Tetovari B. A. (48) është dënuar me tre vite burg për veprën “Mospagesë të akcizës”. Në Gjykatën themelore në Veles ai u shpall fajtor, kurse gjykatësi Shefshet Ademi, kryesues i Këshillit pesëanëtarësh gjyqësor, i caktoi dënim me burg dhe obligimin për tia kompensuar shtetit dëmin në vlerë prej 62 milionë denarëve, shhkruan Sdk.mk. I pandehuri Ademi në vitin 2019 në dy raste, përmes kompanisë së tij “Porto Velo” me seli në Veles, ka importuat gjithsej 35.650 kilogramë duhan të tharë të llojit “virxhinia” në vlerë 71 mijë euro, transmeton Almakos. Duhani në vend se në depon e paraqitur në Veles,…
Author: Isen almakos
Për Anadolu Agency (AA), 90-vjeçari Hajredin Isufi, flet për kujtimet e tij rreth gjenocidit, shpërnguljes së familjes së tij nga Çamëria, eksodin çam, si dhe vizitën në Türkiye për të takuar shqiptarët e Çamërisë FATJON CUKA – Në qershor të këtij viti në Shqipëri shënohet 78-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, pasi me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë 27 qershori është caktuar si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”. Teksa kanë kaluar shumë dekada nga gjenocidi, të paktë janë ata çamë që sot jetojnë për të rrëfyer dhe dëshmuar për masakrat ndaj popullatës çame,…
“Nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet, mbështesni Ballkanin e hapur”, kjo është thirrja që Edi Rama u ka bërë liderëve të 27 vendeve të Evropës gjatë fjalës së tij në samitin e BE-së me Ballkanin perendimor. Kryeministri e ka zbardhur vetë të plotë fjalimin e gjatë që ka mbajtur në samit, ndonëse koha që i ishte akorduar për të folur ishte vetëm 3 minuta. Dhe aty mund të gjendet lehtësisht avokatia që Rama i ka bërë nismës së tij dhe të presidentit serb Vuçiç e cila mban mbi vete dhe një kërcënim: shkatërrimin e gadishullit që gjithmonë është…
Me datë 26.06.2022 në periudhën nga ora 00:30 deri në ora 03:00 nga zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Njësiti për Tregti Ilegale të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Njësisë për Trafikim Ilegal të Drogave në SPB Kumanovë, në bashkëpunim me ekipin mobil në Drejtorinë doganore, në vendkalimin kufitar “Tabanovc” në hyrje të shtetit kanë privuar nga liria A.G.(40), T.D. (39), të dy nga Shkupi dhe A.B. (36) nga Tetova. Gjegjësisht, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet të pasagjerëve “BMW” me targa kombëtare holandeze, i drejtuar nga T.D., në të…
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka qenë mysafir në emisionin “Stadion” në radio “Kanal 77”, ku për dy orë rresht është përgjigjur ndaj pyetjeve të ndryshme si nga udheheqësi i emisionit, poashtu edhe nga shikuesit, gazetarët tjerë, por edhe nga punonjës shëndetësorë. Në këtë emision, Sali ka folur për sdidat në shëndetësi, por edhe për rastet si tragjedia në Spitalin Modular në Tetovë dhe furnizimi i dyshimtë me vaksina anti-covid në fillim të pandemisë. “Në parim un jam i gatshëm për bashkëpunim me çdo institucion nëse kërkohet ndonjë informatë. Lidhur me dy pyetjet që i parashtruar ata veçmë janë në…
Avokati i njohur, Arianit Koci, ditën e djeshme shprehu shqetësimin e tij lidhur me depërtimin e ideologjisë fetare në Kosovë, transmeton Kosova Post. Koci, madje tha se numri i grave me shami po rritet dita e ditës – duke e parë këtë si shqetësuese. Kocit i është kundërpërgjigjur analistja e njohur, Kimete Berisha, e cila përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, i bëri edhe një pyetje avokatit Koci. Berisha ndër tjerash shkroi: “Kqyr ti bjeri vetes mbas: mos nuk t’pëlqejnë gratë hiç se diçka e nuk po rehatohesh…” Më poshtë reagimi i plotë: Jemi në hall. Është njëri mes…
Në ditën kur në Shkup organizohet e a.q. parada e krenarisë, AlternAtivA edhe një herë është distancuar nga çdo veprim publik, që shkon në drejtim të dëmtimit të familjes tradicionale dhe gjykon se kjo është nëpërkëmbje e vlerave tona tradicionale, reagon kjo parti politike. “Në frymë të programit të dalë edhe nga Kongresi i Parë, por edhe në bazë të përkushtimit të saj themelor politik, ne edhe njëherë sot deklarojmë se për ne celula themelore dhe e vetme e shoqërisë mbetet familja tradicionale e bashkësisë së një burri dhe një gruaje. Kjo është tradita e jonë, krenaria jonë dhe morali…
Më datë 24.06.2022 në rrugën “Todor Skalovski” në Manastir policët kanë arrestuar personat на G.К.(32), S.G. (43), nga Manastiri dhe H.M. (33) nga Arabia Saudite, pasi u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, materie e bardhë pluhur dhe gjësende tjera, transmeton Almakos. Nga MPB njoftojnë se më pas është bastisur shtëpia e personit G.K. Ku poashtu është zbuluar drogë.
Problemi kryesor politik tani është që kthesa në Bullgarinë ia vështirëson jetën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut i cili është kundër kompromisit të Francës, për të cilin shumë nga maqedonasit do të pohonin se i përmban kërkesat e Bullgarisë në format të BE-së, shkruan Politiko. Kryeministri bullgar në largim, Kiril Petkov në këtë intervistë tha se homologu i tij maqedonas Dimitar Kovaçevski duhet të demonstrojë guxim dhe ta përkrahë marrëveshjen. E di se rreziku nga rrëzimi i qeverisë është i madh, tha Petkov duke shtuar se Kovaçevski si politikan duhet të vendosë se cili është qëllimi i tij në…
Ish kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar falje Bullgarisë për sulmet e kryeministrit Rama, ditën e djeshme në samitin e BE. Berisha thote se Bullgaria ka qenë një avokat i Shqipërisë në luftën e Kosovës. “Turpi të mbulojë Ramën për sulmet ndaj Bashkimit Europian. Bullgaria është një vend mik. Kemi gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria ka qenë një avokat i Shqipërisë në luftën e Kosovës. Ky vassal i Vuçiçit nuk meriton të përfaqësojë Shqipërinë. Në emër të opozitës shqiptare i kërkojn ndjesë kombit bullgar për fyerjet e vasalit të Beogradit”, tha Berisha. https://youtu.be/IrryYChBGRw
Sot, në selinë e Alternativës, ishte në vizitë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Dr. Florian Qehaja. Ai u prit nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Zeqirija Ibrahimi. Në këtë takim, fillimisht, u fol për marrëdhëniet e mira të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, si dhe për relacionet e mira ndërshqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ambasadori Qehaja e përshëndeti rolin konstruktiv të Alternativës dhe e inkurajoi kryetarin Gashi që ta vazhdojë kursin e këtillë, duke gjykuar se ky është në interes të perspektivës europiane të rajonit, por edhe të interesave shqiptare në Ballkan. Kryetari i Alternativës,…
Nga Shaban Murati Shënim nga blloku diplomatik Në qarqet diplomatike europiane dhe ballkanike u shokuan nga shpërthimi i histerisë antibullgare të kryeministrit shqiptar. Histeri, që kulmoi në mes të Brukselit në 23 qershor me klithmën antidiplomatike dhe antietike kur në konferencë shtypi iu hakërrua gazetarëve bullgarë për atdheun e tyre: “Ju jeni një turp!”. Diplomatët po qëmtojnë të gjejnë arsyet personale të këtij shpërthimi kolerik, sepse arsye shtetërore nuk ka. Sepse edhe po të kishte, kryeministri i një shteti nuk mund të flasë në publik me gjuhën e vulgut. Bullgaria, si anëtare e BE, e ka deklaruar qysh në ditën…

