Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gjatë intervistës për TV Kanal 5, foli për gjendjen shëndetësore të pacientëve të prekur nga tragjedia në Koçan. Ai theksoi se, edhe pas më shumë se një jave nga ngjarja, asnjë i lënduar nuk ka humbur jetën si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. “Sipas të dhënave zyrtare, në total kemi pasur 190 pacientë të prekur nga tragjedia. Një pjesë e tyre tashmë janë liruar për mjekim shtëpiak, ndërsa 15 pacientë vijojnë trajtimin në spitalet tona. Po ashtu, 99 të tjerë janë transferuar për trajtim në shtete mike. Po punojmë intensivisht për rikuperimin e…
Author: Hamdi Kumanova
Në Kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të shënohet 5-vjetori i inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s. Me atë rast, fjalim do të mbajnë presidentja dhe komandantja supreme e Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Llafçiski dhe komandanti i komandës së bashkuar të forcave aleate në Napoli, admirali Stjuart Manç. Në ngjarje është paralajmëruar edhe prania e kryeministrit, Hristian Mickoski, ministrave të Qeberissë, përfaqësuesve të korit ushtarak-diplomatik në vend dhe mysafirë të tjerë. Pas fjalimit do të pasojnë ushtrimet demonstruese të pjesëtarëve…
Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë sot duhet të prononcohet për hapat e radhës që do t’i ndërmerr në lidhje me pagën minimale pasi të martën Qeveria e miratoi informacionin se paga minimale do të rritet për 1.800 denarë në neto në përputhje me kriteret e përcaktuara me ligj. Pritet që seancë ta mbajë Kryesia e sindikatës në të cilën do të bisedohet për hapat e mëtejshme. Sipas LSM-së, vendimi i Qeverisë nuk është ligjor sepse sipas nenit 4 paragrafi 5 të Ligjit për pagën minimale, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, pas një mendimi paraprak nga Këshilli Ekonomiko- social, shpall…
Një tërmet epiqendra e të cilit ishte në Greqi është ndjerë mëngjesin e sotëm edhe në Maqedoninë e Veriut. Enti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm në orën 06:04 ka regjistruar një tërmet me magnitudë 3.4 ballë Rihter, me epiqendër në zonën kufitare Manastir-Lerin, në Greqinë fqinje, rreth 125 kilometra në jug të Shkupit. Tërmeti është ndjerë në Manastir dhe rrethinë me intensitet III gradë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane (EMS). Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.
Për të qenë anëtar në bordin mbikëqyrës të shoqërisë aksionare “M-NAV”, duhet të kesh së paku 240 kredi, gjegjësisht të kesh përfunduar arsimin e lartë 4-vjeçar. Por kjo nuk vlen për Millorad Millanoviq, i cili tanimë gjashtë muaj është zgjedhur anëtar i bordit mbikëqyrës, edhe atë vetëm me arsim të mesëm. Madje sipas informacioneve jozyrtare, arsimin e mesëm e ka përfunduar në Mal të Zi, ndërsa diplomën nuk e ka të nostrifikuar. Millanoviq njëkohësisht është edhe i punësuar në M-NAV, me çka, me vendosjen e tij si anëtar i bordit mbikëqyrës, janë shkelur nenet 72 dhe 73 nga ligji për…
Kryetari i komunës z.Ilas Veseli sot ndau vendime pune për gjithësej 14 të punësuar në shkollat fillore të komunës tonë, prej të cilëve 11 mësimdhënës , 1 pedagog , 1 biblotekist dhe 1 psikologe Të punësuarve të rinj ju dëshirojmë shëndet dhe përkushtim në punën e tyre” – thonë nga Komuna e Sarajit.
Janevska: në 50 shkolla do të vendosen sistemet fotovoltaike, MASH siguroi grant të pakthyeshëm prej 1,1 milionë euro Janevska: në 50 shkolla do të vendosen sistemet fotovoltaike, MASH siguroi grant të pakthyeshëm prej 1,1 milionë euro Publikuar 15:08 27 Mars, 2025 Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski, sot vizituan shkollën fillore “Partenija Zografski”, ku në proces është vendosja e sistemit fotovoltaik. Bëhet fjalë për investim i cili realizohet në kuadër të projektit për përmirësimin e efikasitetit energjetik të shkollave në territorin e Kisella Vodës, Karposhit dhe Zelenikovës, i…
Në këtë mënyrë e ka titulluar reagimin kreu I “Levicës”, Dimitar Apasiev, duke kritikuar mos mbajtjen e seancës parlamentare për pyetje të deputetëve që zakonisht mbahet të enjten e fundit të muajit. Ai ka drejtuar akuza ndaj liderëve të dy partive më të mëdha në bllokun politik maqedonas, Mickoskit dhe Filipçes. “Për shkak se do të parashtroheshin pyetje të vështira për tragjedinë në Koçanë, kurse kjo nuk u përgjigjej Mickoskit dhe Filipçes, vendosën që ta pezullojnë me njëfarë “marrëveshje” normën kushtetuese, ligjore dhe sipas rregullores” – shkruan Apasievi. Ai ka mohuar njoftimet se ka patur konsensus midis…
Më 26.03.2025 në orën 21.30 në SPB Shkup, një vajzë 18-vjeçare nga një fshat i rrethit të Shkupit raportoi se në një vendndalim të autobusëve në zonën e Qendrës është prekur nëpër trup nga një person mashkull. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS
Nga kjo parti thonë se nga hetimet e deritanishme vërehet se ato po zhvillohen në mënyrë selektive dhe nuk është përfshirë asnjë zyrtar aktual edhe pse ishin në funksion në ditën kur ka ndodhur tragjedia. Nga LSDM kërkojnë të ketë përgjegjësi për secilin pa dallim përkatësisë partiake apo funksionit momental. “Para vetëm pak javësh, Prokuori Publik ishte nën presion për shkarkim, edhe atë direkt nga Mickoski. Qeveria filloi procedurën, u bënë sulme publike, u krijua narrativ i qartë për mosbesimin e tij. Përnjëherësh kthim, ai bëhet i nevojshëm, procedura ndalohet, këshilli i prokurorëve publik nuk mblidhet, ndërsa Mickoski bën…
Arben Taravari thotë se liderët e koalicionit VLEN janë në komunikim të vazhdueshëm për planet për zgjedhje lokale. Taravari thotë se shumë shpejtë pritet që ASH të ketë qëndrim përfundimtar, ndërsa konfirmoi se në takimin e liderëve të VLEN, ka insistuar që partitë të shkojnë me lista të veçanta në zgjedhje. “Unë edhe kam insistuar në negociata që të kemi listë të veçantë si ASH, por edhe partitë e tjera, sepse motivojmë shumë më shumë njerëz që të jenë të angazhuar në zgjedhjet lokale, por e shohim e bëjmë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi raporte…
Më 25.03.2025 në orën 19.20 në SPB Shkup, u raportua se në rr.„Justiniani i Parë “ në Shkup, ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve „opel“ me targa kombëtare gjermane, të drejtuar nga Ј.S.(30) nga f.Koliçan i Poshtëm, rrethi i Shkupit, dhe automjetit të pasagjerëve „audi а4“ me targa regjistrimi të Shkupit, i cili pas aksidentit ka lëshuar vendin e ngjarjes. Në aksident lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtarja e automjetit të pasagjerëve „opel“ S.K.(27) nga f.Koliçan, rrethi i Shkupit, të konstatuara në Kompleksin e klinikave „Nënë Tereza“. Është kryer ekzaminimi nga ekipi ekzaminues i SPB Shkup.TS

