Author: Isen almakos

Ukrainë ka krijuar krizë globale dhe rritje të çmimeve për shumë produkte në tregun ndërkombëtar e në veçanti të derivateve të naftës. Rritjen e çmimeve po e përjeton edhe Kosova, sidomos të naftës, e cila pritet të rritet ende. Por ky del të mos jetë problemi i vetëm për Kosovën, pasi tash e tutje do të ketë problem edhe me importin e derivateve pasi kompania nga Shqipëria, Kastrati Group ka ndërprerë furnizimin me naftë për kompanitë kosovare të derivateve. Veriu.info ka siguruar komunikimin intern mes Kastrati Group dhe kompanive kosovare. Në njoftimin e tyre thuhet se kompania në fjalë ka…

Lexo më Shumë

Zevendes ministri i Kulturës, Daim Luçi, sapo ka publikuar një lajm mjaft të mirë për Çarshinë e Shkupit nga mbledhja e 19-të e Qeverisë. “Kurshumli Hani është shpallur objekt i trashëgimisë kulturore me rëndësi të veçantë”, ka njoftuar Luçi, për avancimin e statusit të këtij monumenti të rëndësishëm kulturor për Shkupin dhe mbarë vendin. Kurshumli Hani është ndërtuar në shekullin 15 me funksion të karvan sarajit për tregtarët dhe furnizuesit të cilët kanë ardhur në çarshi për ofrim dhe blerje të mallrave tregtarë. Në vitin 1878 është ridedikuar në burg. Sot ky han turk është shndërruar në Lapidarium (ekspozitë e…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari sot në konferencë për shtyp në Gostivar, u përqendrua në emërimin e Lubomir Fërçkoskit për ambasador të Maqedonisë së Veriut në KB në Nju-Jork dhe kërkoi nga presidenti i shtetit, Pendarovski ta tërheq dekretin. “Ky dekret përmes errësirës së presidentit Pendarovski është skandal i paparë diplomatik dhe fyerje për shumicën e qytetarëve, për disa arsye. E para ka të bëjë me angazhimin politik dhe qasjen thellësisht antishqiptare të Fërçkoskit. Si ideolog i LSDM-së dhe ish-ministër i policisë, ai përdori të njëjtat metoda të përgjimeve si Gruevski dhe ishte skenarist i…

Lexo më Shumë

Bashkëbisedim i albinfo.ch me Adilxhemil Saiti, Këshilltar ekonomik i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Gjermani dhe Austri Në bisedën e zhvilluar me Adilxhemil Saiti, janë prekur disa tema shumë të rëndësishme nga rrafshi ekonomik, tregtar si dhe ai diplomatik. Mes tjerash është folur për investimet e huaja në vend, Zonat e lira dhe klima tërheqëse e tyre si dhe bashkëpunimi tregëtar mes Maqedonisë së Veriut dhe shteteve të BE-së. Saiti përmend se fabrikat e tekstilit tanimë prodhojnë materiale të ndryshme për kompanitë apo brendet e njohura europjane e botërore si: Bundespolizei, Bundeswehri gjerman, Frankfurt Airport, Swisscom, Armasuisse, Steilman, Sunrise…

Lexo më Shumë

Keshilli i komunës Karposh ka botuar Planin e ri Detal Urbanistik, me të cilin parashihet ndertimi i dy pompave të benzinës afër hotelit “Aleksandar Palace”, paralel me bulevardin “8 Shtatori”. Plani është votuar me 16 vota pro, kurse e kanë votuar bashkërisht keshilltarët e VMRO-DPMNE, LSDM dhe partisë GROM të kryetarit të komunës, Stevço Jakimovski. Këshilltarët e Levicës dhe nga lista e pavarur kanë bojkotuar mbledhjen, transmeton Almakos. PDU është votuar në afatin e fundit, vetëm dy ditë pasi burime nga komuna Karposh thanë se është duke u përgatitur “lojë e madhe” për ta futur komunën në borxh prej 15…

Lexo më Shumë

Debati planetar për zhvillimet në Ukrainë, ka përfshi edhe opinionistët në Maqedoninë e Veriut. Shumica absolute e opinionit dhe opinionistëve janë në anën e Ukrainës, e mes tyre shquhet edhe gazetari dhe analisti Naser Selmani. “Bota e lirë dhe demokratike ka dënuar me force agresionin rus kundër Ukrainës dhe është solidarizuar me sakrificën sublime të popullit ukrainas për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e atdheut të tyre. Për fat të mirë shtetet shqiptare dhe mbarë populli shqiptarë kudo që jeton është bashkuar me koalicionin euroatlantik në dënimin e këtij agresioni barabar të Putinit dhe solidarizimin me luftën e drejtë të…

Lexo më Shumë

Gjermania po planifikon të dërgojë 2700 raketa të tjera kundërajrore në Ukrainë. Berlini zyrtar ka ndryshuar politikën e saj ushtarake, pasi në të kaluarën ka kufizuar eksportin e armëve të saj në konlifkte. raporton The Guardian. Raketat tokë-ajër “Strela”, të cilat dikur i përkisnin arsenalit të vjetër të Ushtrisë Popullore Kombëtare të Gjermanisë Lindore të kontrolluar nga sovjetikët, janë miratuar për eksport nga ministria ekonomike e Gjermanisë, por ende presin miratimin zyrtar Këshilli Federal i Sigurisë. Raketat kundërajrore vijnë pas dërgimit të 1000 armëve antitank dhe 500 raketa Stinger që qeveria gjermane i dërgoi në Ukrainë javën e kaluar. Përveç…

Lexo më Shumë

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin e parë të madh ukrainas që ra në një luftë shkatërruese një javore që ka krijuar tashmë një milion refugjatë. Marrja nën kontroll e qytetit prej 290,000 banorësh, i cili vetëm vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO, u pa si një nxitje e rëndësishme për Moskën, teksa përgatitet për bisedimet e mundshme të armëpushimit të enjten. “Okupatorët” rusë ishin në “të gjitha anët” e Hersonit, pranoi zyrtari rajonal ukrainas, Gennadi Lakhuta vonë të mërkurën. Pushtimi erdhi pas një rrethimi tre-ditor që e la këtë qytet pa ushqim…

Lexo më Shumë

Deri te Këshilli i Qytetit të Shkupit, kryetarja Danella Arsovska ka dorëzuar propozim që të miratohen 7 milionë denarë ndihmë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, transmeton TV21. Ky vendim për ndihmë humanitare është shprehje e solidaritetit për qytetarët e Ukrainës që janë prekur nga konflikti ushtarak, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. “Jetojmë në kohëra turbulente, të ballafaquar me sfida të mëdha. Askush nuk dëshiron konflikte dhe vuajtje, të përpiqemi të ndihmojnë sa të mundemi”, tha Arsovska. Sot bëhen 8 ditë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, e cila rezultoi me pushtimin e Hersonit – si njëri nga qytetet kryesore të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21 ka komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski, i cili sot tha se qysh me 5 nëntor të vitit 2021 kanë pasur informacione për sulmin rus në Ukrainë. Xhaferi thotë se informacone mund të ketë pasur edhe më herët, por që nuk dëshiron të flas për data, pasi përbëjnë informacione të klasifikuara. -Këshilli i Sigurimit i ka të dhënat e klasifikuara, nuk bëhet fjalë për data. –Po pyes kështu pasi presidenti Stevo Pendarovski tha se më 5 nëntor na kanë arritur informacione se Rusia do të sulmojë Ukrainën? -Ai është prodhues i…

Lexo më Shumë

Numri i Muslimanëve në Ukrainë është subjekt i një sasi të caktuar spekulimesh. Udhëheqësit Muslimanë dhe palët e tjera të interesuara insistojnë që ekzistojnë 1.5 – 2 Milion Muslimanë në vend, megjithëse regjistrimi kombëtar i vitit 2001 regjistroi vetëm 436,000 Muslimanë me lindje (0.9% të popullsisë). Kanë 40 grupe etnike që tradicionalisht praktikojnë Islamin, më të mëdhenjtë janë Tatarët e Krimesë (248,000), Tatarët Volga-Ural (73,000) dhe Azerbajxhanasit (45,000). Tatarët e Krimesë përbëjnë rreth 57% të të gjithë Muslimanëve Ukrainas. Dhe janë i vetmi popull indigmë Musliman i Ukrainës, që u vendosën në territorin e Republikës Autonome Krimesë moderne në fillimin…

Lexo më Shumë