Ja kush propozohet kryeministër i Bullgarisë pas largimit të Petkovit

Ja kush propozohet kryeministër i Bullgarisë pas largimit të Petkovit

PETKOV: NUK DO TË LEJOJMË KUSHTËZIME NGA DIPLOMATË TË HUAJ

Zv/Kryeministri dhe Ministri I Financave, Asen Vasilev, në Qeverinë në dorëheqje të Bullgarisë, është kandidat për Kryeministër nga partia “Vazhdojmë me ndryshime” – ka njoftuar Kryeministri në dorëheqje Kiril Petkov.

“Asen Vasilev është personalitet që kam besim të pakushtëzuar. Nuk do të lejojmë që një grusht njerëzish të grabisin mjete publike. Nuk do të lejojmë që diplomatë të huaj të vënë ultimatume”, deklaroi Kiril petkov Kryeministër në dorëheqje i Republikës së Bullgarisë

Paraprakisht, partneri I koalicionit në qeverinë e deritashme, Partia e Socialistëve Bullgar, vuri kushtin që Petkovi të mos jetë kandidat për Kryeministër. Kushtëzimi erdhi pas vendimit për dëbimin e 70 diplomatëve rus nga Bullgaria.

Dorëheqja e Kryeministrit Kiril Petkov dhe kabinetit të tij erdhi pas votimit të mosbesimit të Qeverisë që e inicoi partia opozitare GERB, pasi partia “Ka një popull të tillë” e Slavi Trifonovit braktisi koalicionin qeveritar./KlanMacedonia/