Në Spitalin e Fëmijëve në Kozle të Shkupit, rreth 20 fëmijë kontrollohen brenda ditës. Për momentin aty janë të hospitalizuar shtatë fëmijë me COVID-19 dhe në spital janë pranuar të shoqëruar nga prindi. Një foshnje 8 ditëshe është pacientja më e vogël me COVID-19 e hospitalizuar në Spitalin e Fëmijëve në Kozle të Shkupit. Në këtë spital janë të shtruar tetë fëmijë, më I moshuari është 15 vjec. Thuajse në të gjitha rastet, krahas fëmijëve pozitiv janë edhe prindërit., raporton Klan M. “Për momentin në spital kemi 8 fëmijë, nga të cilët fëmija më i vogël është vetëm 8 ditësh,…
Author: Isen almakos
Me rastin e përvjetorit të pestë të ndarjes nga jeta të publicistit dhe gazetarit të shquar shqiptar Qani Mehmedi, organizohet Akademi përkujtimore “Pesë vjet pa Qaniun“ me ç‘rast do të kujtohet personaliteti i rrallë i tij si intelektual, gazetar, atdhedashës, mik, baba e familjar shembullor! Në këtë Akademi për veprën e Qani Mehmedit dhe gjurmët që la në jetën publike e shoqërore do të flasin personalitete të njohura nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Do të prezantohet ekskluzivisht video- materiali “Qani Mehmedi- udhëtimi nëpër stuhi i gazetarit të lirisë” dhe do të shfaqen pika artistike që lidhen me personalitetin…
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin përballë Radio Televizionit të Maqedonisë. Hetimet policore janë ende në vazhdim, ndaj qarkullimi është i vështirësuar për shkak të bllokimit të dy korsive të komunikacionit. Deri më tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar rëndë.
Dy të vdekur dhe katër të plagosur, mes tyre tre policë, është bilanci tragjik i një aksidenti në të cilin u përfshinë tre automjete dhe një tufë derrash të egër në Greqi. Mediat në vend raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 të mbrëmjes së djeshme, në km 62 të Autostradës së Re Kombëtare të Selanikut – Neo Petritsiou. Një makinë patrulle me shofer një polic 42-vjeçar dhe pasagjerë dy kolegë të tij (44 dhe 36 vjeç) është përplasur me një tufë derrat e egër që kalonin dhe për pasojë ka dalë nga rruga Më pas, një automjet tjetër…
Një i ri është gjetur i pajetë në një vend të quajtur “Ujëmbledhësi i centralit të vjetër”, në fshatin Çidhën të Dibrës (ana e Shqipërisë). Njoftohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës, rreth orës 06:45. 28-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga nga familjarët dhe sipas dëshmive, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se i riu, B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/
Shkruan: Xhelal Mustafa Me çdo ditë të kaluar po shtohen “simptomat” e sindromës së “Open Ballkanit”. Simptomat e kësaj sindrome sot u manifestuan në mënyrë të vrazhdët dhe jonjerëzore. Deri sa mbarë bota e civilizuar kujtoi përvjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë, shtyllat e “Open Ballkanit” Edi Rama, Dinitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti heshtën këtë përvjetor. Heshtja e tyre ishte shumë më e gërditshme se gafa e Dritan Abazoviqit i cili gjenocidin në Srebrenicë u munduan ta relativizojë në nivelin më të ulët të përgjegjësisë së serbëve si autorë të masakrës në Srebrenicë. Heshtja e tyre sot, është qartë se…
Edhe pse u paralajmëruar shkëputje e koalicionit shkaku i zhvillimeve të fundit, koalicioni VMRO-ASH vazhdon edhe më tutje. Sipas analistit Vasko Llazarevski, ata sot r kanë votuar bashkë rebalancin e buxhetit në qytetin e Shkupit. “Përndryshe mos u brengosni për koalicionin e Aleancës dhe VMRO-së në qytetin e Shkupit, sot bashkërisht e kanë votuar rebalancin në qytetin e Shkupit. Bashkë me Levicën”, ka njoftuar Llazarevski.
Kryetari i komunës së Gazi Babës Boban Stefkovski ka ndermarrë një hap njerëzor duke i dalë ndihmë të riut me emër Medijan, i cili ka një rrëfim të dhimbshëm jetësor. “Sot e shikova në rrjetet sociale paralajmërimin e emisionit të nesërm “Zemra në Pëllëmbë” në Tv Alfa ku është përfshi storja për Medijanin, dhalosh i ri nga lagja Hipodrom. Për fat të keq rrëfimi jetësor i Medijanit është i rëndë. Dragica, gruaja e cila e ka marë nga shteti dhe e ka rritur ka nderruar jetë dhe ai sot jeton në kushte të rënda, pa rrymë dhe pa punë. Menjëherë…
Shkruan: Ejup Berisha Vetëm antarsimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europjan e ruan unitetin, tërësinë teritorale, sovranitetin, stabilitetin si dhe bashkjetesën në vendin tonë. Kjo njëherit është alternativa e vetme që shtetin dhe qytetarët e vendit tonë do ti lëvizë përpara dhe të njëjtët do ti afron drejt një të ardhme më të mire e më përparuese. Maqedonia e veriut jo qe nuk ka alternativa të tjera por tani për tani vetëm anëtarsimi në BE është zgjidhje më e mire, me e pranueshme dhe me premtuese, pra te gjitha alternativat e tjera përpos BE-së për RMV-në dhe…
Letra publike e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kate Marie Byrnes, e publikuar më 8 korrik, në të cilën ajo shpreh mbështetjen e saj dhe të SHBA-së për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut dhe të propozimit të ri për tejkalimin e bllokadës në këtë rrugë, është inkurajimi më serioz dhe më domethënës që nga vjen nga aleati strategjik i vendit tonë, vlerëson kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Duke e falënderuar Ambasadoren Byrnes dhe SHBA-në për gjithçka që kanë bërë për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, Gashi edhe një herë rithekson se për RMV-në gjithçka mund…
Maqedonia e Veriut deri të mërkurën ka afat të miratojë “propozimin francez”, thonë burime diplomatike për Almakos. Sipas tyre, vendit tonë i kanë mbetur vetëm edhe tre ditë kohë për të zgjedhur mes “integrimit dhe izolimit”. “Nëse deri të mërkurên nuk miratohet ‘propozimi francez’ Maqedonia e Veriut do të futet në izolim të thellë dhe perspektiva e saj evropiane vihet në dyshim”, thekson një diplomat perëndimor në Shkup. Ndërkohë, te disa diplomatë të tjerë janë paraqitur dyshime edhe ndaj hamendjes së kryeministrit Dimitar Kovaçevski. “Kovaçevski duhet ta publikojë protokollin e dyanshëm. Ai është pjesë e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë.…
Nga Skënder Minxhozi Edi Ramës nuk i doli inati me Brukselin as në ditën e ditëlindjes. Në 4 korrik, teksa merrte urimet në telefonin e tij, kryeministri shqiptar shkruante nga Holanda në lidhje me zhbllokimin e negociatave të integrimit me BE, se “ky është një turp, një turp që lidhet me frymën e devijuar të zgjerimit. Një vend që merr peng dy vende, për shkak të disa çështjeve që nuk i vë në diskutim, por në Ballkan nëse hyn aty është çmenduri”. Si për çudi, Rama këtë rradhë s’e kishte me të zotët e shtëpisë, Holandën, por me Bashkimin Evropian…

