Pas çdo fatkeqësie, shpesh ndodhë që edhe të keqpërdoren të dhënat e të lënduarve apo familjarëve të viktimave për të grumbulluar ndihma në emrin të tyre. Pas tragjedisë në Koçan, në rrjetet sociale filluan të shpërndahen fotografi të familjarëve me mbishkrimet; Kjo familje shet pronat për të shëruar të afërmit e tyre”, apo edhe siç ishte postimi i rastit që e kontaktuam ku thuhet “Ky është babi i një djali të lënduar i cili është për shërim në Ankara, shkruan Alsat. Luten të gjithë që të dhurojnë që të mos lejohet që ky baba të shes pronën e tyre.” Kontaktuam…
Author: Hamdi Kumanova
Për momentin në vend mjekohen 23 pacientë, të cilët janë lënduar në zjarrin në Koçan, më shumë se 20 janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Në Qendrën klinike janë vetëm katër, dy në Klinikën për Kirurgju Plastike, dy në Toskikologji, nëntë pacientë janë në Spitalin e përgithshëm “8 Shtatori”, njëri prej të cilëve do të lirohet dhe në Sistinë mjekohen katër pacientë. Numri i pacientëve që po mjekohen janë vendit tani është 113, informoi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Taravari tha se pacientët që janë të akomoduar në Sistinë janë në gjendje stabile dhe se në…
SVR Ohër paraqiti kallëzim penal kundër A.S. (34), A.B. (28), E.B. (30), N.J. (33), të gjithë nga Ohri, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale të vazhduar “fajde” sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në periudhën nga 2021 deri në 2024, të pandehurit disa herë i kishin dhënë para hua një personi nga Ohri, përmes gruas së tij të pamartuar, dhe më pas kishin arritur marrëveshje për të siguruar pasuri të paligjshme dhe përmes dhunës kishin nxjerrë gjithsej 17.990.000 denarë. Paratë, përveç që ishin depozituar në llogaritë e të pandehurve, ishin depozituar edhe në llogaritë e…
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton publikun se dënon çdo akt të dhunës apo çdo formë tjetër të sjelljes që rrezikon gjendjen fizike dhe psikologjike të punonjësve në Qendrat për Punë Sociale. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e detyrave të punonjësve të këtyre qendrave, të cilët janë të ekspozuar çdo ditë ndaj rrezikut për shëndetin dhe jetën e tyre, dhe në drejtim të mbrojtjes së tyre, Ministria nisi procesin për sigurimin fizik të të gjitha qendrave dhe institucioneve publike të mbrojtjes sociale në nivel shtetëror para se të ndodhte incidenti i pakëndshëm në Qendrën për Punë Sociale në Prilep.…
Pasi gjatë ditës së djeshme kryeministri mickoski tha se procedura për shkarkimin e Kocevskit do të pezullohet deri në përfundimin e hetimeve për zjarrin në Koçan, Këshilli i prokurorëve publikë sot shtyu seancën në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski. Për shkak të mungesës së tre prokurorëve, seanca nuk u mbajt, ndërsa kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrievska, tha se prokurorët mungonin për arsye shëndetësore dhe familjare. Këshilli, në seancë të ardhshme, e cila duhet të caktohet më vonë, duhet të japë mendimin e tij nëse dhe çfarë shkeljeje disiplinore ka…
Kompania Alkaloid i është bashkuar aksionit masiv për të ndihmuar viktimat e zjarrit tragjik në Koçan, duke dhuruar 15 milionë denarë përmes Kryqit të Kuq të Maqedonisë. Kjo ndihmë financiare synon të mbështesë qytetarët e prekur nga aksidenti dhe familjet e tyre. “Me respekt të thellë për të gjithë ata që treguan humanizëm në këto kohë të vështira, ne ofrojmë mbështetjen tonë për të prekurit. Ne besojmë se solidariteti dhe përpjekjet e përbashkëta janë thelbësore në tejkalimin e tragjedive të tilla,” thonë nga kjo kompani. Kompania rikujtoi se që nga 16 marsi në disa raste ka dhuruar produkte mjekësore për…
Shkruan: Naser Selmani Thonë se mbretëresha e drejtësisë Justicia është e verbër kund ndan drejtësinë, por drejtuesit e BDI-së verbohen kur organet e hetuesisë dyshojnë te ish funksionarët e saj për keqpërdorimeteventuale gjatë qeverisjes gati një çerekshekulli. Histerik ishte reagimi i BDI-së për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për ish ministrin Kreshnik Bekteshi për shkak të dyshimeve se mund të ketë përgjegjësi si drejtues më i lartë i institucionit për tragjedinë e Koçanit. Ky reagim me piskama i BDI-së do të mirëkuptohej nga opinioni shqiptar në Maqedoninë e Veriut sikur në të kaluarën kjo parti…
Më datë 25.03.2025, në periudhën prej orës 07:00 deri në ora 15:00, gjatë veprimeve të rregullta të kontrollit në zonën e SPB Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë konstatuar pesë vepra penale të kryera nga transportues që kryejnë transport publik të udhëtarëve pa licencë, të parashikuara dhe të dënueshme sipas nenit 284a të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të përgaditen parashtresa përkatëse.TS
“Best Vej Investment”, kompania e Jordan Mijallkovit, djalit të ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, dëshiron sërish të jetë pronar i “Sofia Gradba”, kompania që është aksioneri më i madh në “ZK Pelagonija” dhe pothuajse njëqind për qind pronar i fabrikës së qumështit “Zdravje Radovo”, përcjell TV21. Më 10 mars, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës mori njoftim se “Best Vej Investment” dëshiron të marrë kontroll të përbashkët me “Orka Holding” mbi “Sofia Gradba” përmes shit-blerjes së aksioneve. Aksionet do të ndaheshin në mënyrë të barabartë 50-50. Ndryshe, “Orka Holding” tashmë ka në pronësi “Sofia Gradba”, dhe partneri i dytë aktual është…
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Shkodër, ku ka prezantuar kandidatë socialistë për zgjedhjet e 11 majt. Rama tha se në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë PS garon me një skuadre të re, të projektuar për PS e 2030 dhe gjeneratës tjetër. “Kemi bërë atë që asnjë parti s’e ka bërë dhe s’e bën dot, kemi bërë një transfuzion shumë domethënës të gjakut në PS, kemi hedhur bazat e PS 2030 për gjeneratën tjetër. Ajo që filluam me Benetin, që rezultoi një histori suksesi, përtej llogoreve partiake është sot edhe në këtë skuadër ku ka njerëz që vijnë nga një…
Ekipet mobile dhe zyrtarët doganorë konfiskuan në shtatë raste gjithsej 4.486 copë veshje, parfume, këpucë dhe produkte të tjera me marka të njohura tregtare: Një ekip mobil konfiskoi 225 parfume të markave të njohura si Gisada, Paco Rabbane, Louis Vuitton, Jean Paul Gaultier, Carolina Herrera, pasi ato u gjetën në kabinën e një kamioni me targa bullgare. Shoferi i kamionit, një shtetas maqedonas, i fshehu produktet në shtratin e kabinës për t’i kontrabanduar në vend. Kundër tij është ngritur një padi e përshtatshme. Një ekip mobil konfiskoi 1.664 copë veshje për fëmijë me shenja të markave të mbrojtura tregtare për…
Pasi u njoftua se ishte arritur një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë, Rusia u kthye dhe sulmoi me forcë qytetin Kryvyi Rih, duke intensifikuar veprimet e saj ushtarake. Ky sulm ka qenë një prej atyre më të rënda që ka përjetuar qyteti gjatë luftës. Mbrëmë, Kryvyi Rih u godit nga një valë të sulmeve me dronë, që përbëjnë sulmin më të madh të këtij lloji që nga nisja e luftës në shtetin ukrainas. Sulmi shkaktoi shpërthime të fuqishme zjarri dhe dëme të konsiderueshme në disa pjesë të qytetit. Ndërtesat administrative, disa depo, një ndërmarrje dhe gjithashtu gjashtë mjete u…

