Author: Isen almakos

Të rinjtë sot të humbur në vendlindjet e tyre dhe të shkapërderdhur nëpër botë Duke u marrë me Ukrainën kemi harruar të merremi me vetveten.Ne jemi mësuar përher të merremi më shumë me qështje të tjera se sa me tonat. Kësaj i thonë ne shqiptarët e hamë bukën tonë por i mbajmë brengat e të tjerëve. Jo se nuk duhet të na brengosë gjendja momentale në Ukrainë e cila mund të këtë implikime serioze dhe pasoja shumë të rënda mbi sigurinë dhe paqën e përgjithshme botërore por dua të themë se ne duke u marrë me të nuk duhet ta…

Lexo më Shumë

Kompania e djalit të liderit serb, Millorad Dodik, i njohur për lidhjet e afërta me Beogradin dhe Rusinë, ka fituar tenderë në Maqedoninë e Veriut edhe pasi babai i tij është futur në listën e zezë amerikane, për shkak të rrezikimit të paqes dhe sovranitetit në Bosnje e Hercegovinë. Sipas dokumenteve autentike të paraqitura në opinion nga nenkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, djali i Dodikut i ka pasur dyert e hapura jo vetëm në ministritë që udhëheqin ministra maqedonas, por edhe te ato që udhëheqin ministra shqiptar, raporton Almakos. Një ndër ministritë e tilla është edhe Ministria e Financave e…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët kaa reaguar ndaj deklaratës se zv/kryeministrit Grubi, i cili ka akuzuar se tentimi për rrëzimin e Qeverisë para vitit të ri ka qenë skenar rus. Në reagimin e shoqeruar me një fotografi nga takimi Grubi-Mijallkov në hotel Marriot, ASH hedh poshtë akuzat e Grubit. “Paska fol Artoni! Njeriu i cili në vitin 2017, deri në momentin e fundit mbronte koalicionin pro rus Gruevski-Ahmeti, me partner kryesor oligarkun e Putinit, Sergey Samsonenkon dhe që natën e 27 prillit përqafohej me djalin e Mijallkovit gjatë sulmit të përgatitur në Moskë e Beograd mbi tempullin e demokracisë”, përgjigjet ASH. Tani…

Lexo më Shumë

Udhëheqësit botërorë po akuzojnë Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë pasi forcat e saj sulmuan një termocentral bërthamor. Një zjarr shpërtheu në centralin bërthamor të Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë – pasi u sulmua nga Rusia. Shërbimet e Urgjencës të Ukrainës arritën të shuanin zjarrin, i cili shpërtheu në një ndërtesë jashtë perimetrit të uzinës, por autoritetet thonë se trupat ruse kanë “pushtuar” centralin, transmeton rtv21.tv. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Jonson tha se sulmi “i pamatur” i Rusisë mund të “kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës”. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden…

Lexo më Shumë

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka sasi të kënaqshme të produkteve ushqimore dhe të drivateve të naftës në mallrat rezervë. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, derivate të naftës ka në shtet, tregtarët rregullisht furnizohen me lëndë djegëse në përputhje me kërkesën”. Kështu Qeveria e Maqedonisë së Veriut e fillon reagimin, pasi mbrëmë pamë se si para pompave të benzinës krijohen kolona veturash për t’u furnizuar me lëndë djegëse. “Qeveria apelon te një pjesë e tregtarëve me pakicë me derivate të naftës të mos e kufizojnë sasinë, gjegjësisht shumën deri ku e shesin lëndën djegëse që futet në automjete, kurse konsumatorët…

Lexo më Shumë

Rusët sulmojnë centralin bërthamor më të madh në Evropë – Zelensky, evropianëve: “Zgjohuni, ju lutem!” Centrali bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainë është goditur dhe aty ka zjarr, sipas Dmytro Orlov, kryebashkiaku i qytetit të afërt të Enerhodar. “Kërcënim për sigurinë botërore!!! Si pasojë e granatimeve të pamëshirshme nga armiku i ndërtesave dhe blloqeve të centralit bërthamor më të madh në Evropë, centrali bërthamor i Zaporizhzhisë është në flakë!!!”, ka shkruar Orlov në Facebook, shkruan CNN, përcjell Telegrafi. “Ndaloni menjëherë bombardimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya”, ka thënë më tej kryebashkiaku. Dhe pas kësaj, presidenti i Ukrainës ka kërkuar “veprim të…

Lexo më Shumë

Kompania e djalit të liderit serb në Bosnje, Millorar Dodik, fiton tenderë në MPB-në e Maqedonisë së Veriut edhe pse është në listen e zezë amerikane. Këto të dhena skandaloze i ka nxjerre në siperfaqe nenkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski si mysafir në televizionin Kanal5. Sipas Nikollovskit, kompania e djalit të Dodikut e ka furnizuar MPB-në e vendit tonë me 1.500 kompjuterë” “Djali i Dodikut gjendet në listen e zezë amerikane. Kam frikë se i tërë sistemi i sigurisë në MPB është në pëllëmbë të nje kompania të kompromituar”, deklaroi Nikollovski, raporton Almakos. Ai akuzoi pushtetin aktual se deri sa…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot ka festuar ditëlindjen e 57-të. I lindur më 4 mars të vitit 1965, por edhe në bazë të përvojës, Thaçi sot konsiderohet ndër politikanët seniorë në skenen politike në Maqedoninë e Veriut. Ditëlindjen e 57-të ai e ka festuar me një tortë me logon e PDSH-së, parti ku deri në vitin 2006 ishte zevendes kryetar, kurse nga atëherë edhe kryetar i partisë. Për një kohë të shkurtër simpatizuesit i kanë shkruar qindra urime liderit të PDSH-së në Facebook./Almakos

Lexo më Shumë

Bombardime të shumta i kanë mbajtur zgjuar gjatë gjithë natës ukrainasit në ditën e tetë të pushtimit rus. Mbi një milion njerëz janë larguar nga vendi. Qyteti i madh i Khersonit është marrë nga rusët. Ukraina pretendon se janë vrarë mbi 9000 ushtarë rusë. Çdo zhvillim i sotëm që lidhet me Ukrainën mund ta gjeni këtu 18:41 – Ukraina e Rusia pajtohen për armëpushim gjatë evakuimit të civilëve Ukraina thotë se ka arritur ‘mirëkuptim të përbashkët’ me Rusinë për evakuimin e civilëve. Pas bisedimeve të paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas të enjten, të cilat zgjatën për rreth 4 orë,…

Lexo më Shumë

Nisin bisedimet Ukrainë-Rusi, kushtet në “tavolinë” Ka nisur prej disa minutash raundi i dytë i diskutimeve mes delegacionit ukrainas dhe atij rus. Takimi ka nisur jo pa ‘incidente’. Sapo delegatët ukrainas kanë hyrë në vendin e takimit me delegatët rus, ka nisur dhe takimi i duarve mes palëve. Por ajo që është bërë virale në rrjet është momenti kur Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, në një moment ‘ngec’ ti japë dorën përgfaqësuesit rus. Kjo jo për faktin e mungesës së dëshirës, por për shkak të ngatërresës së duarve të delegatëve me njëri-tjetrin. /Abcnews.al

Lexo më Shumë

Sot në moshën 57 vjeçare ndërroi jet Reshat Emini, ish pjesëtar i UÇK-së nga Sllupçani. Detyrat e veta në vitin 2001 i kreu në kuadër të Policisë Ushtarake në Zonën e Lirë të Karadakut. Pas konfliktit u punësua në spitalin e Kumannovës dhe ishte një njeri që çdo hallexhiu që kishte probleme te spitali Reshati si punojës aty i dilte në ndihmë. “S’ka njeri që Reshati nuk i ndihmoi. Reshati ka për tu mbajtur në mend për shum gjenerata aty ku punonte por ja sot zoti e deshti më shum dhe sot ja dorzoi shpirtin. Reshat zoti ishalla të dërgon…

Lexo më Shumë