Author: Isen almakos

Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka ngritur procedurë kundër një zyrtari të pensionuar policor nga Shkupi, I cili dyshohet se ka kryer veprën penale “cënimi i sigurisë”. I dyshuari nga celulari I tij, është paraqitur në stacionin policor në Qendër, duke u kërcënuar se do të vritet Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski dhe menjëherë ka ndërprerë lidhjen. Pas bastisjes së kryer, tek ai janë gjetur shumë armë të rrezikshme zjarri. Nga Prokuroria thonë se pasi kërcënuesi është identifikuar dhe locuar, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur një pushkë “karabin”, dy pistoleta “Çeshka Zbroevka” dhe “Smit Weson”, plumba…

Lexo më Shumë

Në Rozhajë të Sandhakut u mbajt një aktivitet që për tej përmbajtjes, përcillte një mesazh te madh: mbrojtjen e percjelljen e gjuhës shqipe ndër breza në Sanxhak. Ishte një aktivitet mbarëkombëtar me pjesëmarrje nga Parlamenti shqiptar, zyra e Presidentit të Shqipërisë e Kosoves, Humanistit gjerman Herbert Pubans dhe Skender Thaçi nga Kosova, poetë nga gjitha viset, si dhe një ekspozitë nga Rozafa Shpuza që u prit me shumë vlerësime. “Sot Rozhaja foli shqip! Biografia e puna e Njeriut të madh Mustafa Kruja erdhi për një ligjerate nga stërmbesa e tij. Qershia mbi tortë, Ansambli Rugova dhe grupi i valleve të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njihet si njeri i cili nuk është “rob” i protokollit. Këtë e ka dëshmuar edhe sot duke pritur në kabinetin e tij kampionin botëror në body-bilding, Mihail Krizhanek nga Sllovakia. Pendarovski ka shfrytezuar takimin për të bë pak humor, duke “thyer” në kabinetin presidencial duart me kampionin botëror, i cili ka pozuar pa bluzë. “Pata rastin ta takoj gjatë qëndrimit të tuj në Shkup, si mysafir nderi i Federatës së Maqedonisë për Bodibilding dhe Fitnes, në kuadër të garës ndërkombëtare në bodibilding”, ka shkruar Pendarovski në Facebook duke postuar fotot, kurse shkrimin e…

Lexo më Shumë

Në shtëpinë e fotografit të njohur, Çesk Shllaku në Shkodër, në pak ditë do festohen Pashkët Katolike, ato Ortodokse dhe pastaj Bajrami. Dy burrat e shtëpisë Çesku dhe Eltoni, janë të besimit katolik, kryefamiljarja Vaska është ortodokse ndërsa nusja e re e shtëpisë Suzana, myslimane. Familja merr pjesë në të gjitha ritet fetare. Të gjithë së bashku po shkojnë në kishë për të bekuar ushqimet, ashtu siç e do tradita e Pashkëve. Festave të shenjta u parapriu një gëzim i veçantë siç ishte ardhja në jetë e një pjesëtari të ri të familjes. Kjo ishte arsyeja pse nusja e shtëpisë…

Lexo më Shumë

Nga Qeveria kanë reaguar pas refuzimit të ofertës për rritje të pagës për 10 për qind. Nga ekzekutivi vendimin e Sindikatës së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës për të vazhduar grevën e quajnë të papërgjegjshëm. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në negociatat me SASHK-un ka ofruar rritje prej 10% të pagave që do të sigurohet nga buxheti plotësues. Kjo do të thotë se arsimtarët dhe edukatorët do të kenë një rritje mesatare prej 2.500 denarë në të ardhurat e tyre mujore. Njëkohësisht, metodologjia me të cilën Qeveria do të sigurojë rritje të vazhdueshme të pagave, do t’i japë zgjidhje…

Lexo më Shumë

Mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe është duke e furnizuar me armë Kosovën. Ky dyshim i pakonfirmuar nga autoritetet britanike dhe kosovare, duket se ka shqetësuar shumë Serbinë, e cila në anën tjetër po armatoset nga të katër anët. Media serbe Novosti, ka raportuar se një avion ushtarak i forcave ajrore britanike, që ka ateruar së fundmi në Prishtinë, ka realizuar dërgesën e raketave anti-tank “Javelin” dhe “NLAW”, të cilat po përdoren edhe nga Ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse, si donacion nga shtetet perëndimore. Bëhet fjalë për raktet efikase anti-tank që i kanë ndihmuar forcave ukrainse për…

Lexo më Shumë

Njësia e Task Forcës dhe njësitë patrulluese të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Zhegër (Drejtoria rajonale kufitare-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren. Si rezultat i kësaj, me datë 16.04.2022, në orët e mbrëmjes, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen dy automjete: njëri i tipit Furgon dhe tjetri, automjet i tipit kombi, të dyja me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore. Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor…

Lexo më Shumë

Sindikata e Arsimit sot ka vendosur që greva të vazhdojë dhe mësimdhënësit neser nuk do të kthehen në mësim. SASHK në mbledhjen e Këshillit ka diskutuar për qëndrimin përfundimtar nëse do të pranohet oferta e Qeverisë ose jo dhe është konstatuar se oferta e dhene gojore për rritje prej 10 për qind është joserioze, raporton Almakos. Sindikata ka vendosur që zyrtarisht të prononcohet për mediat në ora 16 pasdite. Greva ka filluar para një jave, kursr Sindikata kerkon rritje të rrogave prej 18.4 për qind.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Instituti Publik njoftonë se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.649 ku janë diagnostifikuar 89 raste të reja me koronavirus, nga numri i përgjithshëm i pozitivëve 15 janë riinfektime. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 55 pacientë si të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur raste vdekjesh si pasojë e Kovid-19. Që nga paraqitje e pandemisë e deri tani në ven janë bërë 1.996.485 testime për Kovid-19 ku pozitiv kanë rezultuar 308.605 persona, numri i pacientëve të shëruar është 298.306, numri i pacientëve të cilët kanë…

Lexo më Shumë

Në lagjen e Draçevës, në komunën e Kisella Vodës, mbrëmjen e djeshme ka filluar ndërtimi i një kryqi të lartë 63.5 metra. Kryqi do të jetë i dyti me gjatësi në Shkup, pas atij në Vodno. Ideja për vendosjen e kryqit, siç thotë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski është nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë për realizimin nga Kongresi Maqedonas Botëror i Todor Petrovit. Ky vendim ka kaluar në Këshillin e Komunës, dhe është votuar njëzëri. “Është donacion i Kongresit Botëror Maqedonas dhe kompanive ‘Fakom’ dhe ‘Dabar’. Jam i bindur se do të jetë e dashur…

Lexo më Shumë

Mjaft, nëse është për mirë. Mendoj se partisë i duhet energji e re dhe njerëz që do të mund të komunikojnë me shumë më tepër motivim për ta përfaqësuar PRSD-në, tha Petkovski. Nënkryetari i partisë Goran Misovski dhe sekretari organizativ Kristijan Trajkovski po hyjnë në garë për liderin e ri të Partisë së Re Socialdemokrate, pasi Tito Petkovski njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, konfirmoi kandidatët për “fronin” e lirë. Se cili prej tyre do të drejtojë partinë do të dihet në kongresin e pestë të partisë të planifikuar për më 4 qershor. Përveç funksioneve partiake, Misovski është…

Lexo më Shumë

Britania e Madhe do ti dhurojë Kosovës raketa të llojit “Javelin” (xhavelin) dhe “NLAW”, të cilat janë aktuale si pjesë e armatimit të ushtrisë së Ukrainës kundër forcave ruse. Siç shkruan gazeta serbe “Novosti” kjo ka shkaktuar shqetësim të madh tek kreu shtetëror serb, kurse presidenti serb Aleksandar Vuçiq për këtë çështje pritet të ankohet tek kryeministri britanik, Xhonson. “Javelin” janë raketa efikase tokë ajër. Ato mbahen në dorë, kurse po shquhen me efikasitet të madh në Ukrainë, ku po rrëzojnë avionët dhe helikopterët luftarake ruse. “NLAW” janë raketa anti-tank, të cilat dallohen për demet e mëdha që ua shkaktojnë…

Lexo më Shumë