Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, u betua të martën për mandatin e tij të shtatë si president, por organizatat për të drejtat e njeriut e cilësuan sundimin e tij si “antikushtetues”. Lukashenko i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si një farsë. “Ato u zhvilluan në kushtet e një krize të thellë të të drejtave të njeriut, në një atmosferë frike totale të shkaktuar nga shtypja e shoqërisë civile, mediave të pavarura, opozitës dhe të gjithë kundërshtarëve”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të dhjetë…
Author: Hamdi Kumanova
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka mbetur i plagosur në një sulm në objektin e Kombeve të Bashkuara në Gaza që ka ndodhur më 19 mars, konfirmuan për “Sloboden Peçat” nga MPJ-ja. I plagosuri, sipas MPJ-së, është dërguar në spitalin e Izraelit dhe gjendja e tij është stabile. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se si pasojë e incidentit të 19 marsit në objektin e Kombeve të Bashkuara në Rripin e Gazës, në mesin e të lënduarve është edhe një shtetas i Maqedonisë, i cili është transferuar për trajtim në Izrael. Gjendja shëndetësore e shtetasit…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikoloski, njoftoi se nga më shumë se 3,100 licenca të kontrolluara në fushën e ndërtimtarisë dhe planifikimit urban, janë identifikuar shkelje në 479 raste, për shkak të të cilave këto licenca do t’u hiqen personave juridikë. Lista e plotë e personave juridikë do t’i dorëzohet Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë Publike, BNJVL-së dhe institucioneve të tjera të prekura për procedura të mëtejshme. Lista e plotë mund të shihet në linkun e mëposhtëm. Lista e plotë
Deputetët do ta bëjnë pushim edhe këtë javë kurse javën e kaluar nuk punuan për shkak të ditëve të zisë, shkruan Alsat. Të zgjedhurit e popullit, në koordinimin e zakonshëm ku kanë marrë pjesë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, ZNAM-it, VLEN-it dhe Të Majtës, kanë vendosur që këtë muaj të mos ketë as seancë për pyetje të deputetëve, edhe pse ajo ishte caktuar paraprakisht për të enjten. Më herët ishte anuluar edhe seanca për pyetjet e deputetëve nga opozita. “Vendimi konsensual në koordinim është sjell duke pasur parasysh ndjenjat e qytetarëve pas tragjedisë në Koçan…”, thuhet në sqarimin e shkurtër nga…
Ardhja në jetë e foshnjës 7 muajshe Aida ishte gëzim i papërshkruar për familjen Neziri që për momentin jeton me qira në Shkup. Mirëpo, vetëm pak ditë pas lindjes gëzimi u shndërrua në mërzi kur prindërit kuptuan se foshnja e tyre përballet me probleme shëndetësore dhe tashmë kërkon trajtim dhe kujdes të veçantë. Siç rrëfen nëna Lejla Neziri, foshnja është vazhdimisht dyerve të spitaleve për të konfirmuar diagnozën e vërtet. Problemet shëndetësore të foshnjës kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen e rëndë ekonomike të kësaj familje katër anëtarëshe që për momentin nuk ka të ardhura nga askund, përveç një ndihme…
Shkollat dhe çerdhet e Çairit janë të sigurta në rast të zjarri. Inspektorët komunalë janë në terren dhe në 80 % të shkollave të inspektuara është konstatuar se janë të pajisura me plane për evakuim, me elaborate, aparate kundër zjarrit dhe hidrantë, shkruan Alsat. Në shkollën fillore “Liria”, zjarrfikësit sot ishin duke kontrolluar se a janë funksionalë hidrantët dhe pajisjet e tjera kundër zjarrit në këtë shkollë. “Aparatet për shuarjen e zjarrit dhe hidrantët janë të gjitha në rregull, ka disa mangësi të vogla ku në hidrantët në shkollë në disa raste mungojnë ndalesat e hidrantëve nga fëmijët por përndryshe…
Pluhuri nga Sahara po arrin disa pjesë të Evropës. Të parat që do të goditen do të jenë vendet afër Detit Mesdhe, ndërsa raste do të ketë edhe në Maqedoni. Rëra e Saharasë do të mbërrijë në vend nesër pasdite, veçanërisht në zonat perëndimore të vendit, ndërsa sasi të konsiderueshme do të ketë edhe në atë lindore. Nga e enjtja e tutje situata pritet të qetësohet dhe pluhuri saharanë do të qëndrojë më së shumti në territorin e Turqisë. Pluhur të Saharasë ka pasur edhe vitet e fundit në Maqedoni./Telegrafi/
Aromatizues dekorativ për vetura me logon e policisë shpesh mund të hasim në retrovizorin e brendshëm të veturave. E pikërisht këta shofer të këtyre automjeteve shpesh dinë të parkojnë në trotuare, aty ku nuk lejohet, apo ndonjëherë edhe në mes të rrugës. Gjithashtu vendosja e jelekut reflektues në vend ku duket në veturë, bëhet me dije se kemi të bëjmë me një nëpunës trafiku policor dhe që vetura edhe nëse është parkuar gabim nuk duhet të preket. Kur behet fjalë për keqpërdorimet në emër të zyrtarëve policorë, së fundmi është keqpërdorur edhe distinktivi zyrtar i një polici nga i biri…
Policia kufitare e Bosnje-Hercegovinës ka hapur një hetim se si dhe ku i arratisuri nga drejtësia dhe lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka kaluar kufirin e atij vendi dhe ka shkuar në Serbi të hënën, pavarësisht se ndaj tij është lëshuar një urdhër policor, ndërsa të gjithë pyesin se si ka mundur të ketë ndodhur kjo, shkruan 24sata.hr. Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës urdhëroi paraburgimin dhe lëshoi një urdhërarrest për Dodik, kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiq, për shkak të faktit se refuzuan t’i përgjigjen ftesave për seancën e kryer nga…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua të martën në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Në një postim në Instagram pas takimit, Vuçiq tha se takimi i tij i parë me të dërguarin e ri për dialogun ishte “i hapur dhe i drejtë”. Ai ka thënë se e ka njoftuar Sorensenin, i cili javën e kaluar e vizitoi Kosovën “për problemet me të cilat ballafaqohen serbët” atje. “Unë shpreha shqetësim të veçantë për pozitën e vështirë në të cilën ndodhen serbët për shkak të lëvizjeve të shumta përshkallëzuese, të njëanshme dhe të dhunshme…
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj në prezantimin e fituesve të start-up dhe Startup Grant2024 Rama ka kujtuar një episod nga koha kur ishte ministër Kulture, me të cilën ka bërë krahasimin me zhvillimin teknologjik që kemi tani dhe digjitalizimin e shërbimeve nëpërmjet eAlbania. “Më kujtohet kur u bëra ministër kulturë, në 98 në ministri kishte një zyrë që ishte zyra e dektoligrafimit ku shkonin shkresat të shkruara me dorë ose thuhej me gojë dhe ishin tre punonjëse që shkruanin në tre makina të lodhura, që tek shkronja ë, e cila…
Në datën 24.03.2025, rreth orës 19:30, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe bazuar në informacione të marra paraprakisht, policia ka gjetur gjashtë persona migrantë që ishin mbajtur me forcë dhe kërcënime në një objekt në fshatin Studeniçani, afër Shkupit. Ky objekt i përkiste M.SH. (50) nga Studeniçani. Në lidhje me ngjarjen, për dyshimin se ata kanë kryer një vepër penale sipas nenit 418b të Kodit Penal, janë arrestuar pronari i objektit M.SH., dhe persona të tjerë: K.SH. (25), U.SH. (26) dhe A.SH. (59), të gjithë nga Studeniçani, si dhe B.B. (28), A.B. (55) dhe A.B. (32), të gjithë nga…

