Author: Isen almakos

Një burrë 64 vjeçar dhe një grua 63 vjeçe nga Maqedonia e Veriut kanë kthyer kilometrazhin e makinave të përdorura në Austri dhe më pas i kanë shitur të njejtat. Policia austriake ka vënë në gjurmë çiftin nga Maqedonia, të cilët po përdornin këtë biznes manipulativ dhe kundërligjor me makina të përdorura. Në fillim të prillit, një oficer policie ndaloi një automjet gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, ku pasi që makina e tij është dërguar në kontroll të detajuar teknik, është zbuluar për manipulimet me kthimin e kilometrave. Sipas mediave austriake, policia hetoi rastin, duke zbuluar se çifti po…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot edhe njëherë bërri thirrje për protesta të qeta dhe demokratike. Dhe sot, si të gjitha ditët e kaluara që nga fillimi i protestave të paparalajmëruara, apeloj për praktikën e protestës paqësore si pjesë e dialogut ka shkruar Spasovski. Dialogu vazhdon në seancën e 80-të të Kuvendit, në të cilën do të flasë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në të cilën do të jepet informacioni mbi përmbajtjen e kornizës Propozim-negociator për negociatat e anëtarësimit të Republikës do të diskutohet për Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian, propozuar nga Presidenca franceze…

Lexo më Shumë

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi në administratën Trump, Richard Grenell, ka mbajtur të mërkurën një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit dhe thujase fund e krye ka prekur temat që kanë të bëjnë me Kosovën. Grenell, fajësoi kryeministrin Albin Kurti dhe BE-në për dështim në arritjen e marrëveshjeve Kosovë – Serbi, shkruan gazeta “Danas”. Ai tha se KF0R-i duhet të tërhiqet nga Kosova, pasi “në këtë mënyrë po e zgjat konf*liktin”, pastaj se “dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli ku përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës nuk e zgjidh problemin”. Grenell po…

Lexo më Shumë

Në orët e hershme të mengjesit policia maqedonase ka zbuluar një “fabrikë” droge në fshatin Orovnik të Ohrit. Me këtë rast janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë. Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe. Fabrika ka qenë e regjistruar si filialë e kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës. Sipas mediave maqedonase, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cileve edhe dhëndërri i kryetarit…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 19 e 20 minuta në SPB Ohër është njoftuar se në aksin rrugor Strazhë-Kërçovë ka shperthyer zjarr në një autobus në lëvizje të një agjencioni turistik nga Kumanova, në të cilin janë transportuar nxenes dhe arsimtarë, njoftoi MPB. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. “Zjarri është shuar nga njësiti zjarrfikës, kurse nuk ka të lenduar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është renditur e dyta në garën Globale për tërheqjen e Investimeve të huaja direkte. Këtë e tregon Indeksi i Performancës së FDI të Investment Monitor 2022, i cili mat nivelet e investimeve të brendshme të vendit. Drejtori i Agjencionit për Investime të huaja dhe promovimin e eksportit, Bekim Emini ka thënë se në gjashtë muajt e fundit Agjencioni për Investime të huaja dhe promovim të eksportit i Republikës së Maqedonisë Veriut e ka përmirësuar imazhin para investitorëve të huaj, ndonëse ka pranuar se në këtë drejtim ka ende punë për të bërë. Emini ka potencuar se përmirësimi…

Lexo më Shumë

44 vjeçari B.T. nga Gostivari, dje në ora 16:00 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 13:30 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, dy burra dhe një grua kanë futur me forcë vajzën e tij 18-vjeçare në automjet dhe janë larguar me shpejtësi. Janë marë masa dhe është konstatuar se mvajza e B.T. ka qenë me një person në Shkup. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Lexo më Shumë

Policë shqiptarë nga Kumanova braktisin punën, shkojnë në Gjermani! 13 korrik – Trendi i largimit të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut për në Gjermani nuk po ndalet. Open-TV mëson se dy policë shqiptarë të punësuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë kanë braktisur vendet e tyre të punës për të shkuar në Gjermani. Sipas informacioneve tona, të dy të punësuarit kanë nga afro 20 vite përvojë pune. Gjithashtu mësojmë se trendi i largimeve do të vazhdojë, pasi edhe një tjetër polic ka aplikuar në ambasadën e Gjermanisë dhe është në pritje të vizës për të marrë rrugën drejtë…

Lexo më Shumë

Gjykata kushtetuese në seancën e sotme do të vendos për procedurën e ngritur për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 12 nga Ligji për konfirmimin e interesit publik dhe nomimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (pjesa:Tetovë-Gostivar-Bukojçani dhe projektin për autostradën Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë) dhe Korridorin 10 nga (pjesa e autostradës Prilep-Manatir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në seancën, e cila u mbajt më 29 mars të vitit 2022, Gjykata kushtuese të ngritë procedurë për dispozitën kontestuese për shkak të dyshimit në kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e nenit 12, në të cilin ndër të tjera…

Lexo më Shumë

Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe ka sjellur një video të re nga incidenti mes protestuesve maqedonas dhe shqiptarëve tek Sheshi Skênderbeu. Në videon përmbledhëse për zhvillimet në protestat në Shkup, REL në gjuhën serbe sjell edhe pamje nga rrahja mes protestuesve maqedonas para Kuvendit. Videon mund ta përcillni në këtë link: https://fb.watch/eeaXrZfCWA/?fs=e&s=cl

Lexo më Shumë

Tani kur Qeveria e Dritan Abazoviqit në Mal të Zi ka mbetur pa mbështetjen e një pjese të shumicës qeverisëse, ka lindur pyetja nëse do t’i votohet mosbesimi apo do të mbijetojë politikisht, duke siguruar mbështetjen e partive opozitare: Frontit Demokratik pro-rus (DF) dhe Demokratëve. Këto parti, së bashku me Lëvizjen URA të Abazoviqit, kanë qenë në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2020, por, pas një viti e gjysmë, për shkak të mospajtimeve politike, atyre u është votuar mosbesimi – pikërisht me votat e URA-s, dhe udhëheqësi i Demokratëve, Aleksa Beçiq, është shkarkuar nga posti i kryetarit të Kuvendit të…

Lexo më Shumë