Author: Hamdi Kumanova

Më 26.03.2025 në orën 16.10, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria Z.А.(55) nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, thërrmuese, sende të mprehta, pushkë, plumba dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhje nga vepra penale. Ai ishte shoqëruar në stacion poicor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës.TS

Lexo më Shumë

Toka e shitur tek monopoli i Tetovës me një sipërfaqe prej 6.000 metrash katror e cila sipas reagimeve, është shitur nën çmimin e duhur, nuk është vendim i përbërjes së tanishme të komunës, por zanafilla e saj është që në vitin 2014 ka deklaruar në brifingun e sotëm me gazetarët, kreu i komunës Bilall Kasami. Ai më tej shtoi se kjo tokë, është vetëm njëra nga tokat që dihen ndërsa toka të këtilla me çmim prej 1 euro metër katrori janë shitur shumë. Kasami tha se shembulli më i keq i shitjes së tokës së shtetit, ka qenë ai i…

Lexo më Shumë

Binance, shkëmbimi kryesor i kriptovalutave në botë, është krenar të njoftojë se do të jetë nikoqir i mbledhjes të komunitetit në Shkup. Kjo ngjarje përfaqëson një mundësi unike për anëtarët e komunitetit të kriptove që të takohen me përfaqësuesit e Binance, të eksplorojnë tendencat më të fundit të industrisë dhe të diskutojnë të ardhmen e aseteve digjitale, si në rajon ashtu edhe globalisht. Takimi i parë në Shkup do të jetë më 03.04.2025, nga ora 17:00 deri në 21:30 në Hotel Marriott, Sheshi Maqedonia, Shkup. Pjesëmarrja në takim është falas, por për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve kërkohet…

Lexo më Shumë

Me arritjen e udhëtarëve nga Stambolli sot në Aeroportin “Sh. Apostull Pavle” në Ohër, do të shënohet fillimi zyrtar i linjës së re ajrore nga Stambolli në Ohër. Bëhet fjalë për fluturimin e parë në linjën direkte të linjës ajrore “Turkish Airlines” që nga sot do të nis fluturimin nga Stambolli drejt aeroportit “Sh. Apostull Pavle” të Ohrit. Sipas paralajmërimeve të mëparshme, fluturimet në linjën Stamboll – Ohër do të realizohen katër herë në javë, të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. Turkish erllajns do të përdorë aeroplanët Erbas A321, Boing 737-800 dhe Boing 737-900 nga flota e…

Lexo më Shumë

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup njoftoi se aksioni për shlyerjen e borxhit pa llogaritur kamatën është në rrjedhë dhe përfundon në datën 2 prill 2025. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve që kanë borxh të papaguar për ujin e konsumuar, ta shfrytëzojnë mundësinë në këste pa interes të përllogaritur, thuhet në kumtesë. Vendimi për realizimin e aksionit për shlyerjen e borxheve të mbetura pa llogaritje të kamatës nuk vlen për organet shtetërore dhe lokale të qeverisjes dhe organet e tjera shtetërore të themeluara në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin dhe institucionet që kryejnë veprimtari me interes publik të përcaktuar me…

Lexo më Shumë

Mbrëmë u mbajt seanca e Këshillit Qendror të LSDM-së për të diskutuar për gjendjen aktuale në vend pas tragjedisë më të rëndë që goditi Maqedoninë dhe në të cilën humbën jetën 59 persona, njoftojnë nga LSDM. “Konkluzioni i Këshillit Qendror të LSDM-së është se rrjedha e deritanishme e hetimeve tregon se po zhvillohet në mënyrë selektive dhe është fokusuar vetëm në të kaluarën, vetëm në ish-funksionarët dhe nëpunësit civilë, ndërsa zyrtarët aktualë dhe nëpunësit civilë nuk janë përfshirë fare, edhe pse kanë qenë në detyrë ditën kur ka ndodhur tragjedia. Selektiviteti nuk është drejtësi, por padrejtësi dhe thellon mosbesimin e…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Opinion në Tv Klan i cili u është përgjigjur pyetjeve me shkrim. Inteligjenca Artificiale e ka kthyer në një intervistë të mirëfilltë duke përdorur pamjen dhe zërin e tij. Meta thotë se u fut si kandidat në listë të hapur pasi është në kushte të pabarabarta për fushatë elektorale. “Unë e kam thënë, e kam deklaruar publikisht në Konventën e Tiranës në mesazhin tim me audio se do të jem në listë të hapur në qarkun e Tiranës edhe ndër më të votuarit madje. Natyrisht kjo ka qenë…

Lexo më Shumë

I gjithë territori i Maqedonisë rrezikohet nga një stuhi e fortë. Administrata Hidrometeorologjike ka dhënë një paralajmërim portokalli për disa qarqe dhe aty ku nuk është portokalli, paralajmërimi është në të verdhë. Alarmi është i vlefshëm gjatë gjithë ditës dhe natës së ardhshme. “Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të vijojë një periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me paraqitje të shpeshta të reshjeve të herëpashershme të shiut. Në vend të kësaj proceset do të jenë më intensive, në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, bubullima dhe erëra të forta mbi 70 kilometra në orë.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pohuar se Vladimir Putin ‘do të vdesë së shpejti’ mes thashethemeve se lideri rus po lufton me shëndetin e dobët. Vlerësimi i Zelensky për shëndetin e Putinit erdhi gjatë një interviste me gazetarë në Paris, pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dje. “Ai (Putini) do të vdesë së shpejti, dhe ky është një fakt dhe do të marrë fund”, tha presidenti ukrainas. Pavarësisht përpjekjeve të tij për të projektuar një imazh të hipermaskulinitetit, Putin është përballur prej kohësh me thashetheme se ai vuan nga probleme shëndetësore. Vitet e fundit, 72-vjeçari është shfaqur…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu ka ndarë vendimet për themelimin e marrëdhënies së punës së përhershme për gjashtë të punësuarit në këtë komunë. Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës z. Besnik Emshiu shpërndau vendime pune 6 nëpunësve administrativë: Hatije Fejzullait, Shuip Mahmudit, Egzon Asanit, Egzona Emshiut, Yllzana Memetit dhe Bukurije Zenunit. Njëkohësisht, kryetari iu uroi suksese në punë dhe në obligimet e tyre në bazë të dispozitave ligjore dhe sistematizimit të vendeve të punës.

Lexo më Shumë

Federata e Tenisit e Republikës së Maqedonisë me kënaqësi njofton se UNIBanka AD Shkup bëhet Sponsor Kryesor i federatës. Ky partneritet paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tenis-it në vendin tonë dhe do të sigurojë mbështetje shtesë për realizimin e projekteve të rëndësishme nga Programi i punës së federatës. Mbështetja nga ana e Bankës përfshin ngjarje, turne, trajnime dhe festivale tenistike që do të krijojnë platforma për zhvillimin dhe konkurrencën e sportistëve nga të gjitha grupmoshat. Me këto aktivitete pritet një progres i rëndësishëm në organizimin e turneve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit me trajnerë…

Lexo më Shumë