Në vetëm pak javë, qeverisja e re e drejtuar nga VLEN po dëshmon në praktikë se ndryshimi nuk është vetëm një slogan elektoral, por një realitet i prekshëm dhe transformues për administratën publike në Maqedoninë e Veriut. Brenda një kohe shumë të shkurtër, janë ndërmarrë hapa të fuqishëm dhe të guximshëm për avancimin dhe përfaqësimin real të kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore, aty ku për dekada ka munguar barazia, profesionalizmi dhe meritokracia.
Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), vetëm tre javë pas emërimit të Muhamed Aliut si drejtor, janë avancuar katër shqiptarë me mbi 20 vite përvojë, ndërkohë që janë në proces edhe dhjetëra punësime e avancime të tjera. Procesi po ecën me intensitet dhe transparencë të paparë më parë.
Në EMV–Furnizim me Ngrohje, drejtori Ali Ismaili ka ndërmarrë masa konkrete për forcimin e kapaciteteve menaxheriale, përmes tre punësimeve të reja dhe tre avancimeve në pozita udhëheqëse për shqiptarët. Për herë të parë, promovimet në këtë ndërmarrje po bëhen mbi baza të meritës dhe profesionalizmit, jo përmes lidhjeve partiake apo familjare.
Ndërkohë, në EM –HEC Treska Shkup, ku drejtimin e mban Astrit Iljazi, u finalizua me sukses konkursi për punësim dhe u nënshkruan kontrata për 7 punësime të reja me afat të pacaktuar, një hap i rëndësishëm drejt krijimit të vendeve të punës për të rinjtë shqiptarë. Këto janë 7 punësime për 10 muaj qeverisje nga VLEN, krahasuar me vetëm 17 punësime të shqiptarëve nga BDI në 22 vite pushtet!
VLEN po vendos standarde të reja të qeverisjes, ku fjala e dhënë bëhet realitet dhe ku qytetarët ndihen të përfaqësuar me dinjitet. Po rikthejmë besimin në institucione, po krijojmë hapësirë për kuadrot e reja dhe të afta, dhe po garantojmë shërbime cilësore për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Ky është vetëm fillimi.
VLEN për njerëzit. VLEN për barazi. VLEN për drejtësi. VLEN për të gjithë!
Data 20.07.2025
Aktuale
- Zjarri përfshin një sipërfaqe në zonën malore të fshatit Dishnicë, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse e vështirë për shkak të errësirës
- Pse tradhtia emocionale është gjarpër i ngadalshëm që gërryen marrëdhëniet?
- Plagosja e ish-efektivit, policia zbardh detajet: Arma u shkrep në ajër në mënyrë të pavullnetshme! 56-vjeçari u godit me tytën e një pistolete
- Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një ish-efektiv! Zbardhen detajet e para, forca të shumta policie në vendngjarje
- Limani apelon: Bëhu pjesë e skuadrës së zjarrfikësve, ndihma sociale ruhet, përfitimet shtohen!
- Sherr me thikë në Shkodër, plagoset një 33-vjeçar! Shpallet në kërkim autori
- Pendarovski: Në vitet ’90, politikanët shqiptarë pranuan politika antishqiptare për të qëndruar në pushtet
- Autostrada Shkup- Bllacë,Qoku:BDI mjeshtre në përdorimin e kohës së ardhme