Gazetari Valon Syla nuk ndalet së ngacmuari mërgimtarët. Përmes një statusi në “facebook”, Syla ka porositur mërgimtarët që kur të kthehen në vendet ku jetojnë ta marrin me vete kryeministrin Kurti. “Mirësevini. Nëse mundeni merrne edhe Albin
Author: Isen almakos
Seriali turk “Rrëfimi ballkanik” që nga e Marta nisi të emetohet në ekranet televizive të televizionit kombëtar turk TRT1, kurse xhirohet në Shkup, sipas listave të rejtingut, është ngjitur në mesin e pesë programeve më të shkikuara të kanaleve televizive turke – njofton KlanM. Seriali ka tërhequr vëmendjen edhe të publikut në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm për shkak të rrëfimit të sinqertë, të ngrohtë e të lumtur për dy familje që jetojnë në Shkup, por edhe për shkak të ekipit të aktorëve të mrekullueshëm. “Rrëfimi ballkanik”, sic percjell KlanM, pasqyron pjesë të jetës së dy familjeve, një turke dhe…
Ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti sot ka nënshkruar një marrëveshje me drejtoreshën e Këshillit Inspektues, Daniela Rendevska për dhënie në shfrytëzim pa kompensim të programit softuerik për automatizim të procedurës dhe punës inspektuese. “Kjo mbeshtetje përfshin: – dokumentacionin teknik për zgjidhjen e avancuar softuerike, – përgatitjen teknike për zgjidhjen softuerike për lidhjen dhe shkëmbimin e të dhënave me institucionet tjera përmes platformës për interoporabilitet, – kodin burimor për zgjidhjen softuerike, – materiale trajnuese për shfrytëzues të zgjidhjes softuerike, – materiale trajnuese për administratorë të zgjidhjes softuerike. Në këtë mënyrë lehtësohen procedurat dhe puna e Këshillit Inspektues si dhe realizohet…
Xhevdet Qeqiri kryetar i këshillit për të drejtat e veteranëve ka publikuar një dokument të një klinike private, e ku aty shkruan se pas kontrolleve që i ka bërë, pronari i klinikës i ka shkruar diçka shumë të veçantë në faturë, raporton Gazeta Blic. Sipas asaj që ka publikuar Qeriqi në faturë shkruan: “Pagesën e kë bërë më 1999, eja sa herë të kish nevojë”, thuhet në faturën e kësaj klinike për Qeriqin. Njoftimi i plotë: Pas të gjitha kontrollave mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vie koha e pagesës kjo është fatura. Përgjigjja e mjekut ishte, se pa…
Zevendes kryeministri Artan Grubi mirëpriti sot në takim pune rektorin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” Izet Zeqiri, të cilin e përgëzoi për emërimin në krye të universitetit dhe i uroi shumë sukses në avancimin sa më cilësor të funksionimit të kësaj vatre të dijes. “Gjatë bashkëbisedimit për sfidat e arsimit të lartë që bashkë me ministrin e arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri realizuam me rektorin Zeqiri i përcolla mesazhin se Universiteti “Nëna Tereza” do të ketë gjithmonë përkrahjen e Qeverisë në realizimin e aspiratave për cilësi infrastrukturore dhe programore të studimit”, njoftoi Grubi pas takimit. Тemë e diskutimit ka…
Shkruan: Msc. Agim Aliçkaj (Kumtes ime nga promovimi i librit të xhepit “Never Forget” të autorëve Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj në Tiranë) Motra dhe vëllezër shqiptar, Është nder dhe krenari për mua të marr pjesë në këtë promovim të rëndësishëm bashkë me personalitete eminente kombëtare Dr. Sali Berishën, Profesor Enver Bytyçin, Znj. Edit Harxhi, Profesor Nusret Pllanën, Ambasador Mal Berishën. Vij para jush si shqiptar nga toka e Kosovës, e ndarë padrejtësisht nga nëna Shqipëri. me zemër të pastërt, të mbushur me dashuri. Por, vij edhe me një brengë të madhe në zemër, ta qaj hallin me nënën Shqipëri,…
Është hapur në Shkup kongresi i radhës i Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë. Në hapjen solemne të këtij eventi të rëndësishëm mjekësoro-shkencor, ka marë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali. “Sot kisha kënaqësi të marr pjesë në hapjen e kongresit të radhës Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë. Edhe pse përcaktori etnik në mjekësi nuk është elementi më i rëndësishëm, më vjen mirë që mjekët shqiptarë janë tubuar rreth një asociacioni të këtillë dhe që me kaq përkushtim ndihmojnë në avancimin e dijeve shkencore të mjekësisë, nga e cila përfitojnë të gjithë.…
Markus Preiß, drejtues i studios ARD Europe në Bruksel, i ka bërë përshtypje paraqitja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para samitit të krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor. Gazetari gjerman e vlerësoi Osmanin si shembull se si bëhet komunikimi politik. “Nëse doni të shihni se sa mirë bëhet komunikimi politik, duhet ta shikoni paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. E qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur”, shkroi ai në Twittter.
Rënia e qeverisë bullgare e kryeministrit Kirli Petkov pasditen e së mërkurës, nuk është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “APNEWS”, shkruan se rënia e qeverisë së Petkov fut në krizë jo vetëm politikën e brendshme bullgare, por edhe atë të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së. Sipas “APNEWS” Bullgaria u zhyt më thellë në krizë politike pasi qeveria e kryeministrit Kiril Petkov humbi një votë mosbesimi në parlament, duke rritur mundësinë e zgjedhjeve të katërta të përgjithshme brenda vetëm dy viteve. Petkov, i cili kërkoi të trajtonte korrupsionin dhe të frenonte ndikimin…
Parlamenti i Bullgarisë ka rrëzuar pasditen e së mërkurës qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov, gjë e cila vjen një ditë para mbajtjes së samitit mes liderve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku pritej të merrej një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por mesa duket lëvizjet e fundit në politikën shqiptare kthejnë gjithçka përmbys. Ish-ambasadori shqiptar në SHBA dhe njohës mjaft i mirë i diplomacisë dhe politikës së jashtme, Agim Nesho, i kontaktuar nga Abcnews.al, është pyetur se sa ndikim do të ketë kjo lëvizje politike në…
Qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov është rrëzuar këtë të mërkurë pasi nuk mori votëbesimin e parlamentit për politikat fiskale dhe ekonomike, duke i hapur me gjasë kështu rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Partitë opozitare dhe ish-aleati në qeverisje ITN, rrëzuan koalicionin qeveritar që erdhi në pushtet në Dhjetor, me 123 vota pro dhe 116 kundër. Ky është votimi i parë i mosbesimit në historinë demokratike të Bullgarisë. Qeveria e Petkovit erdhi në pushtet me zotimin për të luftuar me vendosmëri korrupsionin, për të hequr nga detyra prokurorin e Përgjithshëm, Ivan Geshev dhe kreun e Komisionit Anti-korrupsion, Sotir Tsatsarov. Po ashtu…
Bullgaria do të heq veton kundër Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave. Lajmi u konfirmua përmes një statusi në “Twitter” nga eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varheily. “Falënderojmë kreun e opozitës Gerb, Bojko Borissov për vendimmarrjen historike për Evropën dhe Maqedoninë e Veriut që të marrin propozimin e Francës si bazë për fillimin e bisedimeve ndërshtetërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Shpresoj që vendet do të propozojnë në Parlamentin evropian që Evropa të ecë para”, ka shkruar Oliver Varhelyi.

