Zevendes kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arbent Taravari ka deklaruar se Nëse vërtetë është shkarkuar Zudi Koka nga posti i drejtorit në NPK, atëherë duhet të rishqyrtohet bashkëpunimi i ASH-së me Danella Arsovskën, kryetare e Shkupit.
“Nuk arsyetoj përdorimin e armëvr, por të provokohet? Njerz jemi, reagojmë në afekt. Personalisht mendoj, e jo në emër të lartisë, sepse ka organe partiake që do e thonë fjalën e fundit, se kjo mënyrë e funksionimit num ia vlen të mbetet edhe më tej. Duhet seriozisht të shqyrtohet dhe personalisht jam për nderprerje të bashkëpunimit me Arsovskën”, tha Taravari.
“Ky është qëndrimi im për të cilin do insistoj të kalojë edhe në organet partiake”, deklaroi Taravari.
Zudi Koka u shkarkua vonë mbreme për shkak se vëllau i tij gjuajti në ajër në mbrojtje të pronës e cila u sulmua nga protestuesit maqedonas.
Arsovska ka thënë se shkarkimi është bë për shkaqe parimore edhe pse Zudi Koka në mënyrë të shkëlqyer ka kryer punën e tij.