Author: Isen almakos

Është zbardhur dëshmia e 31-vjeçari Ermil Sorra, i cili u mor peng pak ditë më parë nga Shkëlqim Koçeku dhe e Sulltan Picari, të cilët e strehuan në banesën e Donalda Çezmës, ku dhe e dhunuan barbarisht. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar dosjen e prokurorisë, sipas Ermil Sorrës, ai kishte një lidhje me 37-vjeçaren dhe se ajo i kishte marrë atij deri në 30 mijë euro borxh, gjatë kohës që ato kishin një lidhje me njëri tjetrin. Sipas Sorrës, ato e kanë marrë peng, në mënyrë që ta trembin që ai të tërhiqet nga kërkesa për ti…

Lexo më Shumë

Para pak minutave janë ndierë dridhje toke në Maqedoninë e Veriut. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnjë, 44 kilometra afer Mostarit. Sipas Qendrës Sizmiologjike Euromesdhetare, tërmeti ishte me magnitudë 6.0 në thellesi prej 2 kilometrave. Ai është ndier në të gjitha vendet e Ballkanit.

Lexo më Shumë

Surije Mustafa nga komuna e Shkupit po hyn në shtëpi të re, ndertuar nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Shtëpia është e ndertuar për dy familje (me dy hymje). Për më shumë rreth historisë prekëse të Surijes dhe familjes së saj, video është publikuar dhe mund ti shihni pamjet, në faqen zyrtare të shoqatës si dhe në kanalin zyrtar në Youtube: “Jetimat e Ballkanit”. “Falenderojmë EURO BETON të cilët dhuruan betonin komplet për këtë shtëpi”, njofton kjo shoqatë duke publikuar edhe listën e plotë të donatorëve.

Lexo më Shumë

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka njoftuar për një shpërthim të pazakontë të rasteve pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabamas. Deri më tani, të paktën nëntë raste të tilla janë raportuar zyrtarisht në shtetin amerikan, sipas CDC-së dhe mund të ketë më shumë në të gjithë vendin. Ai shton se inflamacioni i mëlçisë tek fëmijët ishte shkaktuar nga Adenovirusi, jo nga infeksioni i coronavirusit. Departamenti i Shëndetësisë në Alabama njoftoi se të gjithë fëmijët e infektuar ishin nën moshën 10 vjeçare, raportoi Businessinsider. Ndërkohë, raste të ngjashme u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar në…

Lexo më Shumë

Ushtarët rusë duket se nuk janë larguar nga qytetet e Ukrainës pa lënë gjë mbrapa. Përveç varreve masive dhe torturave që u shkaktuan të vdekurve, ata kanë menduar dhe se si të marrin më shumë jetë ukrainasish madje pa qënë aty. Një kukull e mbushur me eksploziv, një top me një vrimë të hapur në të cilin është vendosur një fitil me dinamit, një bombë artizanale në vend të një baterie telefoni lodër. Rusët lanë pas mjete të reja vdekjeje, të maskuar duke synuar më të pambrojturit, fëmijët. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar një galeri fotosh që dëshmojnë mizorinë e denoncuar…

Lexo më Shumë

Dje në ora 18 e 10 minuta zjarri ka përfshi një pjesë të atarit të fshatit Makresh të Kumanovës, njofton MPB. Zjarrin në polici e ka denoncuar banori 58 vjeçar i fshatit me iniciale Z.T. Zjarri është fikur nga ekipet zjarrëfikëse, kurse në të nuk ka të lenduar.

Lexo më Shumë

Shaip Kamberi përsëri deputet (Dokument) 22 Prill, 2022 19:07 Kamberi: Vetëm ShBA mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën Gjykata Administrative në Nish aprovon kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për rivotim në vendvotimin numër 6. në Tërnoc, përcjell Kosova Post. Pritet Vendimi edhe për vendvotimin numër 13 në Zarbincë. Kamberi, i cili në zgjedhjet e 3 prillit garoi në kuadër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, tha se këto zgjedhje u karakterizuan me dalje të ulët të shqiptarëve, për shkak të, siç tha, pasivizimit të adresave të shqiptarëve. Lexo Edhe: Kurti për pasivizimin e 6 mijë adresave…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve jozyrtare, viktimat mund të jenë mbi 20 persona. Instituti Qendror i Kërkimeve i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse ka marrë zjarr në Tver. Zjarri ka nisur në katin e dytë të pallatit, por me shpejtësi është përhapur në tre katet e sipërme. Sipas të dhënave fillestare, të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 25 janë plagosur.Sipas shërbimit të urgjencës së Tverit janë lënduar 20 persona, raporton bgonair.bg. Disa vdiqën pasi thithën tymin, të tjerët – duke u hedhur nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit. Video në linkun e mëposhtëm: http: // https: //www.youtube.com/watch? v = Haotrll_2lk Në vendngjarje…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme i gjithë opinioni ishte dëshmitar i një skandali të dy zyrtarëve të BDI-së të cilët edhe pse që të dy janë të deklaruar si shqiptarë, komunikimin e zhvilluan vetëm në gjuhën maqedonase, duke mos respektuar të paktën dygjuhësinë, reagon Aleanca për Shqiptarët ndaj komunikimit vetëm në gjuhën maqedonase mes avokatit të Popullit, Naser Zyberi dhe ministrit të arsimit, Jeton Shaqiri. “I ashtuquajturi Avokati i Popullit, Naser Ziberi, në një shkresë dërguar Ministrit për Arsim, Jeton Shaqiri, kishte tentuar edhe një herë të bëjë presion mbi arsimtarët që ta ndërpresin grevën. Edhe pse që të dy funksionarët…

Lexo më Shumë

Ejup Berisha Edhe politika e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka një personalitet të brenduar politik e ai padyshim është Presidenti i tanishëm i Republikës Z.Stevo Pendarovski. Vlersoj se ai që për politikën në Gjermani ishte Helmut Kohl, për politikën franceze ishte Cherles de Gol dhe për politikën angleze ishte Winston Churchil poashtu një personalitet të tillë politik brend tanimë e ka politika e RMV-së e ky edhe njëher po e përsëris është Presidenti i tanishëm i Republikës Z. Stevo Pendarovski. Cka e bën brend të pakontestueshëm një personalitet politik në politikë atë e bëjnë të tillë këto karakteristika.…

Lexo më Shumë

31 palestinezë mbetën të plagosur, Antonio Guterres thirrje të ndalen sulmet dhe retorika vrasëse 31 palestinezë u plagosën nga përleshjet me policinë izraelite pranë xhamisë Al-Aksa. Përleshjet filluan rreth orës 4 të mëngjesit, kur qindra protestues filluan të hedhin gurë dhe duke gjuajtur me fishekzjarre ndërsa valëvitnin flamujt e Hamasit. Forcat izraelite nga ana tjetër u kundërpërgjigjen me granata, plumba gome dhe spraj me piper ndaj palestinezëve. Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbetur jashtë xhamisë. Por autoritetet janë shprehur se konfrontimet dukej se ishin më të kufizuara sesa dhuna e fundit e cila është rritur gjatë…

Lexo më Shumë

Udhëtarët nga jashtë së shpejti do të mund të hyjnë në Zvicër ose të aplikojnë sërish për vizë, sipas kushteve të zakonshme, që kanë vlejtur para pandemisë. Më 2 maj, pra, do të hiqen edhe kufizimet e fundit të hyrjes, të vendosura dy vite më parë, për shkak të koronavirusit. Kështu, sipas një njoftimi në twitter të bërë në mbrëmjen e të enjtes (sot) nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), duke filluar nga e hëna pas një jave, më 2 maj, do të zbatohen sërish kriteret normale për udhëtime në Zvicër, shkruan srf.ch. Megjithatë, një numër vendesh jashtë zonës Shengen…

Lexo më Shumë