Ministri për Shoqeri Informatike, Admirim Aliti, ka bë të ditur vendimet që janë miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Mes tyre është edhe Planin per Reformim te Administrates 2023-2030, që do të sjellë reforma konform standardeve që kërkon Bashkimi Evropian. “Ne seancen e sotshme te 54-te te Qeverise, nder te tjera miratuam: (1) Infomaten per nevojen e hapjes se frekuencave 5G per telekom operatoret (2) Informaten per fillimin e studimit te fizibilitetit per instalim te rrjetit broadband te internetit ne Republiken e Maqedonise se Veriut (3) Planin per Reformim te Administrates 2023-2030”, njoftoi Aliti në rrjetet sociale.
Author: Isen almakos
Analisti Kim Mehmeti komentoi në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv vizitën e Ramës në Kosovë. Mehmeti deklaroi se takimi i qeverive në përgjithësi është paradë, maskim i së vërtetës dhe realitetit. “Mbulohet me këtë, mosbërja mbulohet me gjasme bërjen, disa marrëveshje që një zot e di se kush i zbaton. Shqiptarëve nuk iu nevojiten mbledhje por një qeveri e përbashkët, qeveri që do ketë një ideal mbarëkombëtar, projekte mbarëshqiptare.”-tha Mehmeti. Sipas analistit Mehmeti shqiptarët nuk kanë qenë më të përçarë se sot. Për nismën ‘Ballkani i Hapur’, Mehmeti tha se do jetë i hapur vetëm për…
Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ deklaratën e Ramës i cili prezantoi kryeministrin maqedonas para kancelarit gjerman si kryeministër i Bullgarisë perëndimore, me idenë se po ironizonte bullgarët që kanë vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Mickoski tha se Rama u tall me emrin e vendit të tij ndërsa shtoi se nuk u tregua një fqinj i mirë duke ofenduar qytetarët. “Mes temave të protestës ne duhet të përqendrohemi edhe tek deklarata e Ramës, humorit të tij të keq dhe nuk e kuptoj se pse tallej me emrin e vendit tonë. Dhe pse, në vende…
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar (FEMSH) ka ndjekur me vëmendje takimin e mbajtur në Ohër, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” ku u nënshkruan katër marrëveshje dhe memorandume midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me qëllimin e krijimit të një zone të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor. Përshëndesim çdo iniciativë që i shërben bashkëpunimit ekonomik rajonal por theksojmë se ky bashkëpunim nuk mund të konceptohet dhe të realizohet pa pjesëmarrjen e të gjithë shteteve që janë pjesë e Ballkanit Perëndimor. Një nismë që nuk ka karakter gjithëpërfshirës mbetet sporadike dhe jo efektive aq më tepër…
Episodi i parë i serialit të ri të televizonit TRT1, “Ninulla Ballkanike” (Balkan Ninnisi), do të shfaqet më 21 qershor para publikut, njoftoi ekipi realizues i serialit në takimin e sotëm me gazetarët në Shkup. Regjisorë të serialit, i cili trajton një histori dashurie të pamundur në Shkup, janë Doğan Ümit Karaca dhe Volkan Kapkın. Seriali pritet të bëhet hit sipas shikueshmërisë dhe përpos në TRT1, të emetohet edhe në shumë teevizione tjera të rajonit dhe më gjerë. Në produksion, i cili filloi xhirimet në Shkup të Maqedonisë së Veriut në maj, personazhi kryesor “Ertan” do të interpretohet nga aktori…
Dude Balje publikisht në mediume ka thënë se burri saj është biznesmen dhe aktualisht ka një biznes në Maqedoninë e Veriu. “Burri është biznesmen dhe e kemi familjarisht një restorant në Shkup të Maqedonisë së Veriut, atje e kemi edhe vajzën”, ka thënë Balje në RTV Dukagjini. Para disa ditëve ajo ka realizuar vizitë në Strugë, ku është takuar me kryetarin e komunës Ramiz Merko. Meqë veprimtaria politike e Baljes nuk ka gati asgjë të përbashkët me veprimtarinë politike të Merkos, në rrjetet sociale ka pasur shumë komente ku është theksuar dyshimi se ndoshta biznesi familjar është shkaku për këtë…
Enti Shtetërorë për Statistika ka publikuar numrin e nxënësve të cilët janë përsëritës të ndonjë viti shkollor, gjegjësisht nuk kanë kaluar vitin paraprak shkollor dhe detyrohen që të njejtin ta përsërisin. Në vitin e kaluar shkollor, 2020/2021 janë regjistruar 118 nxënës që kanë përsëritur vitin, ndërsa në vitin shkollor 2021/2022 ky numër është 261. Nëse shikoni shifrat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, vërehet se këtë vit numri i përsëritësve është më i lartë, edhe pse nga viti në vit numri total i nxënësve shënon ulje. Në vitin shkollor 2017/2018 ishin 187 nxënës përsëritës, ndërsa në vitin 2018/2019 –…
Shkruajnë: Sami Ukshini-Sokoli dhe Shek Hallaçi Bastisjen e parë e kemi pasur në prill të vitit të kaluar, ndërsa bastisjen e dytë me 14.06.2022. Shtrohet pyetja pse gjithë këto bastisje, pse tregohët gjithë ajo forcë me njësitë speciale të këtij shteti vetëm për neve si grup, jo absolutisht jo, sepse edhe ne jemi të burgosur si gjithë të burgosurit tjerë, megjithatë dikujt po i konvenon që nëpërmjet presionit mbi grupin tonë, ti frikësojë shqiptaret në Maqedoninë e Veriut.! Këtë rol të mbrapshtë dhe antishqiptarë,mbi vete e ka marrur Drejtori i përgjithshëm i burgjeve të Maqedonisë së Veriut, Marjan Spasovski nga…
Të dielën e kësaj jave, një aeroplan i Kompanisë “Enter Air” menjëherë pas ngritjes është dashur të bënte një ulje emergjente. Ai është dashur të aterronte në Kosovë, por u kthye menjëherë në Lucern. Avioni Boeing 737-800 i Kompanisë Charter “Enter Air” ishte gati për ngritje në orën 12:00 të së dielës dhe u nis drejt Prishtinës, shkruan “20 Minuten”. Por, në vend që të ulej në kryeqytetin e Kosovës një orë e gjysmë më vonë, siç ishte planifikuar, avioni bëri një devijim afër Lucernit në ëilisau/Sursee dhe u kthye në Bazel, transmeton portali Shtegu. Atje, avioni i linjës ajrore…
Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pritet të reqlizojë vizitë zyrtare në vendin tonë. Vizita do të realizohet me ftesë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dinitar Kovaçevski, shkruan Almakos. Ftesa për vizitë zyrtare presindetit turk i është bërë gjatë vizitës që Kovaçevski realizoi ne Turqi, ku nga presidenti Erdogan u prit në zyrën presidenciale Dolmabahçe në Stamboll. “ “Kryeministri Kovaçevski i dorëzoi ftesë presidentit Erdogan që ta vizitojë vendin tonë, si vazhdimësi e gjitha vizitave tjera në nivel të lartë dhe për inkurajim të projekteve të shumta që janë ndermarrë për avancim plotësues mes Maqedonisë së Veriut…
Në ambientet e Qeverisë janë mbledhur partnerët e koalicionit qeverisës, përcjell TV21. Prezent është kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ai i BDI-së, Ali Ahmeti, zëvenëskryeministri i parë, Artan Grubi, kreu i Alternativës Afrim Gashi, kryetari i PLD-së Goran Milevski dhe përfaqësues të partive tjera të koalicionit. Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pret që takimi të rikonfirmojë qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2024 së bashku me zgjedhjet presidenciale. I pyetur më herët nëse do të diskutohet nesër për qëndrimin e vendit për Bullgarinë nëse nuk marrim datë, Kovaçevski u përgjigj se secili mund ta shprehë…
Ish-Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vlerëson se ka mundësi që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte duke pritur që ajo të largohej nga pushteti për ta nisur pushtimin e Ukrainës. “Mund të jetë që largimi im ka kontribuuar në këtë, sikurse edhe zgjedhjet në Francë dhe tërheqja e trupave nga Afganistani, si dhe ngecja e negociatave në Minsk”, ka thënë Merkel për RND, transmeton KlanKosova.tv. Ajo ka treguar se ndikimi i saj mbi Putinin ishte zhdukur pak para se a përfundonte mandatin. “Ishte e qartë se nuk do të isha në pushtet, kështu që më duhet ta pranojë se një…