Këshilltari i BDI-së në qytetin e Ohrit fizikisht ka sulmuar një 56 vjeçar, kanë deklaruar per faktor.mk të punesuar në komunën e Ohrit, të cilët kanë thënë se kanë qenë dëshmitarë okularë. Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur gjatë ankandit për pikat shitëse afër bregut të liqenit. Siç shkruan Faktor, këto pika tradicionalisht në ankand i fiton Huseini dhe gjoja incidenti ka ndodhur për shkak se edhe 56 vjeçari ka marë pjesë në ankand. Rasti është shenuar edhe në raportin ditor të policisë së Ohrit. “Më datë 21.06.2022 rreth orës 15.30 minuta në rrugën ‘Dimitar Vllahov’ në Ohër është shkelur rendi…
Author: Isen almakos
Edi Oga Disa herë në vit bëhemi dëshmitarë të takimeve të sforcuara të dy qeverive të shteteve të ndara shqiptare. Nëpërmjet marrëveshjeve që në të shumtën e rasteve mbeten në letra, ato duan të krijojnë përshtypjen se po “shqyhen” për të mbërritur tek Bashkimi Kombëtar, akti më i madh historik që (me siguri) shumica e shqiptarëve këtej e andej kufirit duan ta shohin të kryer! Sipas meje, procesi i bashkimit të Shqipërisë me Dardaninë, ngërthen tre komponentë madhorë; bashkimi ekonomik, bashkimi kulturor dhe bashkimi gjeo-politik! Ky i fundit është më i rëndësishmi në fakt. Nëse dy shtetet tona do të…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbërmjen e djeshme një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Shkup, përcjell TV21. Sipas MPB-së, fëmija ka marrë lëndime të rënda. “Sipas denoncimit, derisa prindërit ndodheshin në banesë, fëmija ka dalë në tarracën e rrethuar dhe është ngjitur në një karrige, pas çka është rrëzuar. Fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” dhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pranuar publikisht se ka pasur takime të shumta me ambasadorët e Rusisë dhe Sërbisë në Shkup. Ai këtë e ka konfirnuar gjatë promovimit të fundit të librit të Enver Hoxhajt në Prishtinë, ku thotë se ky libër i ka kthyer kujtimet nga këto takime. “Enveri na ofron një analizë ku tek unë ka ngjall, apo ma ka rikthyer kujtesën nga takimet që kam pasur me diplomatë të ndryshëm, por në veçanti ma ka freskuar kujtesën në takimet që kam pasur me ambasadorët rus në Shkup, po edhe një takim që kam patur me ambasadorin…
Lideri i opozites maqedonase Hristjan Mickovski i cilësoi si fyese komentet e kryeministrit Edi Rama në samitin e fundit rajonal të Selanikut, ku e prezantoi shefin e qeverisë së Shkupit, si kryeministër të Bullgarisë Perëndimore. Në një intervistë ekskluzive në Syri Televizion me gazetarin Çim Peka, Mickovski tha se komente të tilla nuk mund te bëhen për një vend fqinj. “Jemi mjaft të acaruar si maqedonas dhe gjëja e fundit që prisnim nga një fqinj i mirë, mënyra se si sillet Rama, publikisht, ishte pikërisht kjo batutë dhe thashë, pavarësisht nga përkatësia e çdo kujt, askush nuk duhet të thotë…
Ministri për Shoqeri Informatike, Admirim Aliti, ka bë të ditur vendimet që janë miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Mes tyre është edhe Planin per Reformim te Administrates 2023-2030, që do të sjellë reforma konform standardeve që kërkon Bashkimi Evropian. “Ne seancen e sotshme te 54-te te Qeverise, nder te tjera miratuam: (1) Infomaten per nevojen e hapjes se frekuencave 5G per telekom operatoret (2) Informaten per fillimin e studimit te fizibilitetit per instalim te rrjetit broadband te internetit ne Republiken e Maqedonise se Veriut (3) Planin per Reformim te Administrates 2023-2030”, njoftoi Aliti në rrjetet sociale.
Analisti Kim Mehmeti komentoi në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv vizitën e Ramës në Kosovë. Mehmeti deklaroi se takimi i qeverive në përgjithësi është paradë, maskim i së vërtetës dhe realitetit. “Mbulohet me këtë, mosbërja mbulohet me gjasme bërjen, disa marrëveshje që një zot e di se kush i zbaton. Shqiptarëve nuk iu nevojiten mbledhje por një qeveri e përbashkët, qeveri që do ketë një ideal mbarëkombëtar, projekte mbarëshqiptare.”-tha Mehmeti. Sipas analistit Mehmeti shqiptarët nuk kanë qenë më të përçarë se sot. Për nismën ‘Ballkani i Hapur’, Mehmeti tha se do jetë i hapur vetëm për…
Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ deklaratën e Ramës i cili prezantoi kryeministrin maqedonas para kancelarit gjerman si kryeministër i Bullgarisë perëndimore, me idenë se po ironizonte bullgarët që kanë vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Mickoski tha se Rama u tall me emrin e vendit të tij ndërsa shtoi se nuk u tregua një fqinj i mirë duke ofenduar qytetarët. “Mes temave të protestës ne duhet të përqendrohemi edhe tek deklarata e Ramës, humorit të tij të keq dhe nuk e kuptoj se pse tallej me emrin e vendit tonë. Dhe pse, në vende…
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar (FEMSH) ka ndjekur me vëmendje takimin e mbajtur në Ohër, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” ku u nënshkruan katër marrëveshje dhe memorandume midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me qëllimin e krijimit të një zone të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor. Përshëndesim çdo iniciativë që i shërben bashkëpunimit ekonomik rajonal por theksojmë se ky bashkëpunim nuk mund të konceptohet dhe të realizohet pa pjesëmarrjen e të gjithë shteteve që janë pjesë e Ballkanit Perëndimor. Një nismë që nuk ka karakter gjithëpërfshirës mbetet sporadike dhe jo efektive aq më tepër…
Episodi i parë i serialit të ri të televizonit TRT1, “Ninulla Ballkanike” (Balkan Ninnisi), do të shfaqet më 21 qershor para publikut, njoftoi ekipi realizues i serialit në takimin e sotëm me gazetarët në Shkup. Regjisorë të serialit, i cili trajton një histori dashurie të pamundur në Shkup, janë Doğan Ümit Karaca dhe Volkan Kapkın. Seriali pritet të bëhet hit sipas shikueshmërisë dhe përpos në TRT1, të emetohet edhe në shumë teevizione tjera të rajonit dhe më gjerë. Në produksion, i cili filloi xhirimet në Shkup të Maqedonisë së Veriut në maj, personazhi kryesor “Ertan” do të interpretohet nga aktori…
Dude Balje publikisht në mediume ka thënë se burri saj është biznesmen dhe aktualisht ka një biznes në Maqedoninë e Veriu. “Burri është biznesmen dhe e kemi familjarisht një restorant në Shkup të Maqedonisë së Veriut, atje e kemi edhe vajzën”, ka thënë Balje në RTV Dukagjini. Para disa ditëve ajo ka realizuar vizitë në Strugë, ku është takuar me kryetarin e komunës Ramiz Merko. Meqë veprimtaria politike e Baljes nuk ka gati asgjë të përbashkët me veprimtarinë politike të Merkos, në rrjetet sociale ka pasur shumë komente ku është theksuar dyshimi se ndoshta biznesi familjar është shkaku për këtë…
Enti Shtetërorë për Statistika ka publikuar numrin e nxënësve të cilët janë përsëritës të ndonjë viti shkollor, gjegjësisht nuk kanë kaluar vitin paraprak shkollor dhe detyrohen që të njejtin ta përsërisin. Në vitin e kaluar shkollor, 2020/2021 janë regjistruar 118 nxënës që kanë përsëritur vitin, ndërsa në vitin shkollor 2021/2022 ky numër është 261. Nëse shikoni shifrat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, vërehet se këtë vit numri i përsëritësve është më i lartë, edhe pse nga viti në vit numri total i nxënësve shënon ulje. Në vitin shkollor 2017/2018 ishin 187 nxënës përsëritës, ndërsa në vitin 2018/2019 –…

