Author: Isen almakos

Goga thotë: “Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, aty kam zemrën dhe mendjen. I jam mirënjohëse dhe falënderuese së pari familjes sime për përkrahjen e vazhdueshme, miqve të cilët ishin dhe mbeten motivi im. Mbi te gjitha lavdi Zotit që më dha gjithçka që më bën të ndihem e bekuar në ketë rreth ku jetoj.” Prof. Ass. Dr.Sc.Vildana Goga-Çmega Onkologe- Radioterapeute, lindi me 25.11.1978 ne Tivar, me prejardhje nga familja Goga( Vehbi dhe Bone) nga Kollomza/ Ulqin. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Ulqin, duke u vlerësuar ndër të gjitha…

Lexo më Shumë

Specialisti i ORL-së Zgjim Limani u zu nga Inspektorati Shëndetësor duke punuar në Klinikën Amerikane derisa ishte në orar të punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Limani ka thënë se në këtë ditë ishte i liruar nga puna për të marr pjesë në një kongres në Tiranë Më 15 prill Inspektorati Shëndetësor zbarkoi në një klinikë private për të inspektuar një specialist i cili supozohej të ishte në vendin e tij të punës në sektorin publik, respektivisht në Klinikën e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta. Inspektorët kishin marr informacion se Limani duhej të ishte…

Lexo më Shumë

Presidentët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë replikuar në distancë rreth figurës së Ivan Mihajllovit, emrin e të cilit e mban klubi i bullgarëve të Maqedonisë së Veriut i hapur solemnisht javën e kaluar nga kryeministri bullgar Kiril Petkov në Manastir. Presidenti bullgar Rumen Radev, duke iu përgjigjur akuzave për lidhjet e Ivan Mihajllovit me fashizmin, thotë se Mihajllov në fakt i ka thënë ‘Jo’ Hitlerit për nxitjen e luftës vëllavrasëse ndërmjet maqedonasve dhe bullgarëve. Radev madje akuzon se pikërisht në Maqedoninë e atëhershme dhjetëra mijëra bullgarë janë dërguar nëpër kampe fashiste të përqendrimit. RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË…

Lexo më Shumë

(Foto: Internet) Pas një mosmarrëveshje në shtëpi, nusja ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj. Siç bën të ditur Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10. Si pasojë e kësaj vjehrra ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkohë bëhet e ditur se e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo më Shumë

Agim Islami është një nga shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut për rastin Alfa, ngjarja e ndodhur në vitin 2008 në Shkup ku makina e skuadrës policore Alfa u sulmua me armë, duke shkaktuar vdekjen e 1 polici dhe plagosjen e 2 të tjerëve. Prej 14 vitesh Agim Islami tashmë vuan dënimin me burg përjetë, por ai thotë se është i pafajshëm dhe është dënuar vetëm sepse është shqiptar. Bashkë me të u dënua edhe shqiptari tjetër Rexhail Qerimi, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në burg pak muaj më parë. https://youtu.be/nAoFrKRJSyM

Lexo më Shumë

Pasi u zgjodh nxënësja më e mirë në botë, Altina Salihu mori oferta të shumta për vazhdim të shkollohet jashtë vendit. Mirëpo dëshira e saj është të vazhdojë shkollimin në vendlindje, prandaj u bën apel krerëve të shtwtit kosovar që t’i mundësojnë kushte. “Ju lutem më bëni t’i refuzoj ofertat nga universitetet e shquara botërore”, thotë mes tjerash talentja kosovare Altina Salihu. “Disa muaj më parë më afruan bursë në një universitet në Amerikë për të vazhduar studimet në Astronomi. Para disa javësh po ashtu më afruan bursë në një universitet tjetër në Danimarkë për të vazhduar studimet në Psikologji.…

Lexo më Shumë

Është e nevojshme të rritet mbulimi me vaksinën MMR. Për këtë qëllim, së bashku me UNICEF-in dhe me mbështetje të OBSH-së, po fillojmë me aktivitete të përbashkëta për ta afirmuar efektin e vaksinave të rregullta për fëmijë, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. “Synimi është që të arrijmë te sa më shumë prindër dhe t’i inkurajojmë ata që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre në kohën e duhur. Të gjitha vaksinat, që janë pjesë e Kalendarit Nacional të Imunizimit, janë të disponueshme për çdo fëmijë dhe janë jashtëzakonisht të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit”, tha Sali. Ai shtoi se Për…

Lexo më Shumë

Në fshatin Sfillarë të Poshtme të Sarajit në mënyrë të turpshme është demoluar ambulanta e fshatit. Autorët janë të panjohur, por sipas postimit në faqen e këtij fshati në facebook, duket se demolimin e kanë bë persona të rinj. Rasti është paraqitur edhe në polici, ku thonë se po punojnë për ndriçimin e tij. “Tmerri që na pret nga ardhmëria jonë.. Kjo është gjendja e Ambullantës në Sfiillarë të Poshtme, e cila para 3 muajve ishte funksionale…. Turp! Çka të themi,mbetesh pa koment … Pse, pse, pse…..a kanë prind këta? Nesër do bëhetn edhe vetë pridër… Ka qenë e mbyllur…

Lexo më Shumë

shëm, a përputhet gjatësia e tij me vrasësin? TOP LAJMEVENDIby KLAN MACEDONIA on APR 20, 2022 68 VIEWS FACEBOOK 839FC012-88D3-4741-ADF9-8924BADE8C0C Rasti Alfa në Maqedoninë e Veriut është një ngjarje që ka bërë bujë në vitin 2008, kur në atë kohë në Shkup u vra një polic dhe u plagosën 2 të tjerë pasi u sulmua me armë makina e njësitit policor Alfa. Agim Islami është një nga shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje, i cili prej 14 vitesh vuan dënimin. Bashkë me të u dënua edhe shqiptari tjetër Rexhail Qerimi, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në…

Lexo më Shumë

Mali i Zi mund të bëhet shumë shpejt me një qeveri të re. Këtë e njoftoi i mandatuari për formimin e ekzekutivit të ri, Dritan Abazoviç, njëherësh dhe udhëheqës i Lëvizjes Qytetare URA. Gjatë një konference për shtyp në Podgoricë, ai tha se ka njoftuar Kuvendin e Malit të Zi për marrëveshjen e arritur për zgjedhjen e qeverisë së re. Abazoviç bëri të ditur se kabineti i tij do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve nga 81 sa ka gjithsej Parlamenti i Malit të Zi. Abazoviç, i cili pritet të jetë në rolin e kryeministrit, nuk zbuloi përbërjen e kabinetit…

Lexo më Shumë

Jakim Nedellkov kryetari Sindikatës për Kulturë Arsim dhe Shkencë deklaroi se greva vazhdon deri atëherë kur të arrijnë një marrëveshje me organet kompetente Greva do të vazhdojë derisa të biem dakord për çështjet e diskutueshme dhe të nënshkruajmë një marrëveshje për të njejtat deklaroi Nedellkov. SASHK thotë se nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e procesit arsimor, duke qenë se i kanë njoftuar autoritetet për vendimin për grevë dhe kërkesat. Sa i përket rritjes, ai tha se me faktin se Qeveria vendosi me buxhetin suplementar të sigurojë para për paga 10% më të larta, e konkretizoi ofertën dhe nuk la…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, sot kanë vizituar fabrikën e vajit për ushqim “Industria ushqimore Kristal 1924 SHA Veles” në Veles. Dy ministrat zhvilluan takim me menaxhmentin e kompanisë, pas së cilës u konstatua se për momentin furnizimi me luledielli është i qëndrueshëm dhe se shteti në vazhdimësi importon vaj të papërpunuar, të nevojshëm për objektet vendore, por ka edhe vaj për konsum. Siç theksoi ministri Bekteshi, masat e miratuara nga Qeveria po japin rezultat, nga informacionet në terren nga prodhuesit dhe tregtarët ka rezerva të vajit për ushqim…

Lexo më Shumë