Author: Hamdi Kumanova

Presidentja dhe komandantja supreme e ushtrisë, Gordana Siljanovska Davkova, në ceremoninë e shënimit të 5-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO në kazermën “Ilinden” në Shkup, theksoi se pjesëmarrja jonë në Aleancë është edhe investim në Ushtrinë, e cila ruan integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit. Ajo theksoi se si shtet duhet të investojmë në mbrojtjen dhe sigurinë e Maqedonisë dhe se do të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen përmes pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse të NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara. Siljanovska Davkova shtoi se do të respektojmë standardet e NATO-s dhe politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes…

Lexo më Shumë

Qeveria ofron përkrahje maksimale për familjet e viktimave nga zjarri i shkaktuar në Koçan. Krahas përkrahjes financiare që u sigurua përmes Buxhetit për familjet që kanë të afërmit e tyre që po trajtohen jashtë vendit, fokusi është sigurisht në vazhdimin e përkrahjes në këtë proces, i cili do të jetë afatgjatë. Kështu deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në programin e hapur humanitar “Kanali 5 dhe Maqedonia për Koçanin”. “Qeveria ka qenë e përkushtuar të ndihmojë që nga dita e parë. Miratuam vendim me të cilin ridestinuam apo ndamë mjete për familjet e atyre pacientëve që po kurohen…

Lexo më Shumë

Më datë 27.03.2025 në orën 19:15 në një qendër tregtare në Tetovë, pjestarë të policisë nga SPB Tetovë kanë arrestur personin A.S.(18) nga fshati Dëbërcë, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm se në orën 18:40, së bashku me disa të mitur, ka kryer një vjedhje në një objekt shitës në qendrën tregtare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Menaxheri i një kompanie nga Strumica akuzohet për tatime të papaguara mbi 1,3 milionë denarë Drejtoria për Punë të Brendshme Strumicë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë kundër personit juridik nga Strumica dhe menaxherit J.P.(59) nga fshati Sekirnik, Komuna e Bosilovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shmangie nga tatimi”. Në periudhën prej datës 01.12.2020 deri më 31.12.2020, sipas gjendjes së raportuar prej gjithsej 11.755.927 denarë, të anketuarit janë obliguar të llogarisin dhe paguajnë tatimin në të hyrat tjera në shumë prej 1.306.083 denarë, por nuk e kanë paguar buxhetin për…

Lexo më Shumë

Z. Haxhipazi është ekonomist i diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ka përfunduar studimet master në fushën e Menaxhimit Financiar në Institutin Ekonomik – Shkup. Karrierën e tij në bankë e ka nisur në vitin 2007 si Referent për kredidhënien e popullsisë në Degën Gostivar. Në vitin 2009 është emëruar Drejtor i Degës Gostivar, ndërsa në vitin 2010 është emëruar Drejtor i Drejtorisë për Rrjetin e Degëve dhe Ekspoziturave. Në vitin 2012 është emëruar në pozitat e Drejtorit të Drejtorisë për Marketing dhe Shitje të MSME-ve. Në qershor të vitit 2017 është avancuar…

Lexo më Shumë

Policët e SPB Shkup, kanë privuar nga liria dy persona dhe ua kanë konfiskuar edhe veturat, pasi me të njëjtat kanë goditur dy këmbësorë, duke u shkaktuar lëndime të rënda, transmeton Portalb.mk. Policët nga SPB Shkup kanë privuar nga liria I.S. (45) nga Shkupi, pasi me datë 27.03.2025 rreth orës 21:50 në Shkup, në udhëkryqin e rrugës “Adem Demaçi” me rrugën “Metodija Mitevski” me veturë të pasagjerëve “Fiat” me targa të Shkupit ka goditur këmbësorin A.A (57) nga Shkupi. Këmbësori është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin “Shën Naum Ohri”, ku është konstatuar se ka lëndime të rënda. Është…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njoftojnë se kanë shqiptuar gjobë 200.000 denarë ndaj kompanisë Bulmak, respektivisht Miniera Toranica në Kriva Pallankë, për shkak se sipas inspektimeve, siç njoftohet, kompania ka ndotur kryer ndotje. Nga MMPH thonë se kompania ka kryer kundërvajtje të kategorisë së tretë. “Në fakt, sipas raportimit të BULMAK-ut në 14.03.2025, në periudhën nga ora 06:30 deri në ora 07:00, ka ndodhur një incident për shkak të plasjes së tubit përmes të cilit uji teknologjik sillet nga pastruesi i ujit të gropës në impiantin e flotacionit, ujë që nuk përmban kimikate sepse është kulluar para se…

Lexo më Shumë

Presidenti rus, Vladimir Putin, sugjeroi se Ukraina mund të vihet nën një formë administrate të përkohshme për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kyçe për arritjen e një zgjidhjeje, raportuan agjencitë ruse të lajmeve. Në një deklaratë për mediat gjatë vizitës së tij në portin verior të Murmanskut, Putin tha gjithashtu se Rusia po ecën gradualisht, por me siguri, drejt realizimit të objektivave të saj në konfliktin që ka më shumë se tre vjet në Ukrainë. Ai shprehu bindjen se presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka ndërmarrë hapa…

Lexo më Shumë

Në Koçan ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme, e cila e ka tronditur mbarë popullin dhe të gjithë duhet të marrim mësim se si të veprojmë në të ardhmen për të parandaluar tragjedi të tilla, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Kreru i LSDM-së, Venko Filipçe në një intervistë për “Kanal 5” theksoi se pas kësaj tragjedie nuk mjaftojnë fjalët, duhet bashkim dhe mbështetje për familjet në Koçan dhe veprim për ndryshimin e gjërave. “Duhet ta kthejmë në veprime reale, në hapa të vërtetë, sepse kjo është më e pakta që mund të bëjmë, nëse asgjë tjetër, për familjet që…

Lexo më Shumë

I pyetur nëse do të rikandidojë për mandatin e tretë si kryetar i komunës së Çairit, Visar Ganiu në Daily Click në TV21 tha se kjo varet nga sondazhet e koalicionit VLEN. Ganiu tha se gjithmonë ka dashur që këtë funksion ta kryejë me dy mandate, por që në mandatin e dytë ka pasur obstruksione nga ish pushteti ekzekutiv. “Unë do të dëshiroja, por sigurisht nëse i kaloj ato, do të thosha barriera në thonjëza, sondazhet që do t’i bëjnë si VLEN, do të thotë nëse aty qëndroj mirë, më mbështesin qytetarët, atëherë do të kandidoj. Ndryshe, dëshira ime…

Lexo më Shumë

Shteti është i kapur nga Partia, kërkojmë ndërhyrje urgjente nga Komisioni Evropian Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryeministri e ka kapur plotësisht sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe gjyqësorin. Ai e dikton dinamikën e proceseve, duke përcaktuar publikisht të dyshuarit dhe fajtorët që në fazën fillestare, madje edhe para se prokuroria të nisë hetimet. Ai, në skenë publike, demonstron një pushtet të paligjshëm politik për të kontrolluar procesin e shkarkimit dhe ndalimin e shkarkimit të prokurorit të përgjithshëm, duke mos kursyer as kërcënimet për linçim publik në rrugë. Hetimi për tragjedinë në Koçan është shembulli më…

Lexo më Shumë

Policët nga SPB Shkup kanë arrestuar I.S. (45) nga Shkupi, pasi dje rreth orës 21:50. në Shkup, në kryqëzimin e rrugës “Adem Demaçi” me rrugën “Metodija Mitevski” ka goditur këmbësorin A.A. (57) nga Shkupi me automjet “Fiat”. Këmbësori është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin “Shën Naum i Ohrit”, ku është konstatuar se ka lëndime të rënda. I.S. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është sekuestruar.

Lexo më Shumë