Author: Isen almakos

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit po bastis zyrat e drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muharremi, transmeton Almakos. Lajmin për Fokus e kanë konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria. Prej atje shkurtimisht kanë thënë se janë duke vepruar në bazë të një pasie penale të ngritur ndaj Muharremit nga një grup qytetarësh. Muharremi nuk është i qasshëm për koment.

Lexo më Shumë

Ejup Berisha E përshëndes votimin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të konkluzave për pranimin e marrveshjes Franceze-europjane që ndodhi ditën e shtunë më 16 korrik, dhe gjithashtu e përshëndes miratimin e të njëjtave nga ana e Qeverisë po të njëjten ditë që i hapën rrugë nënshkrimit të protokolit dypalësh ditën e diel mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë e me të cilin do të hiqet vetoja bullgare dhe do të fillojnë bisedimet për antarsmin e RMV-së në Bashkimin Europjan. Edhe pse hapja e bisedimeve për antarsim në BE nga Bullgaria është kushtëzuar që…

Lexo më Shumë

NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi kumtoi se sipas analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 55 pika matëse në Shkup, uji është i sigurt për pije. “Departamenti për kontroll sanitar në periudhën prej 11 korrikut deri më 15 korrik ka marrë 208 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 208 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 55 pika matëse në Shkup. Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat përputhen me rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RMV, nr. 183/18)”, informojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi.

Lexo më Shumë

ANKESA PËR PRITJE TË GJATA NËPËR KUFIJ Kolona të gjata pritjeje për të hyrë në shtetin e Maqedonisë, pikërisht në piken kufitare Tabanoc, disa nga qytetaret e anketuar nga ekkipi i TV KlanM, të cilët vinin nga mërgimi për tu kthyer në vendlindje u ankuan se kanë pritur një kohë të gjatë për të kaluar piken kufitare, ndërsa kishte edhe nga ato qytëtarë të cilet deklaruan se ia vlenë pritja për të ardhur në vendlindje. – Thuaj se një orë e gjysmë jemi këtu – E në kufirin tjetër? – Nga Hungaria për në Serbi, pritem 4 orë, mbrëm ndejtem…

Lexo më Shumë

Ditë historike për Maqedoninë e Veriut. U hap rruga për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. 68 për sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë një dëshmi për përcaktimin strategjik të shumicës së deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë. Propozimi i votuar në Kuvend u diskutua dhe u votua edhe në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dyert e Evropës tashmë janë më të hapura se asnjëherë me parë. Aspiratat e gjeneratave të kaluara priten të finalizohen me anëtarësimin e plotë të vendit në strukturat euro-atlantike. Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës territorialisht dhe…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhelal Mustafa Deputeti i partisë proruse “Levica” (shqip E Majta), Borisllav Kërmov gjatë fjalës në Kuvend rreth propozimit francez drejtoi disa akuza ndaj shqiptarëve, ndërsa nuk e la pa u futur edhe në histori. “E gjithë familja e Skënderbeut ka emra serb. A do të hiqni dorë nga Skënderbeu”, tha Kërmov duke iu drejtuar deputetëve shqiptar në Kuvend. Sipas Kërmov në vitin 2001 është devalvuar lufta për të drejta “Lufta për të drejta e shqiptarëve u devalvua pas vitit 2001. Kjo është luftë për teritor“, u shprej ndër të tjerash deputeti Kërmov. Opinioni shqiptar nuk e pati të lehtë…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Alternativës vlerësojnë se miratimi i propozimit francez dhe hapja e rrugës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian është rezultat i bashkëpunimit të partive shqiptare në realizimin e pikës së parë nga marrëveshja Gashi-Zaev. “Falemnderime të sinqerta gjitha partive politike shqiptare që e përkrahën Pikën e parë të Alternativës për bashkëqeverisje. Ju fitojmë të na përkrahni njësoj edhe në plotësimin e pikave tjera!”, thonë nga Alternativa. Nga kjo parti shtojnë se tani hapet rruga edhe për realizim më të lehtë të tetë pikave tjera të marrëveshjes. “Me realizimin e Pikës së parë nga Marrëveshja e Alternativës,…

Lexo më Shumë

Sot, më në fund, Kuvendi i RMV-së i votoi konkluzionet për pranimin e propozimit të KE-së për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Kështu e kemi përmbushur detyrimin tonë historik si shtet dhe si komb, ndërsa në këtë mënyrë është përmbushur edhe pika e parë e marrëveshjes së Alternativës për inkuadrim në qeveri. Fitorja e jonë e parë europiane tashmë është arritur. Urime të gjithë qytetarëve! Urime të gjithë shqiptarëve! Urime të gjithë aktivistëve të Alternativës! Vazhdojmë…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar debati për “propozimin francez” me pranimin e të cilit vendi duhet të fillojë negociatat për anetaresim në Bashkimin Evropian. Ky propozim po kundërshtohet nga opozita maqedonase dhe po përcillet me protesta. Mirëpo revolta dal ngadal ka filluar të bie në intenzitet, kështu që sot më shumë qytetarë janë verejtur në kolonat e krijuara në kufirin Maqedoni-Greqi, duke pritur për të shkuar në vendet turistike greke, se sa në protesta para Kuvendit. Propozimi francez po përkrahet nga partia maqedonase në pushtet dhe nga partitë shqiptare, pa marë parasysh nëse janë në pushtet ose…

Lexo më Shumë

Ndonëse flasin maqedonisht, në fshatin Podgorcë të Strugës banorët pohojnë se janë shqiptarë, andaj edhe kërkojnë shkollë në gjuhën shqipe. Disa herë kanë kërkuar paralele shqipe, por kërkesat kanë hasur në vesh të shurdhër. Për këtë kanë reaguar edhe nga Aleanca për Shqiptarët në Strugë. “ASh-ja vlerëson se i gjithë procesi i hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në Podgorcë me qëllim apo pa qëllim nga kryetari i Komunës së Strugës është duke u zhvilluar me hapa të gabuara dhe kjo në fund do të ndikojë drejtpërsëdrejti në nivelin e suksesit të arsimit në atë shkollë, statuti i shkollës në…

Lexo më Shumë

Liderët europianë nuk duhet të bëjnë një gabim stategjik duke lënë Ballkanin Perëndimor nën influenca që rrezikojnë demokracinë dhe përparimin e reformave. Damon Wilson, presidenti i Fondit Kombëtar për Demokracinë (National Endowment for Democracy), tha për Ilva Taren në programin Balkans Debrief se ky është një moment kyç për rajonin. “Kjo është një krizë që nxjerr në pah sigurinë europiane dhe nëse ka një thirrje urgjente për veprim, koha është tani” – është shprehur Wilson. Megjithatë dritarja e hapur europiane për Ballkanin Perëndimor rrezikon të mbyllet. Sipas Wilson liderët europianë nuk po bëjnë sa duhet për të mbështetur Ballkanin Perëndimor.…

Lexo më Shumë