Në protestën shqiptare në Shkup kishte 7 policë të lënduar, 8 të arrestuar, mbrëmë 47 policë të lënduar, vetëm 11 të arrestuar

Në protestën shqiptare në Shkup kishte 7 policë të lënduar, 8 të arrestuar, mbrëmë 47 policë të lënduar, vetëm 11 të arrestuar

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në mëngjes vizitoi policët e lënduar gjatë protestave të djeshme. Dy prej tyre i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa gjendja shëndetësore e të tjerëve është stabile. Spasovski tha se të gjitha elementet dëshmojnë se ka dhunë të organizuar dhe sulm ndaj institucioneve të rëndësisë së veçantë shtetërore.

“Janë lënduar 47 policë nga sulmet vandale ndaj tyre dhe objekteve me rëndësi të veçantë shtetërore. Ky veprim i dhunës së organizuar paraqet rast dhe imazhe të njëjta si “27 prilli”. Rreth 30 njerëz me maska në fytyrë ishin kryefjala e sulmit ndaj policëve dhe institucioneve. Gjithsesi se qasja profesionale e policisë vërtetohet me ndërhyrjen e tyre vetëm ndaj elementëve që sulmonin policët. Nuk ka asnjë qytetar të lënduar nga ndërhyrja policore. Janë arrestuar ekskluzivisht vetëm personat të cilët sulmuan fizikisht dhe bën dëme materiale”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Policia arrestoi 11 persona, katër vish më pak se që kishte policë të lënduar.

Pas arrestimit të disa protestuesve, në protestë u paraqit edhe një prift i cili i bëri thirrje policëve të lirojnë të ndaluarit duke ndërhyrë kështu drejtpërdrejtë në laicitetin e institucioneve shtetërore dhe punën e pavarur profesionale të forcave të rendit.

Nga ana tjetër, në protestën e fundit kundër rastit “Monstra” të mbajtur më 26 shkurt 2021 numri i protestuesve të arrestuar ka qenë më i madh se i policëve të lenduar. Sipas mediave, asokohe shtatë policë janë lënduar, ndërsa tetë pjesmarrës në protestë janë arrestuar. Policët kanë kaluar me lëndime të lehta. Madje dhuna shpërtheu në momentin kur policia pengoi protestuesit të arrinin në vendin e paraparë për të shprehur revoltën.

Askush sot e kësaj dite nuk e ka të qartë pse policia ndaloi shqiptarët të protestojnë para institucioneve, kurse këtë ua mundësin maqedonasve edhe pse vetë kryeministri Kovaçevski dje gjatë ditës paralajmëroi se në në protestat e mbrëmshme mund të përdoret dhunë.