Ministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Jugut, Cho Hyun, gjatë bisedimeve në Pekin me homologun e tij kinez, Wang Yi, tha se paqja dhe stabiliteti në Gadishullin Korean janë në interes të përbashkët të të dy vendeve, transmeton Anadolu.
Siç raporton mediumi koreano-jugor Chosun Biz, Cho shprehu shpresën se të dyja palët do të vazhdojnë të forcojnë komunikimin strategjik për të përmirësuar situatën në gadishull.
Ai theksoi se po vazhdon dinamika drejt rivendosjes së marrëdhënieve mes Koresë së Jugut dhe Kinës, ndërsa pritet që shkëmbimet mes qytetarëve të dy vendeve të tejkalojnë 10 milionë këtë vit dhe tregtia mes tyre të rritet me më shumë se 40 për qind.
Wang, nga ana e tij, tha se të dy vendet duhet të punojnë për avancimin e partneritetit të tyre strategjik të bashkëpunimit, ndërsa përgatiten të shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vitin e ardhshëm.
Duke e cilësuar rajonin e Azi-Paqësorit si një shtëpi të përbashkët për popujt e të dy vendeve, Wang shprehu bindjen se të dyja palët mund t’i japin një kuptim të ri marrëdhënieve të tyre dhe të krijojnë një dinamikë të re në lidhjet dypalëshe përmes Takimit të Liderëve Ekonomikë të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që do të mbahet në Shenzhen më 18 dhe 19 nëntor.
Dy ministrat pritej të zhvillonin diskutime të mëtejshme mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
Cho po qëndron në një vizitë dyditore në Kinë, e cila përfundon të shtunën.
MARKETING
<!–



