Në Stamboll ka filluar takimi trepalësh Turqi-SHBA-Ukrainë i mbajtur në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe, raporton Anadolu. Sipas informacioneve të marra nga burime të Ministrisë së Jashtme, delegacionet turke, amerikane dhe ukrainase u takuan në Zyrën e Presidencës Dolmabahçe në Stamboll nën kryesinë e ministrit të Jashtëm, Hakan Fidan. Delegacioni amerikan përfshin Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, ambasadorin e SHBA-së në Ankara, Tom Barrack dhe përfaqësuesin special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Ukrainën, Keith Kellogg. Delegacioni ukrainas përfshin shefin e Zyrës së presidentit të Ukrainës Andriy Yermak, ministrin e Punëve të Jashtme Andrii Sybiha dhe ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov.…
Author: Hamdi Kumanova
Një grua është raportuar e zhdukur të enjten në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë ajo ka dalë nga shtëpia të enjten, më 15 maj, rreth orës 22:00 dhe nuk është kthyer më. “Më 16.05.2025 është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Rasti thuhet se është nën hetime.
shkruan:Ilaz Kadriu, Çikago Më 2013, në zgjedhjet e atëhershme lokale, BDI, mençurisht doli me Fatmir Deharin , si kandidat i vetëm për kryetar të komunës së Kërçovës. Këtë mençuri e vlerësoi edhe diaspora shqiptare e Kërçovës në Evropë dhe Amerikë, dhe me veprime, politikisht të sinkronizuara shumë mirë, organizoi udhëtime masovike : tokë dhe ajër, dhe në këtë mënyrë SIGUROI fitoren historike e cila me të vërtetë ribëri HISTORI, për ta vazhduar këtë histori edhe 3 herë me rradhë. Dhe për këtë vazhdim të kësaj historie të munguar gjatë kohë, prap diaspora ka luajtur rolin vendimtar, pa harruar aspak kontributin…
Për 20 vite, Ali Ahmeti e ka shndërruar shtetin në një treg privat për pasurimin e familjes së tij. Derisa djali, nipërit dhe dhëndri i tij ndërtojnë centrale fotovoltaike prej 35 milionë eurosh, blejnë qendra tregtare me vlerë prej 30 milionë eurosh pa investuar asnjë qindarkë dhe bëjnë biznes me mazut, ai e kryen punën në terrenin politik. Për ta mbrojtur këtë kapital të jashtëzakonshëm, Ahmeti vazhdimisht krijon përçarje dhe aleanca të rrejshme mes partive shqiptare. Viktima e fundit është Arben Taravari, i cili nga një lider që e quante BDI-në “kancer” dhe Ali Ahmetin “të korruptuar”, tani negocion me…
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka zhvilluar procedurë hetimore dhe ka ngritur aktakuzë kundër një 37-vjeçari nga Shkupi për veprën penale – sulm seksual dhe përdhunim, sipas nenit 186 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. “Më 21 shkurt në mbrëmje, me qëllim dhe me forcë, kundër vullnetit të qartë të viktimës, ai e detyroi në marrëdhënie seksuale. Veprën e ka kryer në veturë, në një parking në Sopishtë të Shkupit, duke filluar fillimisht ta prekë pa pëlqimin e saj, e më pas u bë i dhunshëm ndaj saj për shkak se ajo e refuzonte. E ka…
Instituti i Mjekësisë Ligjore njoftoi për Portalb.mk se ia ka dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike të Kumanovës gjetjet e autopsisë për 32 vjeçarin nga Kumanova Vedat Ademi. Gjetjet po shqyrtohet në korelacion me prova të tjera, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik. “Instituti i Mjekësisë Ligjore ia dorëzoi Prokurorisë Themelore Publike të Kumanovës gjetjet e autopsisë për pacientin e ndjerë Vedat Ademi. Gjetjet po shqyrtohet në korelacion, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik”, thuhet në njoftimin e Mjekësisë Ligjore. Deri më 4 prill zëdhënësja e Prokurorisë, Biljana Arsovska njoftoi se kishin marrë vetëm…
Kryeministri Mickoski, në intervistën e tij për Euronews, u fokusua edhe në gjendjen ekonomike në Maqedoni dhe standardit jetësor të qytetarëve maqedonas. Sipas tij, qytetarët maqedonas po jetojnë vështirë, ashtu si edhe banorët e tjerë të rajonit, por ajo që bën dallimin është se po rikthehet shpresa. “Qytetarët jetojnë vështirë, ashtu si i gjithë rajoni, por ajo që bën ndryshimin nga një vit më parë është se më në fund po rikthehet shpresa se mund t’ia dalim”, tha Kryeministri Mickoski dhe shtoi: “Parametrat që janë arritur këtë vit janë shumë të qarta. Në vitin 2024, një miliard e dyqind e…
Në vend që ta dëgjonte vendimin gjyqësor në sallën e gjyqit, ai e mori atë në ashensor… Aleksandar Cvetkovski, bashkëshortja e të cilit u përplas për vdekje para dy vitesh, për Kanal 5 thotë se ende është i tronditur nga sjellja e gjykatëses Cvetanka Nikodinovska, të cilën e takoi rastësisht në ashensorin e Gjykatës Themelore në Manastir, ku ajo i tha se autori i veprës, Dimitar Petkovski, është dënuar me 9 vjet burg për rastin. Ai thotë se është i zhgënjyer nga sjellja e një institucioni të tillë dhe pret më shumë seriozitet nga Gjykata e Apelit. “Kur më pyeti…
Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian. Mbrëmë është mbajtur edhe një darkë formale, pjesë e së cilës ndër të tjerë ishte edhe shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e cila ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ajo ka paralajmëruar që pas disa javësh do ta vizitojë Kosovën. E po ashtu do të shkojë edhe në Beograd, për vendosur në tavolinë planin e saj për një rinisje të bisedimeve kosovaro-serbe që kanë të bëjnë me normalizimin e raporteve mes dy vendeve.
Gjermania përshëndeti të mërkurën vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të hequr sanksionet ndaj Sirisë . “Gjermania do të vazhdojë të punojë me qeverinë siriane për përmirësimin e mjedisit ekonomik për një rimëkëmbje të qëndrueshme të ekonomisë siriane”, shkroi Ministria e Jashtme në X. Duke theksuar se procesi i tranzicionit në Siri duhet të jetë “gjithëpërfshirës”, zyra tha se, së bashku me partnerët e saj, Gjermania është e përkushtuar për të mbështetur sirianët ndërsa ata rindërtojnë kombin e tyre dhe përpiqen drejt një të ardhmeje “të lirë” dhe “demokratike”. Që nga rënia e regjimit të Asadit, Gjermania ka…
Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku edhe kishte studiuar dhe diplomuar, shkruan KosovaPress. Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën…
Takimi i djeshëm i liderëve politikë me presidenten Vjosa Osmani nuk ka sjellë ndonjë zgjidhje për ngërçin politik. Partitë kanë shprehur pozicionet e tyre duke shpalosur edhe idetë si te dilet nga kjo situatë e që janë të kundërta me njëra-tjetrën. Në takim kanë qenë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai i PDK, Mëmli Krasniqi, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku si dhe kryetari i AAK, Ramush Haradinaj. Pas takimit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se kishte kërkuar nga Kurti që të ndryshojë kandidaturën për kryesuese të Kuvendit, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të dalë…

