Author: Isen almakos

I pyetur se çfarë përmban propozimi francez për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, presidenti i vendit Stevo Pendarovski tha se nuk ka informacione për këtë çështje, përcjell TV21. Pendarovski tha se nuk do të komentojë politikën e brendshme të Bullgarisë. “Ne këtu në Shkup nuk kemi parë propozim francez, ne flasim me kolegët tanë bullgar, për këto bisedime kohë pas kohe jeni të informuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam asnjë qëllim që të komentojë se çfarë po ndodh në Sofje, ajo është dinamikë e brendshme e tyre në politikë”, tha mes tjerash Pendarovski. Ndryshe,…

Lexo më Shumë

Më 14.06.2022 rreth orës 11.15 nga SPB Shkup, raportojnë se nga Burgu Idrizovë është raportuar se i dënuari R.A (64) ka ndërruar jetë në Klinikën Universitare për Kardiologji – Shkup. Vdekje pa gjurmë dhune është konstatuar nga mjekja nga Klinika Universitare e Kardiologjisë, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i SPB Shkup dhe Prokurori Publik. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

Policia e Durresit përmes një njoftimi zyrtar jep detaje nga operacion policor antidrogë, i koduar “Tranziti”. Gjithsej u sekuestrohen 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Pakot ishin me figuren e Dragon Ball. Kapen 40 pako me kokainë të ardhur nga Brazili në drejtim të Shqipërisë Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të…

Lexo më Shumë

Edi Rama ndodhet sot në Ukrainë, në shtetin, i cili që prej datës 24 shkurt ka qenë në qendër të të gjithëve për shkak të luftës me Rusinë. Pak minuta më parë ai është takuar me presidentin e Ukrainës, i cili mesa duket nuk e njeh fare Ramën. Siç shihet nga postimi në Facebookun e Volodymyr Zelenskyt, ai e prezanton Ramën si kryeministrin e Malit të Zi, ndërsa Abazoviçin si kryeministrin e Shqipërisë. Kaq ka mjaftuar dhe ky përshkrim ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Lexo më Shumë

Në kuadër të përgatitjeve për përballim më të suksesshëm të sfidave energjetike gjatë sezonit të ardhshëm dimëror, ShA MEPSO dhe kompania kroate Dalekovod nga Zagrebi, nënshkruan një marrëveshje për rikonstruksionin e trafo stacionit 400/110 kV në Dubrovë në afërsi të Negotinës, me vlerë prej 1.692.888 euro. “Projekti financohet me mbështetjen e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të dedikuar për realizimin e projektit kapital “Interkoneksioni Maqedoni-Shqipëri Faza 1”. Marrëveshja mbulon rikonstruksionin e interkonjeksionit 400 kV dhe fushave ndihmëse 110 kV dhe pritet të përfundojë për 18 muaj. Trafostacioni i Dubrovës është një pjesë e rëndësishme e sistemit transmetues…

Lexo më Shumë

Flamuri i Federatës ruse qe ka qenë i vendosur në ndertesën e konsullatës së këtij shteti në Manastit është vjedhur, njoftoi MPB. Rastin në polici e ka denoncuar një e punësuar në konsullatë, e cila ka njoftuar se flamuri është vjedhur nga ndërtesa që gjindet në rrugën “Marshal Tito”. Policia njoftoi se po punon për ndriçimin e rastit.

Lexo më Shumë

Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka filluar kontrollin e pasurisë së politikanëve dhe funksionarëve. Shorti për kontroll i ka rënë edhe kryetarit të AKR, Behgjet Pacolli, i cili vetë e ka shperndarë këtë lajm në rrjetet sociale. “Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm nga Zoti. Sot me ra shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit për kontrollim të pasurisë. E mirëpres e shpresoj se do ta kuptojnë se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës”. Ka shkruar ai në Facebook. Sa miliona “peshon” Behgjet Pacolli? BehgjetPacolli në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar pasurinë e tij…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për “Politico”, ka kërkuar mirëkuptim ndaj Serbisë, i cili është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë. Ai tha se beson se Serbia duhej të vendoste sanksione me kalimin e kohës, por tha se është kundër nxitjes së Beogradit, i cili është shumë i varur nga Moska për furnizimet me energji. “Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë.…

Lexo më Shumë

Në kohën kur nuk kanë të ndalur debatet rreth Ballkanit të Hapur, me një tezë mjaft interesnate është paraqitur opinionisti shqiptar nga Shkupi, Besim Nebiu. Sipas Nebiut, po të ishte ide e sinqertë, më e logjikshme do të ishte që kjo iniciativë të udhëhiqej nga Turqia, se nga Serbia. “Në parim, nëse Ballkani i Hapur do të ishte ide e sinqertë për aleancë të qëndrueshme ekonomike-kulturore të shteteve të refuzuar ma nga BE-m, duhej të udhëhiqet nga Turqia e jo nga Serbia”, shkruan Nebiu. Politikanë shqiptarë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut edhe më tej vazhdojnë të paraqiten krah për…

Lexo më Shumë

Isha e nderuar dhe e privilegjuar që Kryetari Afrim Gashi, sëbashku me Kryesinë Qëndrore të Alternativës ma besuan postin e Nënkryetares së partisë Alternativa. Kjo detyrë për mua është nder i madh dhe frymëzim që të jem edhe më shumë e përkushtuar ndaj qytetarëve dhe të jem zëri i tyre çdo ditë e më shumë. Gruaja në Alternativë është e vlerësuar dhe unë si përfaqësuese e grave besoj thellë se Alternativa do të jetë partia me përqindjen më të lartë të grave në vendin tonë. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për emancipimin politik të qytetarëve tanë, por…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiorpali, si dhe homologu malazez Dritan Abazoviç kanë vizituar Kievin. Pamje nga mbërritja në Ukrainë kanë publikuar që në orët e para të mëngjesit si delegacioni shqiptar, ashtu edhe ai malazez. Së fundmi dy kryeministrat e Ballkanit Perëndimor janë takuar edhe me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. Veç ministres Spiropali, kreu i qeverisë është i shoqëruar edhe nga Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm. Megjithatë, ajo që bie…

Lexo më Shumë

Pas deklaratës së Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis Merko, në emisionin Klan Debat ku thotë se në rrugët e Strugës nuk ka asnjë gropë, madje e krahason me Zvicrën, i është përgjigjur Aleanca për Shqiptarët, me foto dhe fakte, duke kërkuar nga ai që të mos tallet me qytetarët e këtij qyteti. Raporton News33.tv “Qytetarë të nderuar, Po ju prezantojmë me Zvicrën e Ramis Merko-s. Gropa me forma dhe madhësi të ndryshme, që nga rrugët dytësore deri te qendra e qytetit! Dhe ç’është më e keqja, kryetari i komunës vazhdon të tallet e të ironizojë nëpër intervista me dështimet…

Lexo më Shumë