Nesër në ora 15:00 do të takohen kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Takimi do të mbahet në Klubin e Deputetëve, ndërsa takimi është caktuar me kërkesë të kryeministrit Kovaçevski. Ndryshe, ky do të jetë takimi i parë mes Mickoskit dhe Kovaçevskit, pasi ky i fundit mori drejtimin e ekzekutivit dhe të LSDM-së.
Author: Isen almakos
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, ka thënë se partia e tij është konstruktive në Kuvend dhe përkrah ligjet që janë në dobi të qytetarëve. “Ka ligje që i kemi përkrahur siç është Ligji për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, sepse vlerësojmë se është ligj i mirë dhe se Shkupi e Prishtina duhet të lidhen me autostradë. Kuptohet e kemi përkrahur edhe lidhjen e Shkupit me autostradë deri në Strugë”, ka deklaruar Nikollovski në emisionin “Clik Plus” në TV21. Si ligj tjetër që ka përkrahur partia e tij, Nikollovski ka përmendur ligjin për ndertimin e rrugëve lokale me çka komunave u mundêsohet…
Mot i keq e ka përfshirë sot pasdite Shkupin. Furtuna që ka kaluar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut ka lënë pas vete drunj të shkulur dhe të rrëzuar, vetura të dëmtuara, kurse për momentin nuk ka informacione për persona të lenduar. Furtuna është përcjellur me shi, breshër dhe erë të fuqishme.
MEHDIU, BELGU MUSLIMAN Shkova në xhaminë e Kalasë së Elbasanit. Nga dritarja pashë një djalë me mjekërr që lexonte. Ulur në qilim. Më thanë se ishte belg. I bëra shenjë se doja takoja. Doli pas gjysëm ore. Anglisht? Anglisht, thashë unë Çfarë do? Dua të të fotografoj, Nuk të njoh dhe nuk dua të më fotografosh, tha Do të të bëj vetëm një foto, i thashë Nuk dua, tha belgu, nuk të njoh dhe nuk dua të të njoh Unë jam shkrimtar, i thashë, fotografia ime nuk të dëmton Je jashtë interesit tim, tha belgu, nuk pranoj të flas fare…
Dje është realizuar aksion i madh policor në Shkup. Me këtë rast është arrestuar edhe polici Millan Rebrenoviq, ish truproje e Nikolla Gruevskit. Rabrenoviq, bashkë me dy persona tjerë kanë reketuar një shkupjan. Prej tij, për një hua që ia kanë dhënë prej 63.500 eurove në vitin 2004, në vitin 2019 i kanë kërkuar 440 mijë euro, shkruan “Frontline”. Më pas ia kanë kërkuar edhe 560 mijë euro, të cilat është dashur tua japë deri më datë 30.6.2022 година. Gjatë pranim dorëzimit të parave, të tre janë arrestuar. Frontline shkruan se Rabrenoviq është i afërt edhe me Miskovskin. Identiteti i…
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se partia që përfaqëson ai nuk do të mbështes propozimin francez për heqejen vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veroit. ‘‘Ftojmë të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatesinë etnike dhe fetare apo partiake që neser nga ora 19:00 të dalim ne protesta kunder kesaj qe po i ndodh Maqedonise se Veriut” “Propozim që është ultimatum për ardhmërinë e Maqedonisë sonë, propozim që është diktat për kërkesa megalomane dhe aspirata historike ndaj Maqedonisë, për kështu këso propozimi përgjigja është, jo faleminderit”, deklaroi mes tjerash Mickoski.
PETKOV: NUK DO TË LEJOJMË KUSHTËZIME NGA DIPLOMATË TË HUAJ Zv/Kryeministri dhe Ministri I Financave, Asen Vasilev, në Qeverinë në dorëheqje të Bullgarisë, është kandidat për Kryeministër nga partia “Vazhdojmë me ndryshime” – ka njoftuar Kryeministri në dorëheqje Kiril Petkov. “Asen Vasilev është personalitet që kam besim të pakushtëzuar. Nuk do të lejojmë që një grusht njerëzish të grabisin mjete publike. Nuk do të lejojmë që diplomatë të huaj të vënë ultimatume”, deklaroi Kiril petkov Kryeministër në dorëheqje i Republikës së Bullgarisë Paraprakisht, partneri I koalicionit në qeverinë e deritashme, Partia e Socialistëve Bullgar, vuri kushtin që Petkovi të mos…
Kovaçevski për opozitën: Ju bëj thirrje partive qe nuk e përkrahën anëtarësimin në NATO, që mos ta bëjnë gabimin e njejtë me propozimin francez July 1, 2022 Edit Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski për opozitën thotë që të përkrahin propozimin francez sepse ne nuk mbetemi shteti që nuk dëshiron të integrohet raporton KlanM – Koncept i liderizmit është që të dish kur të thuash jo. Kur u desh të them jo, thash ne Bruksel jo dhe vazhduam të bisedojmë. Ne nuk mund te mbetemi shteti qe nuk deshiron te integrohet. Mund që një parti të vendosë të izolohet, por nuk…
Ejup Berisha Çfar kanë deputetët e Kuvendit të Republikës që janë kaq nervoz dhe agresiv në sjelljet e tyre brenda këtij institucioni më të lartë shtetëror. Mos vallë këta duan zbritje rrogash, kështu ndoshta do të qetsohen pak. Nëse ka njerëz që marrin paga të larta e nuk punojnë sa duhet dhe çfar duhet për ti merituar ato paga që i marrin dhe pastaj çuditërisht të njëjtët bëhen shumë nervoz dhe agresiv viteve të fundit këta janë Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk është për tu çuditur njerëzit e mençur dhe me përvojë nuk kanë thënë…
Sipas rezultateve të numëruara preleminare nga komisionerët e vendvotimit nr.6 në Tërnoc, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës (KSHL) ka siguruar gjithsej 698 vota nga 610 vota të nevojshme dhe kështu ka siguruar një mandat në Parlamentin e Serbisë. Në këtë vendvotim ku është votuar për të pesten herë me radhë, të drejt vote kanë patur gjithsej 1.089 qytetarë. Sipas radhitjes së listës së KSHL-së, Shaip Kamberi, do të jetë në postin e deputetit të Luginës së Preshevës në legjislaturën e tanishme të Kuvendit të Serbisë. Përveç KSHL-së vota kanë marrë edhe SNS 1 votë dhe 7 SPS.
Çmimet e hekurit dhe çelikut po “rrëshqasin” teposhtë në bursat botërore tani dy javë me radhë, kurse tani kanë filluar të bien edhe çmimet e bakrit dhe drurit. Rënie e çmimeve të tyre, paralajmëron rënien e çmimit të shtëpive dhe banesave, pas dy viteve rritje të vazhdueshme. banesave dhe shtëpive Tani lëvizja e çmimeve pritet të shkojë në drejtim të kundërt-prej lart të bien poshtë, respektivisht të ilen, shkruan Faktor.mk. Sipas ueb faqes Tradingeconomics, që e përcjell levizjen e çmimeve të produkteve, valutave dhe aksioneve në bursat e mëdha botërore, muajin e fundit hekuri është liruar për 10,38 për qind,…
Nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pelegrinazh këtë vit kanë shkuar 919 besimtarë. Besimtarët kanë udhëtuar me 27, 29 dhe 30 qershor me pesë fluturime çarter Shkup-Xheda. Më i moshuari prej haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut është 65 vjeç, ndërsa më i vogli 7 dhe 8 vjeç, fëmijë që udhëtojnë me prindërit e tyre. Në mesin e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që kanë udhetuar në Haxh është edhe ish ministri, Sadulla Duraku. Grupin e parë te haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut për në Vendet e Shenjta në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit e ka përcjellur edhe kreu i Bashkësisë…