Është zbardhur dëshmia e 31-vjeçari Ermil Sorra, i cili u mor peng pak ditë më parë nga Shkëlqim Koçeku dhe e Sulltan Picari, të cilët e strehuan në banesën e Donalda Çezmës, ku dhe e dhunuan barbarisht. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar dosjen e prokurorisë, sipas Ermil Sorrës, ai kishte një lidhje me 37-vjeçaren dhe se ajo i kishte marrë atij deri në 30 mijë euro borxh, gjatë kohës që ato kishin një lidhje me njëri tjetrin. Sipas Sorrës, ato e kanë marrë peng, në mënyrë që ta trembin që ai të tërhiqet nga kërkesa për ti marrë paratë e tij.
‘Emil Sorra ka deklaruar se këta persona e kanë dhuanur të tre së bashku me grushta, shkelma, si edhe me rrip, ku i kanë shkaktuar këtij të fundit dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë. Sipas këtij shtetasi shkak për këtë ngjarje është lidhja intime që ai ka pasur me shtetasen Denalda Çezma, ku ai pretendon se gjatë kësaj marrëdhënie ai i ka dhënë shtetases Denalda Çezma, në periudha të ndryshme shuma të ndryshme parash të cilat sipas tij arrijnë vlerën e 30( tridhjetë) mijë eurove. Ai ka deklaruar se kjo shtetase e ka mashtruar në lidhje me kthimin e borxhit të marrë prej saj dhe se i ka përdorur personat e mësipër më qëllim që të largonte këtë të fundit.’- thuhet në dosjen e prokurorisë.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensionet në Tiranë: Protestues dhe policë të lënduar kërkojnë ndihmë mjekësore
- Dy palestinezë të vrarë dhe katër të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza
- A ndikon vërtet në shëndet kthimi i orës prapa? Ja çfarë thonë ekspertët
- “France 24” jehonë protestës së 12-të studentore në Tiranë: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi



