Zevendes kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arbent Taravari ka deklaruar se Nëse vërtetë është shkarkuar Zudi Koka nga posti i drejtorit në NPK, atëherë duhet të rishqyrtohet bashkëpunimi i ASH-së me Danella Arsovskën, kryetare e Shkupit. “Nuk arsyetoj përdorimin e armëvr, por të provokohet? Njerz jemi, reagojmë në afekt. Personalisht mendoj, e jo në emër të lartisë, sepse ka organe partiake që do e thonë fjalën e fundit, se kjo mënyrë e funksionimit num ia vlen të mbetet edhe më tej. Duhet seriozisht të shqyrtohet dhe personalisht jam për nderprerje të bashkëpunimit me Arsovskën”, tha Taravari. “Ky është qëndrimi im…
Author: Isen almakos
Çmimi i naftës së papërpunuar mund të bie në 65 dollarë për fuçi deri në fund të këtij viti dhe të vazhdojë me rënien në 45 dollarë deri në fund të vitit 2023, nëse ndodh recesion, që me automatizëm e ulë kërkesën, vlerëson banka amerikane Sitigrup. “Blumberg” duke u thirrë në analizat e ekspertëve nga Citigroup, thekson se ky skenar bazohet në supozimij për mungesë të çfardolloj intervenimi të prodhuesve nga grupacioni i shteteve OPEK+ dhe për rënie të investimeve në prodhimin e naftës. Përkthyer në çmime tona, rënia e naftës në bursat botërore në 65 dollarë për fuçi, do…
Përmes rrjeteve sociale dhe reagimeve në media, qytetarë të shumtë janë ankuar se shqiptarët e Shkupit ndjehen të pambrojtur gjatë dy ditëve të fundit. Huliganët pjesëmarrës në protestat e fundut kanë sulmuar pronat dhe lokalet e tyre në Çarshi, ndërsa policia nuk ka intervenuar për t’i mbrojtur. Sonte sulmet kanë qenë të drejtëpërdrejta dhe fizike, huliganët kanë thyer lokalet, hotelet dhe kanë sulmuar qytetarër shqiptare, pronarët e bizneseve dje kalimtarë të rastit. Policia ka intervenuar vetëm pasi kaneskaluar situata në përleshje fizike dhe në fund përsëri është arrestuar një shqiptarë./dosja.tv
Isuf Koka është personi që u arrestua nga policia pasi gjuajti dy-tre plumba në ajër, pasi prona e tij private – hotel De Koka dhe dy dyqanet në sheshin Skenderbeu u sulmuan nga protestuesit maqedonas, shkruan gazeta KOHA. Dhjetëra huliganë maqedonas filluan të gjuanin gur në drejtim të dyqaneve te parkingu i Skenderbeut, ndërsa u dëmtuan edhe disa vetura të parkuara. Pasi policia po reagonte me vonesë dhe turma tentoi të futet në Çarshi, pronari i hotel De Koka dhe dy dyqaneve tjera, Isufi nxori pistoletën me leje dhe gjuajti dy-tre plumba në ajër. Protestuesit u larguan, ndërsa pas disa…
Deputeti i Alternativës Hysni Ismaili, në një lidhje direkte në Euronews Albania ka folur për “propozimin francez” dhe reagimet pas tij. Ismaili ka thënë se ende pa u çelur propozimi, VMRO-DPMNE dhe Levica po krijojnë konfuzion rreth tij. Ismaili ka shtuar se megjithatë VMRO-DPMNE është vetëdijëduar se ky proces nuk mund të ndalet dhe se për këtë flet fakti që ata janë bë pjesë e Grupit të Punës që po shqyrton në detaje “propozimin francez”. Intervista e plotë e deputetit Ismaili është në videon më poshtë: https://youtu.be/EHXieogUxtI
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në mëngjes vizitoi policët e lënduar gjatë protestave të djeshme. Dy prej tyre i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa gjendja shëndetësore e të tjerëve është stabile. Spasovski tha se të gjitha elementet dëshmojnë se ka dhunë të organizuar dhe sulm ndaj institucioneve të rëndësisë së veçantë shtetërore. “Janë lënduar 47 policë nga sulmet vandale ndaj tyre dhe objekteve me rëndësi të veçantë shtetërore. Ky veprim i dhunës së organizuar paraqet rast dhe imazhe të njëjta si “27 prilli”. Rreth 30 njerëz me maska në fytyrë ishin kryefjala e sulmit ndaj policëve dhe institucioneve. Gjithsesi se…
Protestuesit kundër Propozimit Francez nuk e kan ndermend të ndalen. Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ata madje po bëjnë plane për radikalizim të protestave dhe dhunës. Spasovski ka thënë se ata po bëhen gati të përdorin “koktej molotovi”, kurse burime në MOB thonë për Almakos se me siguri në shënjestër do të jenë Kuvendi dhe Qeveria. “Kemi informacione se edhe për sonte po përgatiten dhunë dhe kokteje molotovi për protestën e sapo paralajmëruar për mbrëmje”, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas vizitës së tij tek policët e lënduar nga protestat e mbrëmshme kundër…
Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev në rrjetet sociale ka shkruar mbi protestat e dhunshme të mbrëmjes së djeshme në Kuvend, përcjell TV21. Sipas tij, ata që shkaktuan dhunë janë agjentë të shërbimeve vendase, ndërkaq Apasiev thotë se të njëjtit po “trajnohen nga agjentë të CIA-s që kanë ardhur në vend para pesë dite”. “Mbrëmë nuk ramë në grackën e policisë sekrete. “U lexuan” në kohë 50 provokatorë me kapuç të ASK-së, që qëndronin përballë flamurit të së Majtës dhe të majtët u distancuan me kordon sanitar prej tyre! Ne nuk biem në këto truçe të ulëta, që më…
Përfundimi i takimit mes sektorit të biznesit, organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesve të rinisë në vend ishte se ekonomisë i mungon kuadri i kualifikuar, ndërsa të rinjtë kanë kërkesa dhe pritshmëri të larta, megjithëse nuk kanë përvojën që i duhet kompanive. “Kërkojnë orar fleksibël pune, të gjithë kërkojnë kushte për punë online dhe kërkesat e tyre për paga janë shumë të larta”, thotë Metodia Stojçevski Lidhja e Rinisë Krushevë. Sipas Despina Zhupan – Lidhja e Odave Ekonomike, të rinjtë kanë pritshmëri shumë më të larta sesa kompanitë mund t’u ofrojnë në fillim. “Arsimi i tyre, si një person që ka mbaruar…
Protestat antiqeveritare në Shkup kundër “Propozimit francez”, sonte ka gjasë të arrijë pikën e kulmit dhe të eskalojnë, kanë paralajmëruar burime në MPB. Sipas tyre po vërehen organizime për përdorim të dhunës dhe për destabilizim të vendint, transmeton Almakos. Këto skenare në mënyrë indirekte i ka paralajmëruar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski. Gjatë konferencës së përbashkët me kryetarin e këshillit evropian, Sharl Mishel, Kovaçevski theksoi se ka marrë njoftime nga Ministria e Punëve të Brendshme se protestuesit kundër propozimit franzec po pregatisin diçka që nuk i ka hije një shtetit anëtarë të NATO-së siç është Maqedonia e Veriut. “Ministria e Puneve…
Para disa ditë është arrestuar polici Millan Rebrenoviq, ish truproje e Nikolla Gruevskit. Rabrenoviq, bashkë me dy persona tjerë kanë reketuar një shkupjan. Prej tij, për një hua që ia kanë dhënë prej 63.500 eurove në vitin 2004, në vitin 2019 i kanë kërkuar 440 mijë euro, shkruan “Frontline”. Më pas ia kanë kërkuar edhe 560 mijë euro, të cilat është dashur tua japë deri më datë 30.6.2022 година. Gjatë pranim dorëzimit të parave, të tre janë arrestuar. Ndërkohë është publikuar edhe video nga arrestimi i tre “kamataxhinjëve”, ku janë edhe dokumentet e tyre personale. Edhe pse dokumentet janë të…
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, deklaroi se nëse sot kërkohet vendimi i Qeverisë për propozimin francez, ai do të jetë kundër një vendimi të tillë. “Ende nuk kemi një vendim të organeve partiake. Nëse këmbëngulin për një proces të shpejtë, le të bëhet pa ne. Nëse kanë premtuar diçka pa pëlqimin tonë, atëherë le të bëhet pa ne. Nëse ata i respektojnë pikëpamjet tona, atëherë duhet të na jepet hapësirë për ta komunikuar atë mes nesh dhe me qytetarët, për të parë nëse është e pranueshme. Në këto rrethana, kur ka konsiderata diametralisht…

