Gjatë ditës së djeshme i gjithë opinioni ishte dëshmitar i një skandali të dy zyrtarëve të BDI-së të cilët edhe pse që të dy janë të deklaruar si shqiptarë, komunikimin e zhvilluan vetëm në gjuhën maqedonase, duke mos respektuar të paktën dygjuhësinë, reagon Aleanca për Shqiptarët ndaj komunikimit vetëm në gjuhën maqedonase mes avokatit të Popullit, Naser Zyberi dhe ministrit të arsimit, Jeton Shaqiri.
“I ashtuquajturi Avokati i Popullit, Naser Ziberi, në një shkresë dërguar Ministrit për Arsim, Jeton Shaqiri, kishte tentuar edhe një herë të bëjë presion mbi arsimtarët që ta ndërpresin grevën. Edhe pse që të dy funksionarët janë të deklaruar si shqiptarë, shkresa ishte dërguar vetëm në gjuhën maqedonase. Këtë shkresë, si të tillë dhe vetëm në një gjuhë, me mburrje e kishte publikuar Ministri Shaqiri.
Ne nuk duam të ndërhyjmë në bindjet dhe përzgjedhjet personale të dy funksionarëve të BDI-së. Ata mund të vazhdojnë që në jetën private të komunikojnë vetëm në gjuhën maqedonase. Por, i rikujtojmë se në fuqi ka një ligj që në këto institucione i obligon të përdorin dy gjuhët, gjeqësisht edhe gjuhën shqipe, aq më tepër kur shkresa ka të bëjë edhe me arsimtarët, një pjesë e madhe e të cilëve janë shqiptarë. Ftojmë edhe Inspektoriatin për zbatimin e ligjit të gjuhëve që urgjentisht të kryjë detyrën dhe të merr masa ndaj dy funksionarëve të BDI-së”, thuhet në reagim.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensionet në Tiranë: Protestues dhe policë të lënduar kërkojnë ndihmë mjekësore
- Dy palestinezë të vrarë dhe katër të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza
- A ndikon vërtet në shëndet kthimi i orës prapa? Ja çfarë thonë ekspertët
- “France 24” jehonë protestës së 12-të studentore në Tiranë: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi



