Author: Isen almakos

Mbrëmë në hyrje të fshatit Haraçinë policia ka ndaluar N.A.(46) nga Haraçina dhe I.S.(44) nga fshati Ognjanci i Shkupit. “Të dy me një “Mercedes”, i cili drejtohej nga N.A., në rrugën “Brigada Maqedonase-Kosovare”, nuk janë ndalur në shenjë ndalese të dhënë nga zyrtarët policorë, me çka në shenjë paralajmërimi zyrtarët policorë kanë gjuajtur në ajër, ndërsa më pas në hyrje të Haraçinës me veturën e tyre kanë goditur një veturë zyrtare të policisë, me çka kanë tentuar të godasin edhe një zyrtar policor, pas së cilës kanë dalë nga rruga”, njoftojnë nga MPB. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe…

Lexo më Shumë

Sot në hapësirat e komunës Gazi Babë u mbajt aksion për dhurimin e gjakut në organizim të organizatës komunale të Kryqit të Kuq. Në këtë aksion dhuruan gjak të punësuarit në administratën komunale dhe kryetari Boba Stefkovski. “Pata mundësinë personalisht të mar pjesë dhe të dhuroj gjak në kuadër të aksionit. Në aksion moren pjesë edhe të punësuarit në administratën komunale me të cilet bashkarisht edhe një herë dëshmuam anën humane të komunës sonë. Përmes dhurimit të gjakut secili nga ne ka mundësi të ndihmojë për shpëtimin e jetëve”, ka shkruar Stefkovski.

Lexo më Shumë

Bashkëshortja e ish kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, Borkica Gruevska ka kërkuar zyrtarisht divorc. Kërkesën e ka dorëzuar në Gjykatën themelore civile në Shkup. Kerkesa poashtu është publikuar edhe në numrin e djeshëm të Gazetës Zyrtare, sepse nuk ka mundur në formë tjetër tia dorëzojë ish bashkëshortit të saj. Borkica u martua me Nikolla Gruevskin në vitin 2007. Ata ishin bashkë deri në vitin 2018, kur Gruevski u arratis në Hungari. Çifti ka dy fëmijë.

Lexo më Shumë

Kuvendi me 61 vota pro miratoi propozim rishikimin e buxhetit për vitin 2022. Të hyrat e përgjithshme në Buxhetin për vitin 2022 janë përcaktuar në vlerë prej 245.8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë 288.5 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është planifikuar në nivel prej 42.7 miliardë denarë, resprektivisht 5.3% të PBB-së, që është më i ulët se vitin e kaluar. Me anë të rishikimit sigurohen mjete për rritjen e pensioneve, kategorive të ndjeshme të qytetarëve, rritjen e pagave në veprimtari të caktuara në sektorin publik, mjete për kompanitë për përkrahjen e rritjes së pagave në sektorin privat, mjete shtesë…

Lexo më Shumë

Kryetarin e Alternativës opinioni i gjerë e njeh si politikan modest, mirëpo sot në ditën kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria filluan negociatat për anëtarësim në BE, ai pa modesti ka shprehur gëzimin për kontributin e Alternativës në këtë proces. “Sot, kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria edhe zyrtarisht po i fillojnë negociatat për aderim në Bashkimin Europian, më duhet të them – pa modesti – se më vjen mirë që edhe ne ose, më saktë, pikërisht ne, ishim çelësi që i dha stabilitet kësaj qeverie që të mund të vijë data e fillimit të negociatave”, thotë Gashi në këtë…

Lexo më Shumë

Më 20 gusht të këtij viti qytetarët e Tetovës përsëri do të dalin në zgjedhje, këtë herë për Këshillin e komunës. Këtyre ditëve ka përfunduar madje dorëzimi i listave të kandidatëve, ndërsa Komisioni komunal zgjedhor njoftoi se janë dorëzuar gjithsej 13 lista, 11 parti politike dhe dy lista të Listës së zgjedhësve. Interesi i partive politike për hyrje në Këshillin e komunës është rritur dhe tani ka të iniciuara tre lista më shumë lidhur me zgjedhjet e fundit në vitin 2021. “Sipas afatit të KSHZ-së afati për dorëzimin e listave për anëtarë të Këshillit të komunës së Tetovës ka skaduar…

Lexo më Shumë

Prokuroria për Krimin e Organizuar, do të vijojë hetimet e nisura dje në Administratën e Policisë Financiare. Nga Prokuroria thonë se bëhej fjalë për dokumentacion të gjerë dhe se në hetim janë përfshirë disa punonjës të Administratës, por për momentin nuk ka informacione nëse në mesin e tyre është edhe drejtori Arafat Muaremi. Hetimi sipas Prokurorisë për Krimin e Organizuar vjen pas kallëzimit të një grupi qytetarësh. Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga Administrata për kërkimin. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka hyrë dje në Drejtorinë për Policinë Financiare, me drejtorin Arafat Muaremi në procedurë para-hetimore, konfirmoi…

Lexo më Shumë

Shkruan: Arben Fetai Bujari po mburret me hapjen e negociatave në gjuhën maqedone. E para, RMV nuk i ka hapur negociatat por është shpikur një format takimi që nuk ekziston në politikën e zgjerimit, spin politik sa për të blerë kohë. Dhe e dyta, këtë krekosje të BDI-së do e kishim kuptuar sikur edhe gjuha shqipe të ishte zyrtare në marrëdhëniet e jashtme te vendit. Pra, këta të gjitha punët i kanë gjysmake, sa për t’u hedh pluhur syve qytetarëve, si negociatat ashtu edhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Lexo më Shumë

Kisha kënaqësinë që si pjesë e delegacionit qeveritar sot të marr pjesë këtë ngjarje historike në Bruksel, në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, në konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian që hapet procesi për pranim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ka deklaruar ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti, pas mbledhjes me të cilen Maqedonia e Veriut filloi negociatat me BE-në. “Maqedonia e Veriut me dekada e ka pritur këtë ditë historike dhe pas heqjes së vetos nga Bullgaria u mundësua nisja e hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE”, tha Aliti. Ai shtoi se në Evropë,…

Lexo më Shumë

Janë publikuar emrat e kandidatëve të Alternativës për Këshillin Komunal të Tetovës. Duke besuar se Alternativa gjithmonë duhet të sjellë alternativë, kësaj radhe Tetovës dhe tetovarëve ia ofrojmë një listë shumë të veçantë, thonë nga partia e Gashit. “Si askush tjetër deri tani dhe si asnjë parti tjetër më parë dhe tash, Alternativa është partia që në listën e kandidatëve ka përfshirë më shumë gra se burra. Kështu jo vetëm që kemi dëshmuar barazi dhe respekt për gjininë, por kemi dëshmuar se dimë dhe mund të dalim përtej stereotipave të zakonshme të mjedisit tonë. Tetova meriton më shumë. Tetova meriton…

Lexo më Shumë

Nuk mund të isha më krenar se sot që nisem si përfaqësues i Republikës së Maqedonisë së Veriut për të filluar de facto procesin e negociimit për anëtarësim në Bashkimin Europian. “Për republikën tonë, integrimi euro-atlantik ka qenë dhe do të mbetet barometri më i vërtetë dhe më i drejtpërdrejtë i shkallës dhe drejtimit të zhvillimit”, deklaroi Aliti para nisjes për Bruksel. Ai theksoi se sa herë Maqedonia e Veriut ka bërë një hap përpara në euro-integrim, kjo ka qenë në sajë të fuqizimit të demokracisë, lirisë, drejtësisë dhe mirëqenies. “Edhe sprova e fundit që kaluam, na maturoi dhe na…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i ASH-së dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari kërkon të nis menjëherë hetimi ndaj rasti me klinikën “Zhan Mitrev”, të cilën e cilëson si rast kriminal. “Një skandal i përmasave të tmerrshme ka tronditur shtetin tonë. Disa qytetarë denoncojnë publikisht klinikën Zhan Mitrev që ka kryer eksperimente të paligjshme me pasojën vdekjen drejt disa pacientëve të cilët tashmë janë të vdekur! Reagimi i klinikës ka qënë absolut cinik dhe arrogant!!! Nuk ka ftuar Asnjë organ përkatës për investigim por kanë akuzuar se këto “llafe” po hapen për të errësuar suksesin e tyre!!! Me pak fjalë duket se…

Lexo më Shumë