Në orët e hershme të mëngjesin është djegur vetura private “Audi” e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi. Por, sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetura është në emër të një personi tjetër, me inicialet B.L. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Sot në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 03:30 në rugën ‘Strumica’ është shkaktuar zjarr në automjetin ‘Audi’ me regjistrim të Shkupit, pronësi dhe e parkuar nga B.L. (35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka persona të lënduar, ndërsa një ekip i SPB Shkup ka kryer ekspertizë”. Ndërkaq, duke ju kërkuar falje fqinjëve dhe familjarëve të…
Author: Jeta almakos
Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), e cila ka për detyrë auditimin e fondeve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por dhe vendeve të tjera përfituese të këtyre fondeve, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të publikara, vendi i cili mban numrin më të madh të hetimeve të nisura për Ballkanin Perëndimor është Maqedonia e Veriut. Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), mori vëmendje të shtuar ditët e fundit në Shqipëri, pas lajmit për anulimin e fondeve IPARD II . Shteti i dytë me numrin më të lartë të hetimeve të nisura në rajon është Serbia, ndaj të…
Mobileria “KUPA”-Strugë, është një nga kompanitë më të mëdha të produkteve shtëpiake në Strugë dhe më gjerë. Kjo kompani ka filluar si një biznes i vogël familjar e cila si rrjedhojë e punës dhe sakrificës përveç që ka vendosur rrënjët e saj brenda Strugës dhe Maqedonisë, tani ka krijuar klientët e saj edhe jashtë vendit dhe i gjithë ky rezultat është arritur vetëm nga cilësia e mobiljeve që krijon dhe ofron kjo kompani. Pas çdo historie suksesi, fshihen shumë orë pune që askush nuk i sheh dhe nuk e ka idenë se sa e vështirë është, por në qoftë se…
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, po pret që Izet Mexhiti ta formojë lëvizjen e re politikë, me të cilën Besa është e gatshme të bashkëpunojë. Kasami shprehet se përfundimisht duhet të bëhet ndryshim në skenën politike shqiptare. “Le që jemi të hapur por vazhdojmë të punojmë intensivisht për bashkëpunim me gjithë forcat opozitare. Kemi komunikim të mirë më Izet Mexhitin dhe mendoj se nga momenti i formalizimit të lëvizjes së tij ne do formalizojmë edhe bashkëpunimin”. “Më lejoni të bëj thirrje edhe te të gjithë strukturat e tjera, partitë e tjera dhe individë të tjerë të pakënaqur nga partitë…
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, njofton se është arritur marrëveshje për furnizimin e shiritave për personat me diabet. Në një postim në Facebook, Mexhiti shkruan se kujdesi shëndetësor për pacientët është prioritet i tij. Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sot në mëngjes Mexhiti ka dëgjuar në takim kërkesat e personave me diabet. Ai ka thënë se si ministri kanë mirëkuptim të plotë për kërkesat e tyre dhe sfidat me të cilat përballen. Siç informoi ministri në mbledhjen e mëngjesit të sotëm, po marrin të gjitha masat për plotësimin e kërkesave të personave me diabet. “Të gjitha procedurat në…
Kritikat e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të SHBA-së, janë alarmi i fundit për institucionet që të ndërmarrin masa serioze për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe largimin e ndikimit politik ndaj gjyqësorit, thonë njohësit e çështjeve juridike në Maqedoninë e Veriut. Më 19 korrik, SHBA-ja e futi në listën e zezë biznesmenin Jordan Orce Kamçev, për të gjitha veprat korruptive që dyshohet t’i ketë bërë nga viti 2000 e këndej. Vetëm një ditë më herët, në listën e zezë u përfshi edhe “Cytrox”, një kompani maqedonase vëzhgimi me bazë në Hungari, e dyshuar për veprimtari spiunazhi duke shfrytëzuar hapësirën…
Trupi i 23-vjeçares Fatmata Kamara nga Sierra Leone, e cila u qëllua nga policia e Maqedonisë në kazermën e Gjevgjelisë, sot pas tre muajsh i është dorëzuar bashkëshortit të saj Abu Bakar, për t’u transportuar në Sierra Leone për varrim. Transporti është bërë përtej kufirit serb me të gjitha dokumentet e nevojshme dhe lejen e autoriteteve hetuese të RMV-së. Duke qenë se është hapur një procedurë hetimore paraprake për rrethanat që çuan në vdekjen e Fatmës dhe duke qenë se në ngjarjet para vdekjes ishte përfshirë një punonjës policie, u krye autopsi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rezultatet e autopsisë janë gati…
Këshilli i Qytetit të Shkupit dje ka votuar nismën për të mbështetur financiarisht Klubin e futbollit KF Vardar, që ishte dorëzuar nga një këshilltar. Kjo nismë është mbështetur me shumicë votash, por tani nuk është caktuar se sa do të jetë shuma financiare që do ti jepet klubit të “komitëve” dhe se për këtë do të vendos kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, përcjell INA. Para tetë muajve ishte një nismë e njejtë e miratuar për ndihmë prej 250 mijë eurove për KF Vardarin, por nuk ka kaluar në Ministrinë e Financave. Në mbledhjen e djshme është miratuar një…
Komisioni për Mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit në seancën e sotme ka pranuar propozimin e deputetit Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike, me të cilin kërkohet nga institucionet kompetente që të dorëzojnë informacione për sistemet e sofistikuara “Pegasus” dhe “Predator”, veçanërisht për prodhimin, shitjen, përdorimin dhe keqpërdorimet e mundshme të tyre, transmeton Top24. “Informacioni, ndër të tjera, duhet të përfshijë elementet e mëposhtme – cilat ndërmarrje janë të përfshira në prodhimin dhe shitjen e sistemeve, nëse shërbimet tona i përdorin dhe i zotërojnë ato, nëse sisteme të tilla janë në pronësi të individëve, ndërmarrjeve,…
Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër një 31-vjeçareje nga Demir Kapia, me iniciale M.S. pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale “detyrim”, duke përfituar 60 mijë denarë nga një 45-vjeçar nga Shkupi me iniciale G.R. “Ajo dyshohet se në disa raste ka kërcënuar G.R.(45) nga Shkupi dhe të njëjtin e ka detyruar t’i paguajë mbi 60.000 denarë. M.S. është arrestuar dhe në koordinim me prokurorin publik kundër saj do të parashtrohet kallëzim penale, ndërkaq nga gjykatësit i procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë”, qëndron në buletinin e…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Burgun e Shutkës ka pasur rrahje masive mes të burgosurve, ku njëri nga të lënduarit ka përfunduar me lëndime dhe është dërguar në spital, transmeton TV21. “Sot, në ora 03.10 në SPB Shkup nga Burgu i Shkupit është denoncuar se rreth orës 02:30 në burg ka pasur rrahje mes disa të burgosurve, ku njëri nga të burgosurit ka pësuar lëndime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur afat për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e dokumenteve personale që mbajnë emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”. Sipas Marrëveshjes së Prespës, qytetarët kanë afat deri më 12 shkurt 2024 që të zëvendësojnë pasaportat, letërnjoftimet dhe patentë shoferët me emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Mos ndryshimi i këtyre dokumenteve brenda afatit të caktuar do të rezultojë në pavlefshmërinë e tyre, duke i bërë qytetarët të mos mund t’i përdorin ato për qëllime zyrtare, udhëtime apo në institucione ligjore. MPB ka bërë të qartë se…

