëri prej nesh nuk humbi asgjë nga Marrëveshja Kornizë, askush nga ne nuk humbi asgjë nga Marrëveshja e Prespës, askush nga ne nuk do të humbasë asgjë nga Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Shteti, rajoni dhe ne të gjithë duam…

Lexo më Shumë

“ Unë çdoherë bazohem në një fjalë të Leonardo Davincit i cili thotë nëse një here e ke shijuar fluturimin, gjithmonë do të ecish me këmbë në tokë dhe me sytë e kthyer nga qielli, sepse atje ke qenë dhe atje do të doje të ishe” – tha piloti i ri. Kjo thënie e ka frymëzuar Jeton Jusufin, nga fshati Çajlanë e Shkupit që ëndrrën për të qenë një pilot e ka kthyer në realitet. Jetoni deri tani ka realizuar 10 fluturime solo dhe më shumë se 100 orë fluturime me asistence. “Momentalisht fluturime solo kam afër 10, dhe fluturime…

Lexo më Shumë

Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, duke filluar nga sot, çdo ditë në vijim nga ora 10:00 deri në 12:00 pasdite, do të bëjnë grevë pa kryer detyrat e tyre të punës nga vendi i punës. Nga atje paralajmërojnë se ekziston mundësia që të krijohen “situata të padëshiruara” si mospërmbushje e detyrave të punës dhe obligimeve të punonjësve gjatë një greve të mundshme të përgjithshme. Dy ditë më parë ata mbajtën protestë duke nisur nga ora 11:00 para godinës së Ministrisë së Financave. Punonjësit thonë se më herët është arritur marrëveshje me ministrinë, por për arsye të panjohura ende…

Lexo më Shumë

Osmani për situatën në Kosovë. Thirrje autoriteteve kosovare të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët. Nga kjo pozitë ftoj autoritetet e Kosovës që të jenë në bashkëpunim të ngusht me miqtë tanë euroatlantik, pasi kjo është e ardhmja e vetme e rajonit? Osmani për draft projektin e z. Rama Draftin e kam parë dhe përshëndes z. Rama për këtë iniciativë dhe ideja e z. Rama është për të krijuar ide të reja për të dal nga situata. Z. Rama nuk imponon zgjidhje por tenton të gjej shteg për të dal nga situata. Autoritetet kosovare do të vendosin se cila do të jetë më…

Lexo më Shumë

Një vrasje ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Prishtinë, ku dyshohet se viktima është nga Maqedonia e Veriut. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën C në Prishtinë, ku është gjetur viktima pa shenja jete i qëlluar me kallashnikov. Po ashtu bëhet e ditur se makina e personit të vrarë, është me tabela të Maqedonisë së Veriut. Portali Sinjali ka dhënë detaje të pakonfirmuara duke zbuluar edhe detaje për personin e dyshuar se është vrarë dhe që është nga Shkupi. Sinjali bën të ditur edhe emra.

Lexo më Shumë