Përveç rrezikut për shëndetin, temperaturat e larta sjelli me vete edhe rrezikun nga zjarret. Vendi ka pësuar dëme të mëdha vitet e kaluara nga zjarret që kanë djegur mijëra hektar pyje dhe sigurisht se frika ekziston edhe këtë vit. Dilemat janë nëse jemi të përgatitur mjaftueshëm për tu përballu me zjarret e mundshme. Dy nga tre avionë zjarrfikës janë për kontroll në Spanjë. Pilotët janë gjithashtu të vështirë për t’u gjetur, ka vetëm gjysmën e numrit të kërkuar. Si Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit ashtu edhe Qendra e Menaxhimit të Krizave kanë vlerësim të njëjtë, se këtë vit ne jemi më të përgatitur për t’u përballur me zjarre të mundshme. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, beson se shpallja e tenderit nuk vonon dhe se dy aerotraktorët pritet të zbarkojnë në tokën e Maqedonisë, siç thotë ai, më së voni për 10 ditë. Por edhe në skenarin më të keq të mundshëm dhe tre traktorët e ajrit të futen në zjarr fikje, do të përbëjë problem për Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Arsyeja për këtë është se për momentin ka mungesë të pilotëve, pasi stafi është përgjysmuar. Çdo avion kërkon të paktën 3 pilotë. Aktualisht janë katër, dhe duhet të jenë gjithsej nëntë. Maksuti thotë se Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit tashmë i është drejtuar Qeverisë, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje afatgjatë për situatën./Alsat.mk
Data 28.08.2026
Aktuale
- Momente të rralla nga Adem Jashari: Më i lumtur se kurrë pranë të fejuarës
- Ndalohet shoferi nga Suedia, voziti 175 km/h në rrugë ku shpejtësia maksimale ishte 80
- Rama firmos ndryshime në Qeveri? Kryeministri mbledh sot ministrat, vendimi pritet në Asamble
- Mickoski: Për dy vjet krijuam 17.000 vende të reja pune, qeveria e mëparshme nuk krijoi kaq shumë për shtatë vjet
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- LSDM: Të hetohet si hyjnë mediat serbe në Maqedoni
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- Gjermania regjistron rritje të numrit të të papunëve në mbi 3 milionë në gusht



