Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.908 teste, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja me Kovid-19 dhe 123 pacientë të shëruar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im”, në mënyrë plotësuese janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi (82 vjet) dhe Ohri (91 vjet), njëri i vdekur në shtëpi dhe i dyti në spital, të regjistruar në periudhën prej 02.04 deri më 12.04.2022. Nga 127 të sapoinfektuar nga Shkupi janë 57, Manastiri 24, Ohri 7, Prilepi dhe Velesi nga 5,…
Author: Isen almakos
Maqedonia e Veriut është ranguar si regjim hibrid në raportin më të ri të “Kombe në tranzicion” të “Freedom House”, e cila e analizon progresin demokratik në 29 shtete në tranzicion. “Sivjet, për herë të parë në shekullin 21, forma e menaxhimit që sundon në rajonin e kombeve në tranzicion është regjimi hibrid. Katër demokraci u kthyen në këtë zonë pasi periudha e pandërprerë e rënies demokratike filloi në vitin 2004: Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në të njejtën periudhë tre regjime autoritare bënë hapa demokratike dhe iu bashkangjitën radhës të regjimit hibrid: Moldavia, Kosova dhe…
Me gazifikimin e Spitalit të Kumanovës zgjidhet një problem shumëvjeçar dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kumanovës dhe rrethinës, njoftoi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, me rastin e leshimit të sistekit në përdorim. “Në bashkëpunim me SP Kumanovë, ky investim do të ketë efekt të rëndësishëm pozitiv për mjedisin, përkatësisht për cilësinë e ajrit. Gjithashtu ai mundëson lehtësim financiar për institucionin që do të jetë në gjendje të riorientojë fondet për investime dhe projekte të tjera”, tha Sali. Bëhet fjalë për investim prej rreth 20 milionë denarë. Fondi është siguruar nga buxheti. Ministri Sali njoftoi edhe per…
Studentja kosovare, Donika Nikollbibaj ka humbur jetën në Itali. E reja nga Gjakova kishte marrë rrugën për Kosovë, por që rrugëtimi për në aeroport doli të jetë tragjik për të. Donika u aksidentua rrugës për në aeroport duke humbur jetën në aksident trafiku.Lajmi është bërë i ditur nga daja i të ndjerës, Kolë Krasniqi. Ai ka treguar gjithë ngjarjen tragjike. Shkrimi i plotë i tij; Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë…
Avokati i BDI-së, Naser Ziberi qenka urdhëruar sot që të ushtrojë presion mbi mësimdhënësit duke keqpërdorur fëmijët dhe prindërit e tyre, për ta shpëtuar partinë dhe Qeverinë. Pasi mashtroi shqiptarët se do të jetë kryeministër i parë shqiptar dhe pastaj si shpërblim uzurpoi postin e Avokatit të Popullit, tash po bëhet Avokat i Qeverisë dhe partisë. E pyesim publikisht, ku ishte ai t’i mbrojë fëmijët kur Qeveria dhe MASH nuk siguronin pajisje, tableta dhe internet për mësimin onlajn, ku ishte kur fëmijët shqiptarë në shumë vendbanime kërkonin paralele dhe detyroheshin të mësojnë në gjuhën maqedonase, ku ishte kur profesoresha Besiana…
Lajm mortor Vdiq Nijazi Straja! Morëm lajmin e hidhur se ish-i burgosuri politik, bashkëveprimtar i Adem Demaçit, i dëbuar nga Kosova për në Turqi, Nijazi Straja, në moshën 89-vjeçare, paska ndërruar jetë në Stamboll. Nijazi Straja ka lindur më 18 nëntor të vitit 1933 në Prishtinë. Shkollën fillore në gjuhën shqipe e ka mbaruar në shkollën “Elena Gjika”, ndërsa Gjimnazin Real e ka mbaruar në vitin 1954. Në vitin 1957, për shkak të qëndrimit atdhetar, organet e pushtetit jugosllav e kanë përjashtuar nga shkolla fillore “Emin Duraku” të Prishtinës, ku ushtronte detyrën e mësuesit. Si pasojë e dhunës së pushtetit…
Nga Erisa Zykaj Vizita e një delegacioni bullgar në Manastir ka shkaktuar irritim në gjirin e disa komuniteteve të Maqedoninë së Veriut, veçanërisht atë jezuite. Siç raportohet nga media në Maqedoninë e Veriut, arsyeja e irritimit është vizita që delegacioni bullgar ka kryer në një qendër të një ashtuquajturi “bashkëpunëtor nazist”. I pyetur nëse Komisioni Evropian ka një reagim lidhur me këtë çështje në konferencën për shtyp të këtij institucioni (Midday briefing), zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero Hernandez është shprehur: Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së: “Ju e dini shumë mire qëndrimin tonë, sipas të cilit Shqipërina dhe Maqedonia…
Lista Më mirë për Tetovën dënon ashpër veprimin e papërgjegjshëm të prerjes së drunjëve në rrugën Strasho Pinxhur! Sakrifikimi i drunjëve shumëvjeçarë me arsyetim se ata dëmtojnë trotuaret dhe pengojnë rindërtimin e rrugëve tregon mungesën elementare të respketit ndaj trashigimisë së qytetit dhe ambientit, vlerëson kjo listë. “E thërrasim Komunën e Tetovës dhe udhëheqësinë e saj që në afat sa më të shkurtër kohor të shpjegojë para qytetarëve procedurat që sollën deri tek ky veprim skandaloz dhe të mbajnë përgjegjësi për të njejtin!”, theksohet në reagim.
Si shumica e mjekëve profesionistë, edhe Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, si duket më mirë e ndien veten në mesin e kolegëve, se në postin ministror. Këtë e dëshmon edhe kjo fotografi, që tregon se Sali sonte ka vendosur që Iftarin ta bëjë me personelin e spitalit “8 Shtatori”. Përveç Iftarit modest, ministri Sali ka shfrytezuar rastin të bashkëbisedojë me personelin e spitalit “8 Shtatori” për nevojat akute të këtij institucioni, në funksion të shërbimeve më efikase për pacientët.
Rasti “Alfa” që tronditi shqiptarët në Maqedoninë e Veriut me dënime të përjetshme nga Gjykata, shkaktoi turbulenca në opinion që nga vendimi e deri sot e kësaj dite. Emisioni “Uniko” në Klan Maqedoni ju sjell prova, dëshmi, dokumente, deklarata që pritet të ndryshojnë rrjedhën e këtij procesi. Flet eksluzivisht i burgosuri i përjetshëm Agim Islami. Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: https://youtu.be/eEpRVuJEL34
Në atmosferë të tensionuar, Qeveria ka shkarkuar deejtorin e Policisë Financiare Arafat Muharremi, shkruan Express.mk. Sipas këtij portali, Muharremi bashkë me dy funksionarë tjerë nga BDI, dyshohet për keqperdorim të detyrës zyrtare. Ndaj tij është hapur edhe padi me kërkesë të abokatit të Shtetit, për rastin Sead Koçan, ku janë përfshirë edhe prokurorët Gavrillo Bubevski dhe Artan Ajro. Lajmi për shkarkimin e Muharremit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Para dy ditëve pati informacion se ai është arrtisur, por u demantua.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur sot për sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. Kryeparlamentari Konjufca theksoi se këto sulme në veri të Kosovës kanë për qëllim ta destabilizojnë Kosovën ashtu që invazioni rus mbi Ukrainën të shpërndahet edhe në pjesët tjera të Evropës. Sipas tij, këto sulme mbi Policinë e Kosovës janë interes i presidentit rus, Vladimir Putin që ta shpërndajë konfliktin edhe nëpër vende të tjera. “Provokimet janë të qarta, këto sulme janë të pa tolerueshme, ato po vijnë prej strukturave të cilat drejtpërdrejt janë të lidhura me Serbinë, kjo…

