Nga e mërkura nxënësit do të rikthehen në bankat shkollore. Para pak minutash kreu i Sindikatës, Jakim Nedellkov njoftoi se është arritur marrëveshje ndërmjet SASHK-ut dhe Qeverisë për rritje të pagave për 12 përqind. Almakos sot pasdite raportoi ekskluzivisht se SASHK dhe Qeveria kanë negociuar për rritje të rrogave për 12 për qind, gjë që tani u konfirmua zyrtarisht.
Author: Isen almakos
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Qerim Krasniqin, i cili akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”. Vitin e kaluar ai është njohur me Marjana C, pronare e një hoteli të vogël ku kishte qëndruar si klient. Me atë ka krijuar një marrëdhenie të ngushtë dhe i ka kërkuar para. Gruaja i ka dhënë fillimisht 50 mijë euro, pastaj 20 derisa sipas saj, shuma në total ka shkuar 135 mijë euro. Marjana thotë se paratë i ka patur në bankë pasi kishte shitur një shtëpi. Ajo i ka…
Noteri Sefadin Blakaj ka folur për shitjet e banesave nga ana e noterëve e të cilat nuk kanë legalizimi apo pranim teknik. Ai ka thënë që Ligji mbi Marrëdhënien e Detyrimeve u ka dhënë pushtet të plotë palëve që të bëjnë tregti lirshëm që të vendosin për interesat e tyre private. Ai ka thënë se në këtë drejtim me vullnetin e tyre blerësit marrin përsipër rreziqet në fushën e transaksioneve, biznesit dhe tregtisë, përfshirë këtu edhe tregtimin në paluajtshmëri. “Qytetarët e kam përshtypjen e dinë dhe duhet me e ditë që kanë ma shumë rrezik nëse vendosin me e ble…
Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Maqedoni pasditen e sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km në juglindje të Dellçevës, me një thellësi prej 2 kilometra. Përndryshe në mëngjesin e sotëm është regjistruar edhe një tërmet me magnitudë lokale të Rihterit ML 2.8 dhe me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, 115 kilometra në juglindje të Shkupit. Këtë e njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Natyror-Matematikor në Shkup, nga ku theksojnë se tërmeti është ndjerë në Dellçevë, Berovë dhe Pehçevë.
Ka ndërruar jetë i riu nga fshati Sfillare e Epërme, Furkan Ameti. Faqja e fshatit ka informuar për vdekjen e të riut, poashtu edhe familja e shokët ku kanë shprehur dhimbje për humbjen e Furkanit. Ja postimi i plotë: Të Allahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi😥😥😥 Ju informojmë se sot, në këtë ditë të Ramazanit, Allahu na sprovoj me vdekjen e vllaut tonë, FURKAN AMETI. Allahu për hir të këtyre 10 ditëve të fundit e pranoftë në Rahmetin e Tij. Varrimi bëhet SOT, me namazin e ikindisë, SFILLARE E EPËRME
Fundjava e zgjatur ka zbrazur Shkupin. Që nga e enjtja pas mbarimit të punës shumë qytetarë morën rrugë për në shtetet fqinje për të kaluar ditë të lira në vende më atraktive turistike, shkruan Alsat. Kjo ka bërë që në ditën e katër sheshet të duken të zbrazëta. Nuk ka lëvizje të shumta as me makina. Ata që kanë mbetur e shijojnë moti me diell, për shëtitje. “Sot dolëm pak për rekreacion me biçikleta, të cilat i lamë në hyrje të Çarshisë tash po shëtitim pak nëpër këtë pjesë dhe pse jo të shijojmë bakllavanë”, tha njw qytetar. YouTube video…
Në ora 16:00 kanë vazhduar bisedimet e SASHK-ut me Qeverinë mbi kërkesat për rritje të pagave në arsim. Këtë e bëri të ditur Kreu i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov përmes rrjeteve sociale. Ndryshe, punonjësit në arsim kanë hyrë në javën e tretë të grevës së përgjithshme. Qeveria më herët ka ofruar rritje të pagave për 10 për qind, ndërkaq e njëjta ofertë është refuzuar nga SAShK. Burime nga SASHK thonë se tani po shqyrtohet mundësia për rritje të pagave të mësimdhënësve për 12 ose eventualisht maksimum 14 për qind, kundrejt 18.4 për qindve që kërkon SASHK-u dhe me…
Në fushatën e zgjedhjeve të fundit lokale, kandidatët dhanë premtime ambicioze sa u përket projekteve që planifikonin të realizojnë në komunat me të cilat synonin të drejtojnë. Të tilla premtime u bënë edhe nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska për komunat e Shkupit, përfshirë Komunën e Çairit. “Këtu do të jetë edhe një nga mega parqet që janë planifikuar në qytet. Në formatin e parkut të qytetit të Shkupit”, ka thënë Danela Arsovska- kryetare e Shkupit. Sa i përket megaparkut, kryetarja e Shkupit tha se ka kërkuar nga Komuna e Çairit që të sugjerojë një lokacion të përshtatshëm…
Në Kalanë e Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-së së Tetovës dje kanë gjetur një çantë në të cilën, ndër të tjera, kishte një raketë-hedhës dhe një granatë dore, thuhet në buletinin ditor të MPB-së. Me shumë gjasa, sipas policisë, ata kanë mbetur që nga konflikti i vitit 2001. “Dje në ora 15:20 në SPB Tetovë në Kalanë e Tetovës, në afërsi të kishës dhe nënstacionit, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur një çantë në të cilën kishte një raketëhedhëse, një granatë dore, një predhë 30 mm dhe 31 fishekë. “7.62 mm dhe 14 mm, me shumë gjasa nga konflikti…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para mbledhjes së Kryesisë së partisë deklaroi se zgjidhja e vetme për të dalë nga krizat aktuale në vend, janë zgjedhjet e parakohshme, transmeton TV21. “Natyrisht, kur krizat janë të shumta dhe kur ke një Qeveri e cila nuk ka hapësirë që t’i menaxhojë, dhe në vend se t’i menaxhojë, çdo ditë del një krizë tjetër shtesë, natyrisht se gjëja e parë që duhet të ndodh është që kjo Qeveri të largohet dhe të krijohet një shumicë e re e cila pastaj vendin do ta çojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Sela. https://fb.watch/cAa6QY7QRT/
Në përputhje me masat për uljen e shpenzimeve së jetesës së qytetarëve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA-Shkup ka marrë vendim që të vendoset transport falas në trafikun hekurudhor si në vijim: -Transport falas për të rinjtë deri në moshën 27 vjeç, çdo javë të parë dhe të tretë të muajit, në fundjavë nga e premtja prej ora 12:00 deri të hënën deri në orën 12:00. -Transport falas për të moshuarit, femrat deri në 62 vjeç dhe meshkujt deri në 64 vjeç çdo…
Në shkurt të këtij viti Kuvendi i Kosovës në rend të ditës pati shqyrtimin e parë të Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës, i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje e cila mori vëmendjen më të madhe në lidhje me këtë kod, ishte kundër votimit të Kodit Civil si shkak i pikës brenda sa e që ka të bëjë me lejimin e martesave me gjini të njëjtë. Lexo Edhe: ‘Në këtë…

