Author: Isen almakos

Almakos ka siguruar dokumentin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të cilit komuna e Tetovës obligohet ta kthejë Teuta Llallën në postin e deejtoreshës në Gjimnazin e Tetovës. Edhe pse dokumenti mban datën 13 qershor, ai ende nuk po zbatohet nga kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Teuta Llalla u shkarkua nga posti më 11 maj, ende pa i përfunduar mandati dhe në vend të san u emerua Hatije Etemi. Mirëpo gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm të kryer më datë 8 qershor të këtij viti, është konstatuar se me rastin e shkarkimit të saj, janë shkelur disa nene…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ka paralajmëruar përgjegjësit dhe ka kërkuar korrigjimin e hartës në logon e Forumit të Prespës për Dialog në Ohër të Maqedonisë së Veriut pasi ajo nuk e përfshinte Türkiye-n, raporton Anadolu Agency (AA). Çavuşoğlu, i cili zhvilloi takime të ndryshme në margjina të forumit, reagoi pasi harta në logo në hapje të forumit nuk e përfshinte vendin e tij. Pas paralajmërimit të kryediplomatit turk, zyrtarët e forumit përditësuan hartën dhe bënë korrigjimet e nevojshme. Pas përditësimit, pjesëmarrësit mbajtën fjalimet e tyre përpara hartës, duke përfshirë Türkiye-n. Korrespodenti i Almakos njofton se edhe pse organizatorët…

Lexo më Shumë

Shkruan: Ejup Berisha Çka na duhet integrimi në BE kur qytetarët e RMV-së janë të detyruar me shumicë të largohen nga vendi i tyre nga diskriminimi apo dhe të shkojnë e të kërkojnë punë dhe kushte më të mira jete në shtetet e Bashkimit Europjan dhe shtete tjera të botës. E ata që kanë ngelur këtu jetojnë me kushte dhe standarde Afrikane e jo me kushte dhe standarde europjane, atëher cila do të jetë kënaqsia e antarsimit tonë në Bashkimin Euopjan kur ne më shume ngjajmë në afrikan se në europjan. Duhet theksuar se në RMV së pari është mbjellur…

Lexo më Shumë

Nga Erisa Zykaj Gjatë konferencës për shtyp lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit , Oliver Varhelyi ka bërë të qartë edhe qëndrimin ndaj ngërçit aktual midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje historike,tê identitetit dhe të gjuhës, që mban peng aprovimin e kuadrit negociues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillit e ministrave të Bashkimit Europian. Miratimi i këtyre dy kuadreve do të bënte të mundur fiksimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja…

Lexo më Shumë

Lufta e Ukrainës kundër Rusisë po kushton dhe kërkon mbështetje të madhe financiare. Por mesa duket ukrainasit janë të vendosur në këtë betejë dhe po bëjnë çmos për të ndihmuar forcat e tyre të armatosura. I tillë është edhe rasti i një studenti 22-vjeçar ukrainas, i quajtur Anton Sokolenko, i cili studion për IT. Në një intervistë për “Business Insider”, studenti 22-vjeçar tha se ka gjetur një alternativë për të ndihmuar financiarisht ushtrinë ukrainase përmes OJQ-ve. Kështu, ai po shet në internet mundësinë që në predhat e ushtrisë ukrainase që lëshohen kundër rusëve, të shkruhen mesazhe me porosi nga persona…

Lexo më Shumë

“Mjekët e mjekësisë së përgjithshme/familjare janë hallkë themelore në çdo sistem të kujdesit shëndetësor dhe, njëherazi, ata mbajnë barrë të madhe me pandeminë e COVID-19.”, theksoi ministri i shëndetësisë Bekim Sali, në fjalën përshëndetëse në Konferencën e 7-të të Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme/ Familjare të Europës Juglindore. “Kjo është mundësi e shkëlqyer për diskutime, me qëllim të mbulimit të disa aspekteve në nivele të ndryshme të kujdesit shëndetësor, tha Sali në fjalën e tij gjatë hapjes së Konferencës. Duke u dëshiruar gjithëpjesëmarrësve u punë të suksesshme, Sali shtoi se nga kjo konferencë pret diskutim të frytshëm dhe…

Lexo më Shumë

Një profesor dhe një kirurg, janë në garë për kryetarë të Degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, njofton in7 Zgjedhja e kryetarit të degës bëhet në prag të zgjedhjeve për Këshillin komunal që pritet të mbahen në muajin gusht. Pas zgjedhjes së kryetarit të degës, do të zgjidhen edhe anëtarët e kryesisë së degës. Dy kandidatët për kreun e degës në Tetovë janë: – Abush Islami, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore – Matematikë, Universitetin e Prishtinës. Aktualisht punon profesor në Gjimnazin e Tetovës, ndërsa në politik është aktiv për shumë vite me radhë. Anëtarë i LR-PDSH dhe…

Lexo më Shumë

Pushtetarët shqiptarë që kanë fshehur paratë e korrupsionit në Londër duket se janë vënë në shënjestër nga autoritetet. Shumë shpejt pritet që autoritetet shqiptare dhe ato britanike të nisin hetimet në radhët e politikanëve dhe bosëve të krimit që pastrojnë para. Britania e Madhe ka vendosur që të pastrojë bankat e shtetit të saj nga paratë e pista. Londra është kthyer në qendrën e fshehjes së parave të korrupsionit. Burime për Gazetën “Sot” kanë zbuluar se në “Kutinë e Pandorës” që pritet të hapet në ditët në vijim nga Londra, do të dalë emri i një politikani shumë të njohur…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje dalin në dritë nga kokaina e sekuestruar mbrëmjen e kaluar në Portin e Durrësit, e cila ishte e fshehur në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut. Ngarkesa me mish pule kishte si destinacion “Apetit Group” në Maqedoninë e Veriut, me administrator Arben Ferizin nga Kosova. Siç mëson “BW”, kjo kompani operon prej vitesh në treg edhe në Kosovë. Ndërkohë administratori i kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi, që ka porositur mish pule nga Brazili, në kontejnerin e të cilit u zbulua…

Lexo më Shumë

Partia “Alternativa” tani funksionon me një deputet më pak. Kjo për arsye se tashmë ish-deputeti i kësaj partie, Skender Rexhepi njoftoi se do të veproj si deputet i pavarur. “Skender Rexhepi kohë më parë nuk ishte paraqitur në organet dhe mbledhjet e partisë. Për ne si parti ky nuk është një moment i ri. Veprimet e tij personale janë për të ardhur keq. Kjo nuk ndryshon qëndrimet e deputetëve të Alternativës apo qeverisë për të pësuar një goditje të re në uljen e mazhorancës. Është vendim personal”, thotë anëtari i Alternativës, Orhan Murtezani, për largimin e deputetit Skender Rexhepi nga…

Lexo më Shumë

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Egert Vargu ra në prangat e policisë së Durrësit, nën dyshimet se është i përfshirë në trafikun e 45 kilogramë kokainë nga Brazili drejt Shqipërisë. Egert Vargu është zyrtari i radhës i Partisë Socialiste i arrestuar për çështje kokaine. Për sasinë prej 45.5 kg kokainë të kapur në Durrës, mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku”, janë arrestuar administratori i kompanisë, që kishte porositur mishin, 30-vjeçari nga Kosova, Arben Ferizi, dhe agjenti doganor, Egert Vargu. 39-vjeçari Egert Vargu, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kompania “Apetit Group”, rezulton se…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shtunën të dalin në protesta dhe të shprehin revoltë kundër qeverisë. Partia opozitare maqedonase i fton qytetarët që në protesta të marrin flamurin shtetëror, pasi siç thonë, populli ka probleme të njëjta. “Hallet, problemet, inflacioni, varfëria, korrupsioni, përkeqësimi i shëndetit janë gjëra që prekin të gjithë njerëzit në Maqedoni. Dhe këto janë problemet e barabarta që bashkojnë maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët dhe gjithë të tjerët. Jemi bërë një vend me rritjen më të lartë të çmimit të karburantit, vend me rritjen më të ulët të BPV-së…

Lexo më Shumë