Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt banimi në Prishtinë, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Policia ka rrethuar me shirita zonën ku ka ndodhur zjarri, duke bllokuar qarkullimin për një kohë.Fatmirësisht nga ka shpërthim asnjë person nuk ka pësuar lëndime trupore, deri më tani, nga zjarri që ka kapluar një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.Detaje për këtë zjarr, ka dhënë Shkelzen Xhafa, shef i operatives rajonale te Drejtorisë se Policisë ka thënë se falë intervenimit policisë së bashku me banorët është arritur që një fëmijë të shpëtohet nga…
Author: Isen almakos
Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, një muaj më parë mori një varëse dhuratë të punuar nga viktimat e dhunës seksuale të Kosovës gjatë kohës së luftës. “Këto varëse tregojnë historinë e të mbijetuarve të dhunimit seksual nga forcat serbe, gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë”, është mesazhi që përmban qaforja. Vasylenko thotë se nuk kishte besuar që një muaj më pas rrëfime të tilla do të kishin edhe gratë ukrainase, të cilat së fundi kanë raportuar përdhunimet nga ushtarët rusë në rajonet e pushtuara të Ukrainës. “Një muaj më parë një koleg nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës…
Prej 13.04.2022, për secilin blerës individual që do të blejë vaj luledielli për ushqim në objektet tregtare, gjatë ditës do të kufizohet shitja e sasisë së vogël në paketim të vetëm. Rekomandohet që të mos lejohet shitja e vajit të lulediellit për ushqim në sasi të mëdha, respektivisht sasi të paketuara në pako, ka njoftuar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së djeshme ka dërguar njoftim për të gjithë shitësit, me çka ka njoftuar që për shkak të rritjes së ndjeshme të blerjes së vajit të lulediellit ushqimor nga blerësit vendorë në raport me…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar një 75-vjeçar nga fshati Lubancë i Shkupit, përcjell TV21. Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e të moshuarit me iniciale D.K., ku janë gjetur armë dhe municione. “Gjatë kontrollit është gjetur një revole Zastava, një revole “Ekol viper”, një pistoletë sinjalizuese, tre korniza municionesh, dy tuba silenciator, 24 fishekë, gjashtë korniza pushke, një hark “Lightning by Barnett” dhe katër shigjeta për hark”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç këtë të mërkurë ësjhtë përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç në lidhje me akuzat që këta të fundit kanë bërë për armatosjen eSerbisë. Vuçiç përmes një deklarate për mediat është shprehur se ato duhet që “ta lënë Serbinë rehat”dhe të ndalin kritikat në lidhje me marrjen e armatimeve nga Kina. Ndër të tjera në fjalën e tij Vuçiç e ka quajtur veten një “ujk të vetmuar”, madje duke refuzuar të jetë edhe luan, sepse, sipas tij, luanët, elefantët dhe tigrat mund të shihen në cirk, por “nuk ka kurrë…
Anxhello Gjorgjievski, i dyshuari I parë për vrasjen e hendbollistit Denis Tot, I cili ishte në arrati, gjendet në paraburgim. MPB-ja ka njoftuar se ai në orën 01.20 të mëngjesit u është dorëzuar zyrtarëve policorë ekipit operativ “Kërkime” në rajonin e lagjes Aerodrom, kurse rreth orës 02.00 është dërguar në paraburgim në Burgun e Shkupit. Për të, sic njofton MPB-ja, tashmë është miratuar vendimi për përcaktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve. Në mengjes edhe Prokuroria Publike njoftoi se MPB-ja në mëngjes ka njoftuar PTHP-në Shkup se Anxhello Gjorgjievski është privuar nga liria. Ai ishte në kërkim në bazë…
Së bashku me menaxhmentin e Klinikës së Pulmologjisë, ministri Bekim Sai sot vizitoi Qendrën e re Kompjuterike për Diagnostikë, ku është instaluar sistemi më bashkëkohor i tomografisë kompjuterike. Sistemi i ri më bashkëkohor për tomografi kompjuterike është vënë në funksion në Klinikën e Pulmologjisë. Ky sistem është siguruar përmes fondeve IPA, në kuadër të mbështetjes financiare nga BE-ja, në vlerë prej 3.7 milionë euro, të destinuara për blerjen e pajisjeve mjekësore. Për këtë qëllim, në Klinikë është punësuar edhe kuadër profesional i cili do të punojnë me pajisjet – katër radioteknologë dhe dy mjekë specialistë radiologë. “Furnizimi me pajisje mjekësore…
Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi ka takuar edhe mandatarin për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Në takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ku u vlerësua se ato janë tradicionalisht partnere dhe miqësore, pa çështje të hapura. Në takim u theksua se të dy vendet, si aleatë të NATO-s, ndajnë të njëjtat vlera dhe kontribuojnë në promovimin e bashkëpunimit rajonal. Pendarovski ka thënë në takim se Maqedonia e Veriut përcjell me vëmendje situatën politike në Mal të…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska ishte pjesmarrëse në sofrën e bëgatshme të iftarit të shtruar nga Ajgyl Sylejman, kryetare e Asociacionit për Afirmimin e gruas. Në këtë Iftar, Arsovska u shoqërua edhe nga nënkryetatja e qytetit, Bujare Abazi. “Në këtë muaj të shenjët të Ramazanit një mundësi e mirë për tu shoqëruar me zonja që vijn nga degë të ndryshme: politikë, biznes, arsim si dhe për të reflektuar me respekt për punën dhe sukseset e tyre”, njoftoi Abazi në Facebook.
Kryeministri Kovaçevski mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive me dhimbje stomaku, siç raporton A1on shkak ka qenë helmimi nga ushqimi. Kryeministri u pranua me dhimbje stomaku nga helmimi i mundshëm nga ushqimi. Atij i është ofruar kujdes i plotë shëndetësor, pas së cilës gjendja e tij është përmisuar menjëherë. Ai është ndaluar në mbrëmje për vëzhgim ndërsa sot është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore ka thënë për portaln A1on dr. Milena Stevanoviq.
Lufta në Ukrainë dhe kriza e refugjatëve mund t’i prishin planet e atyre që dëshirojnë të shkojnë për punë në ndonjë shtet evropian. Nga Agjencitë që ndërmjetësojnë për punësim jashtë vendit, thonë se për dy deri tre muaj do të jetë e qartë nëse kriza e refugjatëve do ta zvogëlojë numrin e punëtorëve nga Maqedonia e Veriut që pranohën ne vendet perëndimore. Ata thonë se refugjatët ukrainas që kanë arritur në Gjermani veçmë kanë filluar të kërkojnë punë, në grupe prej dhjetëra personave të gatshëm për të punuar çkado qoftë dhe duke pranuar paga më të ulëta në krahasim me…
Ish zv/drejtori në ELEM, Fatmir Limani, ka ngacmuar kushëririn e tij, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, pasi ky i dyti në një intervistë ka thënë se rinitarët që po largohen nga vëndi nuk janë patriotë. Reagimin ndaj tekstit që përcjell këtë deklaratë të Ahmetit, Limani e ka filluar me titullin “Karadyzen që dikur ishte qeha!”, kurse aty ka përdorur edhe fjalë tjera si “ mosmirënjohës, injorant, i pafytyrë dhe bukëshkelës!”. Më poshtë u sjellim të plotë reagimin e Limanit. KARADYZEN QË DIKUR ISHTE QEHA ! ◾️ Kur varfnjaku dhe i pafytyri harron papasjen, bëhet mosmirënjohës, injorant, i pafytyrë dhe bukëshkelës…

